![]() |
| Agim GASHI |
NASTRADINI NË RROJTORE
Nastradin Hoxha
duke u rruar te një berber,
– nga brisku i topitur
shumë kishte vuajtur një herë.
Nga dhëmbjet gjatë rrojës
si zihej vendi ven’ ,
n’atë kohë afër rrojtorës
shumë bertiti një qen.
Nastradini i tha berberit
rrojës s’po ia dishe renin,
po dile e shih për jashta
mos po e rruajn dhe qenin!!!
TALLAVA SHTET
Tallava në ndertim
tallava n’infrastruktur,
tallava në punësim
tallava në kulturë.
Tallava në jetë
tallava në muzikë
tallava në rrugë
tallava n’politikë.
Tallava në fshat
tallava në qytet,
tallava në shkolla
tallava n’Universitet.
Tallava në punë
tallava në poezi
tallava në Komunë
tallava në ministri.
Mos u brengos m’thotë
një ditë- axha Met,
se dhe vet Kosova
është tallava shtet !!!
KOHË E PAKOHË
Jetojmë n’kohë te vështirë
jetojmë ne kohë – pa kohë,
se i shkon fytyra
askush s’e ka dro’ !
Kush s’mendon për nder
veq xhepat si me i mbush,
– del femra në rrugë
gji e kërthizë n’fushë.
spini është bërë patriot –
patrioti është “bërë” spiun,
populli merret me politikë
politikani s’shihet askun’ !
Intelektuali në shtëpi
analfabeti në pushtet,
punëtori – pa bukë
hajni pushon në det !
Vlerat në fund te pusit
antivlerat në sipërfaqe ,
mburrën te pafytyrët
që edhe ata kanë faqe !
Dashuri s’ka në zemra
– janë mbush plot inat ,
nuk kanë bukë për darkë
– shtëpit në shumë kat .
Shpesh më vije t’shajë
dhe të mallkojë jetën,
sepse në këtë rrëmujë
më s’po e njoh as vetën!!!

No comments:
Post a Comment