Radio Vlera


2014/09/20

Humor nga Mitat HASANI

THUMBI
Mitat HASANI

Humor nga Mitat Hasani




Mitat HASANI


KULETA

Derisa po pushonteTafa në odën e tij,degjohej 

2014/01/27

Humor nga Musli MUSLIU


Musli MUSLIU
THUMBI


Musli MUSLIU



Kur ia bën vetes varrin

- Nënë, përsëri u zura me burrin. Nuk 
mund ta duroj më. Do të vi të jetoj me ty.
- Jo, zemër. Ai duhet të paguajë për 
gabimet e tij. Do të vi unë të jetoj me ju...


Mua nuk po më duket keq!
Shkon një i Drenicës në konak të Sali Bajrami në Rekë të keqe të Gjakovës. Aty u mblodhën mbi 30 burra të Rekës së keqe, për ta takuar drenicasin. Ishte shtruar meze dhe rakia derdhje lum. Krisi muhabeti deri në mëngjes, mirëpo drenicasi nuk po i dinte rregullat e vendit? Aty më shpesh ngrihej dollia e nga pak merrej edhe mezeja. Atë edhe e kishte kapur pak uria e pak nuk e dinte se si shkonte rregulli i rakisë, kështu që drenicasi ia krisi mishit të pjekur për shtatë palë qejfe. Një i moshuar që e thërrisnin bacalok po i thotë drenicasit ngadalë: Drenicë, merre vetën me të mirë e turru pak më shumë nga rakia se e sakatove mishin e pjekur…

Të faleminderit- ia ktheu Drenicasi, mua mirë po më duket edhe kështu, unë po i turrem mishit sipas zakonit tim e ju krisjani rakisë sipas zakonit tuaj, kështu që nuk po dalim sojit as njëra palë!




MOS IU PËRZIEJ NALLBANIT N'PUNË


(Drenovc,Rrafshi i kosovës)

Ni i barilevas e çon kalin te nallbani edhe po i thotë:
-Mathma qit kali për qef tem edhe me patkoj qisi fare,se m'pëlqejnë fort.
Nallbani ja mathi për qef t'ti,po kali nisi e po topallon.E pruni apet edhe po i thot nallbanit.
-Ti ma mathe për qefi,po kali po topallon.
Nallbani,masi ja n'rroi patkojt e ja ngjiti ata si i pëlqejnë kalit, i
tha t'barilevasit:
-Tjera herë mos iu përziej nallbanit n'punë,se une e mathi kalin ashtu qysh e lyp kali e jo qysh e lyp i zoti kalit.




Vajza shkon e pyet për çmimet

Ka shkuar nje vajzë në pazar dhe po e pyet shitesin sa kushton fustani?
shitesi: 10 euro
Vajza: po sa kushtojn brekt
Shitesi: 15 euro
Vajza: a bën ma lir?
Shitesi: sigurisht
Vajza: sa
shitesi: 10 euro breket dhe 15 euro fustanin
Vajza: po ti breket mi ule e fustanin ma çove.

                         
              *            *            *


Nje plak hyn ne autobus perplot tollovi,arrin deri ne mes te autobusit me plot veshtersi edhe kur e sheh nje djalosh i shtrir ne dy karrige.Djaloshit as qe i shkonte ndermend me e liru karrigen per plakun.Dhe nga nervoza plaku filloi te trokas me shkop.Djaloshit i shkon nerva dhe i thote axhe a mos ishte ma mire me ja qite nje gum apo llastik qati shkopi tend.Plaku ia kthen ma mire me ja pa qite babi yt llastikun nvakt e nuk ishe ti ktu.


              *             *            *

Plaku i zgjuar

Ishte njehere nje plak i pasur.
Ky u martua me nje vajze te re shume te bukur.Naten e pare te marteses keta bene dashuri…
Plaku kishte nje djale te ri qe e mbante si sherbetor.Ky ia mbante qirine kur cifti bente dashuri.
Kur mbaruan, e pyet plaku vajzen: U kenaqe?
Jo, i thote vajza….
Mire, thote plaku…. Sonte do besh dashuri me djalin, une do tju mbaj qirine…
Te nesermen e pyet plaku vajzen: U kenaqe?
Po, i thote ajo.
Dhe plaku i kthehet djalit:A e shef si mbahet qiriu ?!






2013/11/10

Rrahim SADIKU : POEZI SATIRIKE

Rrahim SADIKU
THUMBI
 
 
Rrahim SADIKU
 
 
POEMA E XHEPIT PLOT

 (satirë)

U nisëm rrugëve të lirisë...
Me ngazëllim,
Duke u betuar:
Xhepi yt
Do të jetë edhe xhepi im,
Ashtu si xhepi im
Do të jetë yti,
Njëjtë do t’i gëzohemi fitores,
Njëjtë do të na kënaqen
Mendja e fyti!

2.
Dhe fitorja erdhi
Me shumë ngazëllim,
U harrua betimi,
Xhepi yt u bë xhepi im,
Xhepi im kurrë s’u bë yti,
Dikujt i këndojnë zorrët,
Dikujt i ëmbëlsohen
Mendja e fyti!

3.
Kohën e re
Me ideale të reja
Ne kishim
Nga të parët,
Porosi:
Mos lë gjë të shkojë ngjeti,
Ҫka të duhet shteti
Nëse nuk je për veti?
Nëse nuk je për veti
S’ke as ideale,
Fundja
Me ideale
Nuk jeton dot
As nëpër male,
E në qytet
Ah, në qytet,
Ka shumë shpenzime
Shumë ngasje,
Secili të betohet në ideale,
Në ato ideale
Që kurrë s’i basoi vet!

4.
Vidh ҫka mund të vjedhësh,
Shit ҫka mund të shitet,
Fito ore burrë, fito,
Andej le të bëhet nami,
Bota edhe le të përmbytet!
Nuk jetohet këtij atdheu sot,
Po nuk ta paten frikën,
Po nuk e pate xhepin plot!

5.
Po më lodhin
Do idealistë
Të dituririve,
U është tekur,
Diploma duhet të jetë
Fryt i njohurive!
Kujt i bëhet vonë
Për njohuri,
Kur ke diplomë?!
Me pasuri e diplomë
Je i merituar
Midis popullit tonë.

6.
Shihi, ore!
Flasin kundër reketimit,
Thonë të na e ndalin
Burimin e pasurimit!
Epo, nuk e hamë ne atë gjellë,
Po s’reketuam,
Jemi të mjerë.
Dhe te mjerimi
Nuk kthehemi më,
Rroftë reketimi,
Kurrë s’na lë pa gjë!

7.
Na e kanë lakmi
Andej na sulmojnë,
Madje e thonë pa frikë,
S’keni prodhim,
S’keni ndonjë veprimtari
E keni miliona!
Kujtojnë se u tregojmë
Nga na vinë paratë
Ditën për diell
E netëve të vona?!

8.
Ata që s’na duan
Me komente na nderuan,
Duke na i marrë të ligat,
Sillen sikur gjuajnë shtrigat,
E neve s’na bëhet vonë:
Ata mendojnë për ne,
Ne për familjet tona,
Shkollojmë fëmijët,
I fusim në diplomaci,
I ngrehim në hierarki
Që të mbetemi të fortë,
Pranë gojës të kemi prore
Pushtet e ndere -
Atë të ëmblën tortë!

9.
Nganjëherë na dridhet
Toka nën këmbë,
Mezi mbahemi
Duke qeshur nga zori
Duke e mbajtur
Shpirtin me dhëmbë!
Jo po paskemi tradhëtuar,
Jo po vendin kemi varfëruar,
Jo po jemi hajna
Jo po jemi derra…
Tashti e kemi qëllim
Të mbahemi disi,
Se pas ҫdo dimri, dihet
Vjen pranvera!

10.
Mos na mendoni
Kurrë të ligshtuar,
S’kishim kurrgjë,
Kemi fituar,
S’kemi ekonomi,
Kemi miliona,
Shtëpikështjella
Janë banesat tona.

11.
Edhe ju që shkruani
E na kritikoni
Mundoni kot veten
E shumë gaboni:
Ne nuk lexojmë,
Ne nuk skuqemi,
Ne s’njohim drejtësinë,
Nder, emër e ligj
E kemi pasurinë!

12.
Thoshim dikur
S’ka si liria,
S’ka si atdheu,
S’ka si fitorja,
Por, ishim mashtruar
Dhe kishim mashtruar,
Se pasuria
Vetëm pasuria
Është vlerë e vërtetë
Tashti e kemi kuptuar.

13.
Mos u habitni
Kur ne flasim
Për liri,
Kur ne rrahim gjoksin
me grushte e bucasim:
atdhe,
Kur ne fitoren e madhërojmë
Deri në re.
Sepse edhe tash mashtrojmë
Si dikur,
Mashtrimin e kemi trup
E atdhedashuria
Nderi e liria
Na duhen, po na duhen
Sa për të krijuar figurë.

Komogllavë, tetor/nëntor, 2013




2013/10/22

Humor nga Thoma DUKA


Thoma DUKA
THUMBI
 





Një i ri pyet të fejuarën e tij:
-E dashura ime, jam burri i parë që të puth?
-Xhon përpara se të vazhdojmë, i thotë e reja Amerikane, do të doja të të bëja disa pyetje:
-E di që babai im është milioner dhe unë jam e vetmja trashgimtare?E di që janë të miat tre milion dollarë?
-Po.

-Atëherë në emër të zotit, mos fol budallallëqe.Ç'farë do të ndërronte nëqoftëse kisha puthur dhe njëmijë të tjerë përpara teje.

                                                *               *              *

-Sot shokë të mi do t’ju them diçka të re.Mora që thoni një dru dhe e lyejta me ngjyrë mermeri dhe e hodha në një enë me ujë dhe për çudi shkoi në fund.
Ajo nuk është gjë, thotë tjetri.Unë bëra një pikturë me dëborë, pastaj vura termometrin dhe ai zbriti minus 10 gradë.
-A, thotë i treti...Unë pikturoja një shokun tim, ishte kaq i gjallë sa detyrohesha t’i ruaja mjekrën çdo javë!


                                                 *               *              *

Dy burra qëndronin në një bar.Nuk kalon shumë kohë dhe nisin bisedën.Pastaj qeras njëri- tjetrin dhe bëhen shok.
-Unë pres gruan time, thotë njëri.
-Edhe unë të njëjtën gjë, gruan time pres, përgjigjet tjetri.Përsëri qerasin njëri- tjetrin.Zonjat vonohen dhe të dy zotërinjtë pinë përsëri që të kalojë ora.Pak të trubullosur shikojnë pas pak dy gra të hyjnë në bar, njëra pas tjetrës.
-Shiko ç'farë koçidience, thotë njëri.Njëra, ajo që vinë e para, është gruaja ime dhe ajo që po vinë prapa është dashnorja ime.
-Vërtet konçidiencë e çuditshme, përgjigjet tjetri.Me mua ndodh krejt e kundërta!


                                             *                *                *

Dy të vdekur paraqiten të njëjtën ditë tek shën Petrua që të hynë në Parajsë.
-Me ç'farë të drejte kërkon të hysh brenda? pyet të parin Shën Petrua.
-Patëri im, isha i martuar tridhjetë vjet me të njëjtën grua.
-Patjetër të kalosh.Je një martir.
-Dhe t’i?pyet të dytin.
-Unë Shën Petro, brenda në njëzet vjet, u martova gjashtë herë!
-Jashtë këndej.Bërtiti i zemëruar Shën Petrua.Këtu pranojmë martirët, por jo dhe maskarenjtë!


                                          *               *                *

Një herë, në kohen e luftes se Vlorës më 1920, një bej i thotë një fshatari:
-Tani mbaroi lufta. Shko në fshat të flesh rehat, se këto punët e tjera i rregullojmë ne. Na edhe këtë qylaf të bardhë.
-Fshatari mori qylafin dhe u kthye në fshat.Kur ariti në shtëpi, e shoqja e pyeti:
-E mo lumëmadh, e fitove luftën?
-Ç'luftë zezë fituam, moj derdimene!Ja këtë qylaf fitova, se luftën e fitoi beu.


                                            *               *               *

Një i moshuar nga jugu i Shqipërisë shkon te një miku i tij në veri.I lodhur nga udhëtimi ulet shkujdesur në karike dhe nuk e vë re që i ishin zbërthyer pantallonat.Disa herë ja bën me shenjë një vajzë po ai asnje levizje. Ajo bëj me xheste , ai nuk reagonte. Vajza më në fund i afrohet dhe i thotë :- Xhaxha ke haruar pantallonat zbërthyer.
Dhe i moshuari përgjigjet: e kemi zakon ne nga jugu e mbajmë derën hapur sa është meiti brenda!

                                        


2013/05/30

DROMCA HUMORISTIKE - SABIT ISTOGU

SABIT ISTOGU


NE KRAHET E DILINGJIUT

Njeher nje popull kishte rene ne telashe me e zgjedh kryetarin.Dikush andej e dikush kendej.Disa eshte me I mire ai e disa jo ky tjetri,e disa jo ai tjetri.
Dikur,tu e pa mos sinqeritetin e popullit,paria e atij vendi propozojn qe ta marrin nje plumb te bardhe, ta nxjerrin nga kafazi,dhe kujt ti bie pllumbi ne krah,ai me u ba kryetar.
Plummbi fluturo e fluturo,e ne fund I ra ne krah dilingjiut me te madh.
Nuk u pajtuan me zgjidhjen e pllumbit,dhe vendosen qe edhe heren e dyte ta leshojn se kujtjt po I bie ne krah.Pllumbi fluturo e fluturo,dhe serish I ra ne krah dilingjis me te madh.
E lshuan edhe heren e trete,dhe serish pllumbi I ra ne krah te njejtit njeri/dilingjise.
U detyruan me e ba dilingjine kryetar pasi ashtu ishte marrveshtja.
Te menqurit u tubuan dhe po e analizojn pse ndodhi kjo,dhe si perfundim nxoren se populli ishte ba lajk per dilingji ne krye,dhe derisa ti lajn mekatet,aty nuk mund te vijn njerezit e menqur.






SHTINI PARTIZANT SE NA U KAJT NANA


Teatri I qytetit “Drenica” ne Skenderaj,po e shfate nje mbremje dramin e Josip Reles “Ik,Jak,ik”.Shfaqjen ate mbremje kishin ardhe ta percillnin edhe disa te komitetit.
Ne ate shfaqje luanin ,Bilall Koci,shaqir Bejta e Agim Gashi me duket ne rolin e ushtarve gjermane,kurse une e disa te tjere ne rolet e partizanve e te populates civile.
Ishte nje Skene kur ushtaret gjermanet ashper torturonin popullaten civile,e cila zgjati bajagi shum,kur papritmas prapa skenes vjen drejtori I kultures e na thot.
Ngutuni e shtini partizanet ne skene,e le ti ndjekin gjermanet ,se na u kajn nana.Aata te Komitetit jan ketu duke e shikuar shfaqjen,e mos po na qojn ne burg me I lan ma gjat.




AS QE E KAM NJOFT NDONJEHER


Njefar Uka I Kotorrit kishte qene teper I fuqishem,dhe kah shkonte lavdrohej per te bemat e ti.Kur kishte shum njerez lavdrohej dhe thoshte se me duart e tije e kishte kap per mjekrre dhe ia kishte thyer koken per lisi njefar qetniku qe kishte qene ne ze ,me noken “Gollubi”,kurse te gjithe e din se ai po genjente.
Nje dite me nje vendas te vetin,derisa po ktheheshin nga Skenderaji, ne fshat nga larg shohin dy automjete te policies ,dhe po e pyet bashke udhetarin e vet/
A thu cka paskan ardhe policia.Kend po e kerkojkan a din.
Aiiiiiiii more Uke.Kam harru me t’kalxu se jane ardhe me e kerkua ate si e ka vra at qetnikun/Gollubin.
Mos more.
Po valla kishin marr vesh krejt si e ke mbyt ti dhe kan ardhe.
Mos more.Shko more burr e thuaju si as njoft e as nuk e kam pa kurre,se le ma e mbyt si hiq se hiq.





DY VETIT E QENIT


Shum gjera qe na i thoshte babi ne ode,ndjese paste,kur ishim vem me te,me kujtohen edhe sot. Pos qe me kujtohen,shum gjera me kan dalur ashtu si me thoshte,qka me ben te kuptoj se ai i kishte perjetuar keto qe me heret,pasi i ka dijtur me aq hollesi.
Qeni i ka dy veti,na thoshte.Eshte I mire se ruan oborrin,paralajmeron se dikush kercnon te vjedhe e te tjera,qe vlersohen siveti te mira.
Pore e ka edhe anen tjeter te keqe,sepse nje sterf(coftine) te tane, mundohet ta haje vetem vete,pa e lene kend te i ofrohet e ta shuaj urine,edhe pse e di se nuk mund ta haje te teren vete.Dhe kjo ia humb vetit e mira qe i ka. 




MERAKLIA I KAFESE DHE PORDHA E KALIT


Dy tre veta nga nje kutund,iu hipin kualve me shku ne miqesi.Kur dalin ne koder te Palacit,njeni se merakli i madh i Kafese nisi e po ben.
Oh,oh,oh,oh.Ku me knaqi era e kafes krejt bre.
Ku po ia nen eren ej,-e pyti njeri.
Po pjek dikush kafe ne Abri( shtate apo tete kilometra larg nga aty),e m’knaqi era e mire.
Kur shkuen pak metej,kish pas pordhe kali,e meraklia i kafese nisi e po ben:
Hue,hue,hue,hue,hajmedet bre.
Po çka ke,i thote njeri nga bashkudhetaret.
Eu bre.E sosi kfen,e dogji krejt he medet,e e po i vjen era shkrum. 





2013/05/01

Dromca humristike nga Aziz Hyseni

Aziz Hyseni


MËNGJËROSHJA SEKRETE

Një grua, në momentet e fundit të jetës, po kërkonte nga i shoqi të dinte se ç' do të bënte ai pas vdekjes së saj:
- Ti do të martohesh, me siguri...?
- Jo kurrë. Nuk mundem ta paramendoj tjetrën në shtëpi.
- Megjithatë duhesh me u martue, sepse jeta vetem nuk bëhet. 
- Jo nuk do të martohem kurrë më!
- S' bën pa grua, prandaj martohu! Unë po të jap leje të martohesh.
- Mirë se do të martohem.
- Ajo do të fle në krevatin tonë...?!
- S' ka ku tjetër, aty do të fle.
- Do ta vozisë makinën time të re...?!
- Sigurisht, makina e re s mund të qëndroj kot në shtëpi. Duhet përdorur atë.
- Do të dalish edhe me te të lozësh golf sikurse me mua që lozje?
- Mbase edhe do të dal ndonjëherë...
- O zot, kur e mendoj që me shkopin tim do të luaj golf...!
- Jo nuk mundet me shkopin tënd të loz, sepse ajo është mëngjëroshe!




PANIKU

Në shkollë mësuesja u jep për detyrë nxënësve që të shkruajnë diçka në lidhje me PANIKUN. Ajo që kishte shkruar një nxënës nuk kuptohej fare, prandaj e thirri atë për sqarim:
- Gjithë këta numra: 1, 2, 3 / 15, 16, 17, / 6, 7 , 8 / 30, e pa asnjë fjalë të shkruar... i trego mesueses pak se ç' kupim kanë?
- Mësuese unë kam tri motra, njëra 15 vjeçe, tjetra 16 dhe e madhja 17. Menstruacionet i kanë pritur me 6, 7 dhe 8 të këtij muaji, kurse sot është i 30. E kupton tash se çfarë PANIKU ka kapluar shtëpinë tonë?!



                           x                       x                     x


Kishte vërejtur një plak dy vajza të cilat çdo ditë takoheshin në parkun e qytetit, pak a shumë në të njejtën kohë, aty rreth ores 18, dhe një ditë shkoi e u ul në stolin e tyre duke iu afruar karamele. U fut plaku në muhabet me to, sa që filloi ti ledhatonte edhe ne vendet me intime. Të nesërmen u takuan përsëri, kesaj radhe plaku u afroi qokollata qumështi me lajthi. Ditën tjetër shkoi me një tortë të madhe me bademë të bluar. Ditën e katërt plaku propozoi tu blente akullore dhe u nis të shkonte në pastiçerinë e afërme. Sa u largua pak plaku, po i thot njëra vajzë tjetrës:
- A ikim oj shoqja jeme prej këtij plaku se deri t' na "asishë" ky, besën po ta jap që ka me naj ngjitë smujen e shiqerit!!!





NJË PUNË PËR VAJZËN


E thërret njëri në telefon një zyrtar të lartë shteti, përndryshe kusheri të afërt, dhe i kërkon ndihmë për punësimin e vajzës së tij, e cila shkonte shumë keq me mësime:
- Kusha jem, ti e din që asaj nuk i ka shkue shkolla kurrë. Po e shoh që është e kotë me vazhdue kështu e thash mos gjindet ndonjë punë për te, aty tek ju...
- Nuk ka problem kusheri, i thot zyrtari, do ta bëj ndihmëse timen, do ta ketë rrogën 1.500 euro, zyrën e vet personale, sekretareshën, makinën zyrtare...
- Jo, jo, jo... kusheri shumë asht e gjithë kjo. Çka i duhen asaj gjithë ato pare, kqyr e gjej diçka që paguhet ma pak se parja veç çka e prishë dhe e dembelavë ma shumë.
- Atëherë po e bëj sekretareshë timen: 1.000 euro rrogën, makinën zyrtare, telefonin, udhëtimet jasht shtetit...
- Jo, jo, jo... shumë asht kusheri! Gjeja një punë tjetër me një rrogë mesatare rreth 200-300 euro, sepse po due që qika jem me u mundue pak në jetë e jo ashtu me jetue në luks pa u djersitë fare...
- E jo valla kusheri, me m' falë por për 200-300 euro rrogë ajo duhet ma s' pari me krye fakultetin!




ZOTI NA NDIHMON

Ishte dashuruar marrëzisht vajza e Begjet Pacollit në një djalë të varfër, i cili as edhe një punë fikse nuk e kishte. Punonte ku mundte e ku arrinte. Ra në hall Begjeti me vajzën dhe i kërkoi asaj që ta ftonte djalin në shtëpi e të bisedonte pak me te.
- A e din ti ore djalë me vajzën e kujt ke punë?
- E di, u përgjegj djali.
- A e din ti që vajza ime në muaj shpenzon 3 - 4 mijë euro në shminkë e garderobë, a e ke menduar ti si do ta zgjidhësh këtë problem?
- Zoti na ndihmon!
- A e din ti që kjo vetëm në Ferrari vozitet, si do ia bësh ti kësaj pune?
- Zoti na ndihmon!
- A e din ti që kjo pushimet i kalon nëpër plazhet më të bukura të Azisë, Australisë, Amerikës... duke shpenzuar me dhjetëra mijëra dollarë për çdo pushim të bërë? E ke menduar ti se si do ta zgjidhësh këtë çështje?
- Zoti na ndihmon!
Pasi mbaroi bisedën me te dhe e përcolli për në shtëpinë e tij, iu afrua vajza dhe e pyeti:
- Babi, si t'u duk i fejuari im?
- M'u duk pak naiv e budalla, por seç më hyri në zemër kur më quante ZOT...!