![]() |
Agim GASHI |
Agim GASHI
Dëshmori i UÇKurit
- Sa ishte i ri
Ishin tjera zamane,
Turpërohej prej babe
I vinte turp prej nane!
Mandej hallët e jetës
Kah s'e qu’n bablokun,
S’i ra n’mend për veti
Si ra n’mend për zogun!
Erdhën kohë te reja
E "inspiruan" trimin,
- S'ka kuptim jeta
Pa e ndërru' ushqimin!
Kur i erdhën "mendet"
- Kish kaluar sahati,
Këmba ja mirrte këmbën
- E kish lëshuar takati!
Por kur vendos burri
Për t'u bërë helaq,
E gjënë edhe zgjidhjën
- Gjenë edhe ilaq!
Duke ditur trimi
- hallet e veta,
pak pa hy n'luftë
i pin dy tableta!
Dhe si trim mbi trima
Bjen n'fushë te « nderit »,
Në luftën e UÇKurit
Në një dhomë t’hotelit!
16.06.2022,St.Louis - Francë