![]() |
Rrahim SADIKU THUMBI |
Rrahim SADIKU
POEMA E XHEPIT PLOT
(satirë)
U nisëm rrugëve të lirisë...
Me ngazëllim,
Duke u betuar:
Xhepi yt
Do të jetë edhe xhepi im,
Ashtu si xhepi im
Do të jetë yti,
Njëjtë do t’i gëzohemi fitores,
Njëjtë do të na kënaqen
Mendja e fyti!
2.
Dhe fitorja erdhi
Me shumë ngazëllim,
U harrua betimi,
Xhepi yt u bë xhepi im,
Xhepi im kurrë s’u bë yti,
Dikujt i këndojnë zorrët,
Dikujt i ëmbëlsohen
Mendja e fyti!
3.
Kohën e re
Me ideale të reja
Ne kishim
Nga të parët,
Porosi:
Mos lë gjë të shkojë ngjeti,
Ҫka të duhet shteti
Nëse nuk je për veti?
Nëse nuk je për veti
S’ke as ideale,
Fundja
Me ideale
Nuk jeton dot
As nëpër male,
E në qytet
Ah, në qytet,
Ka shumë shpenzime
Shumë ngasje,
Secili të betohet në ideale,
Në ato ideale
Që kurrë s’i basoi vet!
4.
Vidh ҫka mund të vjedhësh,
Shit ҫka mund të shitet,
Fito ore burrë, fito,
Andej le të bëhet nami,
Bota edhe le të përmbytet!
Nuk jetohet këtij atdheu sot,
Po nuk ta paten frikën,
Po nuk e pate xhepin plot!
5.
Po më lodhin
Do idealistë
Të dituririve,
U është tekur,
Diploma duhet të jetë
Fryt i njohurive!
Kujt i bëhet vonë
Për njohuri,
Kur ke diplomë?!
Me pasuri e diplomë
Je i merituar
Midis popullit tonë.
6.
Shihi, ore!
Flasin kundër reketimit,
Thonë të na e ndalin
Burimin e pasurimit!
Epo, nuk e hamë ne atë gjellë,
Po s’reketuam,
Jemi të mjerë.
Dhe te mjerimi
Nuk kthehemi më,
Rroftë reketimi,
Kurrë s’na lë pa gjë!
7.
Na e kanë lakmi
Andej na sulmojnë,
Madje e thonë pa frikë,
S’keni prodhim,
S’keni ndonjë veprimtari
E keni miliona!
Kujtojnë se u tregojmë
Nga na vinë paratë
Ditën për diell
E netëve të vona?!
8.
Ata që s’na duan
Me komente na nderuan,
Duke na i marrë të ligat,
Sillen sikur gjuajnë shtrigat,
E neve s’na bëhet vonë:
Ata mendojnë për ne,
Ne për familjet tona,
Shkollojmë fëmijët,
I fusim në diplomaci,
I ngrehim në hierarki
Që të mbetemi të fortë,
Pranë gojës të kemi prore
Pushtet e ndere -
Atë të ëmblën tortë!
9.
Nganjëherë na dridhet
Toka nën këmbë,
Mezi mbahemi
Duke qeshur nga zori
Duke e mbajtur
Shpirtin me dhëmbë!
Jo po paskemi tradhëtuar,
Jo po vendin kemi varfëruar,
Jo po jemi hajna
Jo po jemi derra…
Tashti e kemi qëllim
Të mbahemi disi,
Se pas ҫdo dimri, dihet
Vjen pranvera!
10.
Mos na mendoni
Kurrë të ligshtuar,
S’kishim kurrgjë,
Kemi fituar,
S’kemi ekonomi,
Kemi miliona,
Shtëpikështjella
Janë banesat tona.
11.
Edhe ju që shkruani
E na kritikoni
Mundoni kot veten
E shumë gaboni:
Ne nuk lexojmë,
Ne nuk skuqemi,
Ne s’njohim drejtësinë,
Nder, emër e ligj
E kemi pasurinë!
12.
Thoshim dikur
S’ka si liria,
S’ka si atdheu,
S’ka si fitorja,
Por, ishim mashtruar
Dhe kishim mashtruar,
Se pasuria
Vetëm pasuria
Është vlerë e vërtetë
Tashti e kemi kuptuar.
13.
Mos u habitni
Kur ne flasim
Për liri,
Kur ne rrahim gjoksin
me grushte e bucasim:
atdhe,
Kur ne fitoren e madhërojmë
Deri në re.
Sepse edhe tash mashtrojmë
Si dikur,
Mashtrimin e kemi trup
E atdhedashuria
Nderi e liria
Na duhen, po na duhen
Sa për të krijuar figurë.
Komogllavë, tetor/nëntor, 2013
(satirë)
U nisëm rrugëve të lirisë...
Me ngazëllim,
Duke u betuar:
Xhepi yt
Do të jetë edhe xhepi im,
Ashtu si xhepi im
Do të jetë yti,
Njëjtë do t’i gëzohemi fitores,
Njëjtë do të na kënaqen
Mendja e fyti!
2.
Dhe fitorja erdhi
Me shumë ngazëllim,
U harrua betimi,
Xhepi yt u bë xhepi im,
Xhepi im kurrë s’u bë yti,
Dikujt i këndojnë zorrët,
Dikujt i ëmbëlsohen
Mendja e fyti!
3.
Kohën e re
Me ideale të reja
Ne kishim
Nga të parët,
Porosi:
Mos lë gjë të shkojë ngjeti,
Ҫka të duhet shteti
Nëse nuk je për veti?
Nëse nuk je për veti
S’ke as ideale,
Fundja
Me ideale
Nuk jeton dot
As nëpër male,
E në qytet
Ah, në qytet,
Ka shumë shpenzime
Shumë ngasje,
Secili të betohet në ideale,
Në ato ideale
Që kurrë s’i basoi vet!
4.
Vidh ҫka mund të vjedhësh,
Shit ҫka mund të shitet,
Fito ore burrë, fito,
Andej le të bëhet nami,
Bota edhe le të përmbytet!
Nuk jetohet këtij atdheu sot,
Po nuk ta paten frikën,
Po nuk e pate xhepin plot!
5.
Po më lodhin
Do idealistë
Të dituririve,
U është tekur,
Diploma duhet të jetë
Fryt i njohurive!
Kujt i bëhet vonë
Për njohuri,
Kur ke diplomë?!
Me pasuri e diplomë
Je i merituar
Midis popullit tonë.
6.
Shihi, ore!
Flasin kundër reketimit,
Thonë të na e ndalin
Burimin e pasurimit!
Epo, nuk e hamë ne atë gjellë,
Po s’reketuam,
Jemi të mjerë.
Dhe te mjerimi
Nuk kthehemi më,
Rroftë reketimi,
Kurrë s’na lë pa gjë!
7.
Na e kanë lakmi
Andej na sulmojnë,
Madje e thonë pa frikë,
S’keni prodhim,
S’keni ndonjë veprimtari
E keni miliona!
Kujtojnë se u tregojmë
Nga na vinë paratë
Ditën për diell
E netëve të vona?!
8.
Ata që s’na duan
Me komente na nderuan,
Duke na i marrë të ligat,
Sillen sikur gjuajnë shtrigat,
E neve s’na bëhet vonë:
Ata mendojnë për ne,
Ne për familjet tona,
Shkollojmë fëmijët,
I fusim në diplomaci,
I ngrehim në hierarki
Që të mbetemi të fortë,
Pranë gojës të kemi prore
Pushtet e ndere -
Atë të ëmblën tortë!
9.
Nganjëherë na dridhet
Toka nën këmbë,
Mezi mbahemi
Duke qeshur nga zori
Duke e mbajtur
Shpirtin me dhëmbë!
Jo po paskemi tradhëtuar,
Jo po vendin kemi varfëruar,
Jo po jemi hajna
Jo po jemi derra…
Tashti e kemi qëllim
Të mbahemi disi,
Se pas ҫdo dimri, dihet
Vjen pranvera!
10.
Mos na mendoni
Kurrë të ligshtuar,
S’kishim kurrgjë,
Kemi fituar,
S’kemi ekonomi,
Kemi miliona,
Shtëpikështjella
Janë banesat tona.
11.
Edhe ju që shkruani
E na kritikoni
Mundoni kot veten
E shumë gaboni:
Ne nuk lexojmë,
Ne nuk skuqemi,
Ne s’njohim drejtësinë,
Nder, emër e ligj
E kemi pasurinë!
12.
Thoshim dikur
S’ka si liria,
S’ka si atdheu,
S’ka si fitorja,
Por, ishim mashtruar
Dhe kishim mashtruar,
Se pasuria
Vetëm pasuria
Është vlerë e vërtetë
Tashti e kemi kuptuar.
13.
Mos u habitni
Kur ne flasim
Për liri,
Kur ne rrahim gjoksin
me grushte e bucasim:
atdhe,
Kur ne fitoren e madhërojmë
Deri në re.
Sepse edhe tash mashtrojmë
Si dikur,
Mashtrimin e kemi trup
E atdhedashuria
Nderi e liria
Na duhen, po na duhen
Sa për të krijuar figurë.
Komogllavë, tetor/nëntor, 2013
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420