Radio Vlera


2019/08/22

Agim Gashi - Kur ta kthyem Kosovë shpinën

Agim Gashi
Kur ta kthyem Kosovë shpinën
hej e hej
O pasurisë ia vunë podinën!

I lam shkret fakultete e shkolla
hej e hej
o krejt rinia iku nga Kosova!

Te kem mbush me pallate
hej e hej
O restorante e markate!

Tu kanë sulë do klysh t'hajnisë
hej e hej
o si dikur klyshet e Serbisë!

Korrupcion po te vjen era
hej e hej
o më ryshfete e tendera!

Shumë jen banë atdhetarë
hej e hej
o shpallen herojt krejt trathtarë!

S'ka kombinate e fabrika
hej e hej
o n'kafene na zbardhë drita!

Ne kërkujt nuk ia kem tutën
hej e hej
me eurokrem e hamë  bukën!

Por Kosovë,mos u tutë
hej e hej
o bahet mirë,kur t'bahet m..!!!




No comments:

Post a Comment