|
Besnik Gashi - Drenica |
-I-
Axha Sefë kallxon...
Unë: Mirë se të gjëjë axha Sefë!
Axha Sefë : Mirë se të bjen e mira evlad!
Unë: Axha Sefë, a din me më tregue , a do ta aprovojn ligjin e buxhetit politikanët tanë?
Axha Sefë: E more evlad. Ktynehere i ka pas një penë kije(qe), e copa dojshin me u ba me lop e në mes veti. Por, kur vike koha e taxhis, u rahatoishin. Edhe keta , mos e baj gajlën e tyne. Se aty është puna e taxhisë, evlad. Keta bajn potere për do sene tjera , se për ku është puna e pareve, mos u tut hiq. Se kan me miratue!
Unë: faleminderit axha Sefë, se beso e bajsha gajle mos nuk po e votojn.po puna e ministrit Rikallo qe e shkarkuen , çka na kishe than, a kan ba mirë a keq?
Axha Sefë: Ketu u dasht ma heret me e hjek por, edhe tash nuk është keq. Se perndryshe , as mië as keq. Thi u hjek , e thi u ardh. Veq emni qe ndrron. Thiu është thi axho, si i bardh e si i zi, po edhe laraman n´koft . Po hajt, ditën e mirë se me erdhi koha me e fal drekën.
Unë: Ditën e mirë axha Sefë!
Axha Sefë: Mirë vofsh, e mos e le pa dal apet!
-II-
Axha Sefë kallxon....
Unë: Mirë se te gjëjë o axha Sefë!
Axha Sefë: Mirë se të bjen e mira evlad!
Unë: Unë erdha prapë.
Axha Sefë: Kur te dush , derën çel e kije evlad. Unë vet te kam than hajde ma shpesh!
Unë: Axha Sefë, a po e sheh se ata te Europës, po na kritikojn për ligjin e Trepçës. Po thon se duhet me bisedue me Serbin për Trepçën, çka po thue ti ?
Axha Sefë: Eh, more evlad. Ehe ktynehere kur pleqnoshin , pak ia kan majt krahin gjithë atij te fortit. Edhe pse kapak i kan nimue edhe te ligut. Europa nuk e ka sefte. Ajo edhe atëherë na i coptoj trojet tona . Po ajo është edhe tash. Po nese keta tont mahen bashk , nuk ka fuqi qe munet me i mposht.
Unë: Po qysh po i bjen çikjo , Trepça është në Kosovë, e po kqyrin me ia dhan Serbisë?
Axha Sefë: E more evlad. Njëher njani e kish mjell një arë me kunguj. Kungulli e kish shtre lozën e kish pa dal matan mexhes.E ish rrit një kungull i madh. Kojshija kqyrke me ia marr. Jo ban, jo nuk ban. Vendosin me shkue e me vet te një pleqnar. Kur i tregun hallin pleqnarit , ai i tha: Kjo koka leht . I tha atij qe e kish mbjell kungullin. Shko e ngrehe lozën. Nese loza ta bjen kungullin mrena arës, e gezofsh se i yti është!
Unë: Po çka po don mem thanë me ketë?
Axha Sefë:Po evlad. Trepça rrajët i ka në arën tonë, edhe na takon neve. Po hajt se me erdh koha me shkue me e fal drekën!
Unë : Ditën e mirë axha Sefë!
Axha Sefë:Hajt rruga e mbarë, e mos na harro!