Radio Vlera


2019/02/06

Besnik Gashi - Drenica : Axha Sefë flet,unë i shkruj vet

Besnik Gashi - Drenica
-I-

Axha Sefë kallxon...

Unë: Mirë se të gjëjë axha Sefë!
Axha Sefë : Mirë se të bjen e mira evlad!
Unë: Axha Sefë, a din me më tregue , a do ta aprovojn ligjin e buxhetit politikanët tanë?
Axha Sefë: E more evlad. Ktynehere i ka pas një penë kije(qe), e copa dojshin me u ba me lop e në mes veti. Por, kur vike koha e taxhis, u rahatoishin. Edhe keta , mos e baj gajlën e tyne. Se aty është puna e taxhisë, evlad. Keta bajn potere për do sene tjera , se për ku është puna e pareve, mos u tut hiq. Se kan me miratue!
Unë: faleminderit axha Sefë, se beso e bajsha gajle mos nuk po e votojn.po puna e ministrit Rikallo qe e shkarkuen , çka na kishe than, a kan ba mirë a keq?
Axha Sefë: Ketu u dasht ma heret me e hjek por, edhe tash nuk është keq. Se perndryshe , as mië as keq. Thi u hjek , e thi u ardh. Veq emni qe ndrron. Thiu është thi axho, si i bardh e si i zi, po edhe laraman n´koft . Po hajt, ditën e mirë se me erdhi koha me e fal drekën.
Unë: Ditën e mirë axha Sefë!
Axha Sefë: Mirë vofsh, e mos e le pa dal apet!

-II-

Axha Sefë kallxon....

Unë: Mirë se te gjëjë o axha Sefë!
Axha Sefë: Mirë se të bjen e mira evlad!
Unë: Unë erdha prapë.
Axha Sefë: Kur te dush , derën çel e kije evlad. Unë vet te kam than hajde ma shpesh!
Unë: Axha Sefë, a po e sheh se ata te Europës, po na kritikojn për ligjin e Trepçës. Po thon se duhet me bisedue me Serbin për Trepçën, çka po thue ti ?
Axha Sefë: Eh, more evlad. Ehe ktynehere kur pleqnoshin , pak ia kan majt krahin gjithë atij te fortit. Edhe pse kapak i kan nimue edhe te ligut. Europa nuk e ka sefte. Ajo edhe atëherë na i coptoj trojet tona . Po ajo është edhe tash. Po nese keta tont mahen bashk , nuk ka fuqi qe munet me i mposht.
Unë: Po qysh po i bjen çikjo , Trepça është në Kosovë, e po kqyrin me ia dhan Serbisë?
Axha Sefë: E more evlad. Njëher njani e kish mjell një arë me kunguj. Kungulli e kish shtre lozën e kish pa dal matan mexhes.E ish rrit një kungull i madh. Kojshija kqyrke me ia marr. Jo ban, jo nuk ban. Vendosin me shkue e me vet te një pleqnar. Kur i tregun hallin pleqnarit , ai i tha: Kjo koka leht . I tha atij qe e kish mbjell kungullin. Shko e ngrehe lozën. Nese loza ta bjen kungullin mrena arës, e gezofsh se i yti është!
Unë: Po çka po don mem thanë me ketë?
Axha Sefë:Po evlad. Trepça rrajët i ka në arën tonë, edhe na takon neve. Po hajt se me erdh koha me shkue me e fal drekën!
Unë : Ditën e mirë axha Sefë!
Axha Sefë:Hajt rruga e mbarë, e mos na harro!

2017/11/19

Agim GASHI - Vargje satirike

Agim GASHI
NASTRADINI NË RROJTORE

Nastradin Hoxha
duke u rruar te një berber,
– nga brisku i topitur
shumë kishte vuajtur një herë.

Nga dhëmbjet gjatë rrojës
si zihej vendi ven’ ,
n’atë kohë afër rrojtorës
shumë bertiti një qen.

Nastradini i tha berberit
rrojës s’po ia dishe renin,
po dile e shih për jashta
mos po e rruajn dhe qenin!

 

“HOXHE”- FALLTORI

Njera thote s’po i besoj burrit
– po dyshoj ne tratheti ,
“hoxha” i thotë nuk ka faj burri
– mëxhi t’kanë bërë motra e ti’.

Tjetra thotë nuk mund te fle
s’i mbyll syte sa është nata ,
ke të “bame”- i thotë hoxha
t’ka bërë mëxhi i thote kunata .

Tjetri thotë se në biznis
nuk më shkojna punët mbarë,
nuk ke fai – i thotë hoxha
– mëxhi t’ka bërë fqiu i parë .

Hallexhinjët presin në radhë
– para derdhin si ujë në deti ,
hoxha hallet nuk po ua hjek
por po i prish edhe mes veti.

Nuk ka njeri pa probleme
– nuk ka njeri përpa halle,
zgjedhjën kërkone brenda jush
asgjë nuk zgjedhët me falle…!

 

TALLAVA SHTET

Tallava në ndertim
tallava n’infrastruktur,
tallava në punësim
tallava në kulturë.

Tallava në jetë
tallava në muzikë
tallava në rrugë
tallava n’politikë.

Tallava në fshat
tallava në qytet,
tallava në shkolla
tallava n’Universitet.

Tallava në punë
tallava në poezi
tallava në Komunë
tallava në ministri.

Mos u brengos m’thotë
një ditë- axha Met,
se dhe vet Kosova
është tallava shtet !!!

 

KOHË E PAKOHË

Jetojmë n’kohë te vështirë
jetojmë ne kohë – pa kohë,
se i shkon fytyra
askush s’e ka dro’ !

Kush s’mendon për nder
veq xhepat si me i mbush,
– del femra në rrugë
gji e kërthizë n’fushë.

spini është bërë patriot –
patrioti është “bërë” spiun,
populli merret me politikë
politikani s’shihet askun’ !

Intelektuali në shtëpi
analfabeti në pushtet,
punëtori – pa bukë
hajni pushon në det !

Vlerat në fund te pusit
antivlerat në sipërfaqe ,
mburrën te pafytyrët
që edhe ata kanë faqe !

Dashuri s’ka në zemra
– janë mbush plot inat ,
nuk kanë bukë për darkë
– shtëpit në shumë kat .

Shpesh më vije t’shajë
dhe të mallkojë jetën,
sepse në këtë rrëmujë
më s’po e njoh as vetën!!!

 

KUSH JEMI NE…

(I shkruaj këto vargje i mllefosur
shpirt e zemer i sakatosur)

Ne ndër shekuj ishim pa nda’
Qengj për ukun – ujk për vëlla!

E kanë thënë t’vjetrit drejtë
– Lisin e çky’n pyka e vet.

Ka pas thënë një plak i mirë
E kem vështirë te jetojmë t’lirë

Se jemi mësuar nën robëri
– Me na ndejt gjeraqina mbi kry’

Kur një vëlla del i parë
Ne e shpallim vet tradhtar.

Me ndërskamëza e ngatërresa
Ia shtrojmë rrugën me pengesa.

Andaj kam dro’ dhe frike
– Larg jemi të dalim n’dritë.

Se si po shihet jemi hala –
Qengj për ujkun – ujk per vëlla!!!



 "PATRIOTI" ME BATERIA...

Sa i urtë që ishe
Në sistemin komunist,
Bubrrecat si shkelje
Ishe - pacifist!

Kishe punë te mirë
Me meditje e rroga,
Për te tjerët qe vuanin
Nuk të dhimbte koka.

Tash je bërë i zëshem
Tash je bërë i gjallë,
S'le kend pa e kritiku
S'le kend pa e sharë.

Je ber (b)analist
Je bërë dhe poet,
Harron kush ke qen
Te duket vehtja mbret.

Tash ke nderruar gëzofin
- je bërë patriot,
Veq ti ke të drejt
Mendja ty ta thotë.

Shpejt do t'griset gēzofi
Se s'qendron gjithë jetën,
Kot ,s'i gënjen tjerët
- E gënjenë veq vehtën!!!

Antaly,24.09.'17



 JETA NDËRTON SHKALLË...

Dje kishe mundësi
Te ma zgjatje dorën,
Kur me lis në shpinë
- Mezi qaja borën.

Pak te dukej ajo
Me doje te ngrirê,
Por që do se jeta
S'plotëson çdo deshirë.

Ah jeta...
Kësaj i qofshim falë,
Me perpjetëza e tatpjeta
- Ajo mbaron shkallë.

Tash që ke renë poshtë
- Të është ndalë rrota,
çdo gjë t'duket mbrapsht
Mbrapshtë t'sillët dhe bota.

Por unë s'jam si ti
Më dhimbsesh si je katandisë,
Se nuk është e lehtë
Më ra prej lartësisë.

Ate që thotë zemra
Ma thotë edhe goja,
Unë do ta zgjas dorën
- Kur te jetë nevoja!!!

Antaly 22.09.'17

2017/06/15

LIRI LOSHI : KAJKË PËR ISA BEGUN

Liri Loshi
Isa beg ty po t'thirrë nana
Hiç paleta e nishana
Ka ardhë koha për pixhama
Shko te shpija të pasta nana
S'un i çon ma barrtë e rana
S'mahet shpia me cuklana.

Ka ardhë koha more Isë
Meremet me i ba shpisë
Se nuk mahet gjithë me pyka
Në tana anët i ka hi pika
Me nalë Isë rrenë e trika
Me lanë shpinë në djem e qika
Me ia hapë udhën rinisë
Që me i dhanë drejtim partisë.









Ngo more Isë, të pastë nana
Me nejtë nalt shumë po t'kana
Mullarit tan iu ka marrë ana
Fryen ni erë e rrxohet sana
Edhe vetë munesh me u vra
Qysh je kanë nuk bahesh ma!
Dorzo çelësa, vula, nishana
Se te dera po t'pret drama,
Isa beg me hajr e mrama!

2017/06/03

Hamdi KURTI : JARANI I PITES

Hamdi Kurti
Është njëfar jarani i pites
Ta bën mjegull në pikë të ditës
Ta bën ditën njëzet vjet
Hiq pa e pyetë - përgjegje të jep

Të trullosë me dokrra të thata
Me dërdëllisje mban ligjërata
Fjalët e tij nuk zënë kund vend
Për bisedë nuk lëshon kurrë rend

Lavdin gjithë e ruan për veti
E krekoset si gjel deti
S ’ i pëlqen mendje e askuj ’
Çdo bisedë e bën rrëmujë

Që ta bindësh - e ke kot
Harron nesër ç ’ ka thënë sot
Është ky far jarani i pites
Pshtjell e rren në pikë të ditës

Edhe petulla pjek nga krundet
Lëmsh çdo gjë e bën sa mundet
Kur hidhërohet – nxehet prore
I nxjerr fjalët – krejt bashktingëllore

S ’ e ka dert për besë e nder
Shpifës , shtinës- krejt përnjëherë
I ka të thata tru e kokë
Largon shokët – kërkon shokë

Nuk e din , i gjorë fatziu
Se pa shokë nuk vlen njeriu
Nuk ka të meta trupi i tij
Është lëkurëbardhë , por faqezi

E bash ky jarani i pites
Qyqe e natës - hut i ditës
Këcen pa vend , si zorrë në prush
Dhe murriza shet për rrush

E ka qerren me dy biga
Lehë pas njerëzve me karriga
Kur s ’ ke derte , në farë t ’ i vnon
Në paç pak , dhjetëfish t ’ i shton

Bashkë me të n ’ e bëfsh një ditë
Te psikiatri shko në vizitë
Për prapësi e për dredhi
Çdo dreq këtij ia ka lakmi

E kush sherrin e ka lojë
Thaja Zot gjuhën në gojë
Kush ,, i keq ’’ i thotë të mirit
Thaja Zot bebëzat e syrit

Punës së keqe kush i thotë mirë
Nxija Zot jetë dhe fytyrë
Punës së mirë kush i thotë keq
Hupe Zot e merre dreq

2017/05/24

Faruk TASHOLLI : KËNGË PËR KOKËN LEGJENDARE TË MILAIM ZEKËS

Faruk TASHOLLI

(Parodi alla Naimiane)
Në mes këmbësh kam qëndruar
Dhe tash jam duke festuar,
O unë këmbëvë nuk iu tutem-
Në mes tyre me zjarr futem.
Kur unë rri nën hije këmbësh
Kush më thotë se kam bërë faj,
A nuk tha vetë Naim Frashëri:
„Të më shkeli këmbë ë saj!“
Pse çuditeni kur mes këmbësh
Unë me qef i kaloj orët,
Aty shekujt i paluan,
Gjenralët, perandorët...
Veç një burrë kishte Kosova
Që për këmbë nuk është moslisë,
S'hiqte tirq Brahim Hallaqi
Gjeneral i virgjërisë!
Le të thotë kush çka të dojë
Në mes këmbësh do të tretem,
Unë jam kokë e Milaimit
Si legjendë dua të mbetëm.
Ka shumë burra rrenacaka
Në mes këmbësh me kokë t'robit,
Ditën dalin me kravata
Për t'i ndarë fatet e kombit.



2017/05/13

Anekdota nga Adem Ademi

Adem ADEMI
OOO KU MET DRITHI BRE ?!

Një kusheri nuk ka qenë punëtor i mirë, e ka pasur një arë afër malit të cilën e kishte mbjellur me grurë e nuk e kishte thurur mirë. 
Kishin hyrë dhitë e një fqiu e ja kishin ngranë kallinjët e grurit. 
Kur fillon me e fshi grurin, shtrega kishte shkuara në gjystë e ende nuk ishte mbushar as një thes me grur ! 
Kusherini bëhet merak së po e rrjedh grurin maqina fëshiesë dhe po e qonë në kashtë, apo në byk, dhe fillon me bertitur:
- Ooo ku met drithi bre ?! 
Një Rrahimi i kishte pa dhitë shpesh në arën e tij, i thot:
- Drithin e kanë hangër dhitë e Dibranit, ditë për ditë janë hy në arë. Nuk je në humbje veq ti o kojshi, në humbje asht edhe maqinëxhia që po fshinë kashtë e nuk ka me marrur kokërr të ujemit.


EU POBRATIM BRE !

Njëherë një familje kishte qenë në hasmëri me një familje tjetër dhe iu kishte ndërprerë besa. 
Një mashkull i familjës që ishte në hasmeri me familjën tjetër duhej të shkonte të një mik dhe e thërret pobratimin me e përcjellur në menore dëri të miku. 
Vie pobratimi dhe nisën bashkë, tue shkuar rrugës e pyet pobratimin:
- Allahile bre pobratim me ba e me na dal hasmi çka banë?
Pobratimi i thotë : - ja nisi e kajë !
Eu pobratim bre ! - unë të thirra për burr të fortë e me qinrue, së për me kajtë e vajtue, i kam dy motra e një nanë, kanë me kajnë ato, që gurë e dru kanë me i shti n'gjynah 


TI JE NIP I XANËVE TË POLACIT

Një herë në një dimer të ashpër e me shumë borë, kishte dalur axha Hasan në oborr dhe e kishte pa rejën evetë tue u përpjekur me i nxjerrur drutë në tubën e druve në oborr që i kishte nxënë bora dhe nuk mujke me i nxjerrur. 
Vetë plaku ishte shumë i moshuar dhe e dinte së nuk mundet me i ndihëmue, andaj hyn në odë dhe i thot djalit:
- Dil bre bir e nimoi grusë tane, së ish tue u munue me i nxjerrë drutë me ndezë zjarmin e shtëpisë me gatue e nuk po mujke.
Djali , për tu mahitur me babain i thot: 
- Babë, e ti a i ke nimue nanës tëmë najherë me nxjerrë e me shkurtue dru ?
Jo bre bir, së unë jam nip i mehoviqe të Prekazit ju kam ga dajëve, ata nuk bajnë punë të grave ! 
Ti je nip i xanëve të Polacit. Xantë edhe me i pa dikush kah i bajnë punët e grave nuk ja u sheh për të madhe. 
Qu shko e nimoj grusë, nxirri drutë e shkurtojë.


EDHE SOT MOS PAQ KU ME E SHTI 
                 ( Për orët e vona)

Nëvitet tetëdhjeta i mësoja vajzatë e rritura nëpër BL të Skënderajit në ushtrime ushtarake dhe në ditën e funfit i dërgonim për të gjuajtur në shejë me pushkë me municion të zjarrtë.
Isha duke i mësuar vajzatë e BL të Klinës së Epërme dhe për të shkuar deri të popligoni i gjuajtjës në Zmiq (lokalitet në mes Skënderajit dhe Mitrovicës) i dërgonim me autobus.
Vërtetë autobusi ishte i mbushur për plotë me vajza dhe disa ishin ulur edhe në haubën e autobusit (lloj i vjetër i autobusave) dhe tue udhëtuar, shoferi i autobusit po u thotë vajzave që ishin të ulura mbi haubë: 
-Shtynu bre vajza ma nej se nuk pa kam ku me shti qitë farë (mendoi për ndërruesin e shpejtësive).
Unë e kisha afër një vajzë e cila ishte e lirë në bisedë dhe i thash ngadale për të mos me ndëgjuar shoferi, thuaj:
-Edhe sot mos paq ku me e shti, kurrë në netën tanë nuk ke me e shti ! - ajo ju drejtue ashtu si e mësova. 
Kur e kuptuen vajzatë tjera, filluanë me qeshur, gjithashtu edhe shoferi u skuq, me qe nuk e kishte thënë me qellim dhe ishte tepër serioz .


ME VINTE INATI ME HETUE SË E KAM NDËRPRE GREVËN E URISË

Kishin shkue në mal me marrur dru djemtë e axhës Asllan. Ngarkojnë shumë dru dhe tue ardhur rrugës u thehet qerrja. 
Kur e kupton axha së e kanë thye qerrën hidhërohet shumë sa që, nuk kishte ngranë darkë edhe pse e lutin shumë. 
Dikur natën e merr urija dhe shkon ngadale në shtëpi me kërkue të gjejë diçka për të ngranë. 
Nuk e ndez as dritën, dhe nëpër terr tue kërkue rrëxon diçka e bëhët zhurë dhe e ndëgjon djali i tij Limani. Zbret me të shpejtë për të shique kush ka hy në shtëpi pas mesit të natës, kur e shef së është ai, i thot: - çka po banë o babë kështu nëpër terr ?!
Po lypi diçka në mujsha për të gjetur, së jam pak uni e nuk po me merr as gjumi . 
Me ndëzur dritën thash po me shifni e me vinte inati me hetue së e kam ndërpre grevën e urisë.


KE KUJDESË E MOS E TEPRO 
---- a n e k d o t ë ----

Pak vite pas Luftës së Kosovës, shkova të një i afërm i imi dhe duke biseduar me pyeti për djalin e tij me të cilin jetonim në të njejtin qytet në Gjermani, së për afërsisht sa i ka të ardhuratë mujore, unë i tregova.
Me tha: - e paska rrogën e madhe, është dashtur mem dërguar më tepër pare !
E pyeta sa po të dërgon? - me tha nga 500 marka për çdo muajë.
I thash: - mjaftë po të dërgojëka !
Qysh more boll 500 marka, rrogën e paska 3.000 marka ?!
Unë ia tregova shpenzimët duke filluar nga qiraja rreth 1.500 marka, këto 500 marka që t'i dërgon ty për çdo muaj dhe të tjera shpenzime, por nuk bindej dhe kërkonte që unë të ndikoja për të ia rritur dërgesën mujore së paku në 700 marka !
Atëherë ia tregova anekdotën:
Një i varfër kishte kërkuar gjithëmonë prej të tjerëve.
I varfuri një ditë e kishte takuar një njeri të mençur dhe e pyet: 
- pse jam kaq i pa fat dhe me shkoi jeta tue lyp ?!
I mençuri e kishte dërguar të disa qeshme të cilatë nga i njejti burim rridhnin ujë ndryshe: disa më tepër e disa më pak, kurse njëra rridhte fare pak ujë, dhe i thotë: 
- ky është fati yt, nuk ke fat më tepër.
I varfëri mendoi dhe pas një kohe këthehet të qeshmëja, e merr një shkop druri e shtin në vrimën e gypit të qeshmës për të hapur rrjedhën e ujit më tepër. Shkopi i thyhet në gyp, mbyllet gypi i rrjedhës së ujit të qeshmës fare !
Pastaj unë i thash: - ke kujdesë e mos e tepro, së po e mbyll edhe këtë rrjedhë të ujit sado që po të duket pak. Më mirë le të rrjedh kështu, së po e mbyll krejtë si ai lypesi.
I afërmi edhe pse ishte bukur lakmiçae kuptoi dhe me falendëroi për këshillën e dhënë përmes kësaj anekdote dhe u pajtua me 500 markatë që i vinin rrregullisht për çdo muaj deri sa ishte në jetë 

2016/12/01

Dromca humoristike nga Imri Musliu

Imri MUSLIU
UNË NUK MIRRNA ME THANJE T’HUJA!

Njani kish pas thanë:
-Ngoni vllazën, se du m’jav thanë ni fjalë!
-Ani valla, se edhe na kemi me t’ngu-i kishin thanë t’pranishmit.
-Ma keq se me bajtë kryet për s’rani, nuk ka sen n’kët dyjâ!
-A e ke lexu naj kun këtë thanje, a ta ka thanë dikush?
-Jo bre vlla! Unë flas pi përvojës! Nuk mirrna me thanje t’huja!


MOS U BAN BUDALLË ME NGU GJITHKANIN! 

-O babë! A po ninë shka paska pas thanë Naim Frashëri? 
-Jo bre bir, rrenë ashtë! 
-Pse rrenë? Ti as çi prite me t’kallxu shka ka thanë! 
-Nuk kam shka me pritë o bir! Ti pe sheh shka po ju bajne t’gjall’ve, tu ju veshë turli far flale, e s’po ja veshin Naim Frashnit çi ashtë i dekun e nuk munet m’i çitë n’rrenë! Mos u ban budallë me ngu gjithkanin, po kapju punës e hiqju llokopenlave!


ZOTI I VRAFTË QË NUK E KTHYNË VEÇ EDHE NJË HERË KOMUNIZMIN!

Bâjshin muhabet dy vetë. E livdojshin komunizmin, e folshin keq për kohën e re.
-Eeee more vlla, po lezeti çi a kanë k’tyne here! Unë nuk kum ditë as shkrim as lexim, po kurrë nuk ka mujtë me m’mashtru kush, se na mbrojke partia. 
-Shka ke punu ti bre vlla?
-Unë kum shprazë rezervara t’nevojtoreve me kofe. I mush’shim kazanat e mdhaj edhe i çitshim n’ara t’zadrugës* për m’u ba bereqeti. Ni mujë i musha 35 voza, e shefi m’i çiti dy ma pak, po masi u ankova, mujin tjetër m’i shtunë dy voza. Ka pasë drejt’si at’herë!
-Po bre! At’herë as mutin nuk mujshin me naj hangë se nuk lejojke partia, e tash po na hanë me tesha veshë, he Zoti i vraftë çi nuk e kthynë veç edhe niherë komunizmin!


FTOFTË PËRFUNI E FTOFTË PËRMÎ!

Zateten dy shokë n’udhë.
-Pse je kaq mazun? Mos t’ka ikë autobusi?
-Jam mazun se jam fukara! Fukaraja nuk munet me kanë i g’zushëm, se nuk kam bukë me çitë n’sofër!
-Çfarë fukaraje more?! Krejt Kosova fle n’dukat, e ti po thu jamë fukara!
-Ooo, e di që jamë tu fjetë n’dukat, po nuk po kam me shka m’u m’lu as shka me shtru! Ftoftë përfuni e ftoftë përmi, marova!


REÇETA GJERMANE, HARXHI JEM!

Mixhës Asllan i kish ardhë djali pi Gjermanie, me gjithë nuse. Nusja ish kanë gjermane, tu ardhë për herë t’parë n’Kosovë. Masi bahen disa ditë, çohet nusja me përgatitë ni drekë.
-Unë nuk di me gatu si ju n’Kosovë, po n’bazë t’reçetave gjermane-i kish thanë mixhës Asllan.
-Ani oj bi! Unë po shkoj n’xhami, e kur t’kthehna e shoh shka na ke bâ për drekë.
Kur kthehet, I sheh dy pula krye për krye n’tepsi, do oriz t’përzimë me spanaq, do voe përmi, edhe e vetë plakën:
-Oj plakë! Ku e mur nusja qet harxh?
-I prejtëm dy pula tonat, orizin e kam pa rujtë n’fllanik, spanaqin e blejtëm prej bahçes s’kojshisë, edhe t’lynin e lopës e voet ja dhash pi fllanikit!
-A qesaj pi thojkan reçetë gjermane a? Harxhi jem, reçeta gjermane! Unë kujtova çi na ka pru nusja najsen pi Gjermanie, se për qeshtu, kurrë falë mos i kofsha-ish ba tim mixha Asllan!


PO DORËN E RANË E PASKA PASË AI THI!

Djali ankohet te baba:
-O babë! 
-Hoja!
-M’rrehi Kadria!
-Qyshë t’ rrehi bre bir?
-Valla me shuplaka!
-Ti kallxom qyshë, se ashtu veç me fjalë nuk pe marr vesh!
Djali ish kanë i trashë prej menje, e t’ja futë shuplakë babës sa munet! Baba, masi kfjellet pak, kish thanë:
-Eu bre, po dorën e ranë e paska pasë ai thi! T’paska sakatu!


SA T’NXENË ÇAJI I FTOFTË, QAQ T’NXEJNË LIVORET E DRUVE!
-Ish viti 1964. Kisha nî që Rizah Bllaca punon n’Kombinatin e Drunit ‘’Tefik Çanga’’ n’Ferizaj, edhe thash t’shkoj e ta shohë. E zateta ni rojtar edhe e veta, ku muj me gjetë Rizah Bllacën, po ai ish kanë serb e m’tha:
-Aaaa! Onaj shto peva sa qitelijom-edhe bani me dorë kah u dashke me shku.
-Shkova edhe e gjeta. Ish kanë t’i qiru do trupa e tu ja u hjekë livoret me nifarë hjekësi.
-A ti je Rizah Bllaca a? Shka ban ti me k’to livore-e veta?
-I Çoj n’shpi edhe nxehna me to!
-Qyshë more me u nxehë njeri me livore-u çudita!
-A ke pi najherë çaj t’ftoftë-m’tha?
-Po-ja ktheva!
-Sa t’nxenë çaji i ftoftë, qaq t’nxejnë livoret e druve-ma kthej, sikur me pas ditë ni ditë përpara, se shka kam pasë me vetë!
E tregoi: Sadik Sadiku, Ferizaj, 2016