Radio Vlera


Saturday, September 20, 2014

Humor nga Mitat HASANI

THUMBI
Mitat HASANI

Humor nga Mitat Hasani




Mitat HASANI


KULETA

Derisa po pushonteTafa në odën e tij,degjohej 
një zhurmë e madhe në rrugë.
Nga kurreshtja se çka po ndodh jashtëTafës nuk i rrihej mbrenda dhe tha:

-Heca gru!
-Ku po shkon?

-Po shiqoj çka po ndodh jasht,është nji zhurmë e madhe.
Ani de veq mos u vono.
Doli Tafa dhe pa disa djem të ri ka po kacafyteshin në mes veti.
Filloj ky ti ndaj por papritmas njeni prej tyre ia hetoj Tafës Kuletën dhe si përshpejti ia mori.
Ky nuk e hetoj fare.Por zhurma u ndal dhe Tafa pak i habitur tha:
- Ashtu pra qetësohuni dhe herave tjera mos bëni zhurmë për asgjë.Ata u shpërndanë dhe
Tafa duke u kethyer në shtepi pa se kuletën i a kishin vjedhë.
Hyni mbrenda.E kishte ulur kokën, dhe shoqja e pyet.
-Qka bëjshin zhurmë o Tafë.
-O kurgja oj gru.E kishin pas gajlen e kuletës teme.
-Jo ishalla.
-Vallahi na i marrte te ligat Ty edhe Mu se e pashë që si ma kanë marrë
kuletën u nalën menjiherë.


DERA E OBORRIT

Njëher Tafës hajnat ia kishin pas vjedhë derën e oborrit të shtëpisë.
U mundua ta gjejë derën apo hajnin por kursesi.
Tërë diten Tafa shetitej nëpër fshat mos po i bje në gjurmë.
Atë derë e kishte ble me shumë mundime se ishte fukara.
Një ditë tu kalu ka xhamija i ra në sy dera e oborrit të xhamisë.
-Eu tha vetëmeveti.Gati sikur dera e ime qenka.
-Do ta marrë tha!
Priti pak deri sa dulë Hoxha,dhe u terrua ,shikoj majtas djathtas dhe e morri derën e oborrit të xhamisë.
Të nesërmen e vendosi te oborri i vetë.
Kur e morri vesh Hoxha se Tafa e kishte bërë këte e thirri dhe po i thotë:
-Qysh bre Tafë kështu Ti me marrë derën.
-Vallahi hoxhë ...
...A ke thanë ti që Allahu i shefë dhe i dëgjon çkado që ndodhë në tokë.
-Po
Pra kurë të tregon ty Allahu se kush ma ka marrë derën teme atëherë vi e falna dhe ta kthej unë ty .

MOS QESHNI MË TAFËN

Një ditë duke u kthyer Tafa nga pazari si zakonisht me gomarin e tij kalon pran shitores se fshatit.Aty rrinin edhe të papunët sa për ta kaluar kohën.Papritmas gomarin e kafshoj një mizë e egër nër bisht dhe rrëzoj Tafën.
Rinia filloj të qesh por Tafa si gjithmonë u përgjegj:
-çka po qeshni
-unë edhe ashtu e pata ndërmend me zbrit këtu por ky veq se ma lehtësoj punën.


DILEMA

Në fshatin tonë kishim vetëm nji shitore te vogël ku e shfrytëzonim
për tu furnizua me artkujt themelor ushqimor.Por shitorja ishte vendëtakim
edhe i burrave të fshatit ku bisedonin dhe kalonin kohën e lirë para saj.
Nji ditë ka kalon aty pari Tafa po dëgjon një bisedë që bëhej aty.
A din kush me tregu se a ka
ma shumë burra apo gra në këtë dynja.
Të gjithë dhanë përgjegjeje por Tafa nuk duroj dhe i vuri pikë kësaj dileme.
Ma shumë ka gra në këtë dunja.
Pse
Sepse gratë janë aq sa janë
,por edhe burrat "pishpirika ose të pispillosur" janë gra
prandaj dalin ma shumë gra.
U kthy te shtëpija dhe i tregoj gruas dhe ajo si gjithmonë.Lumja unë që të kam ty o Tafë.


LUMJA UNË PËR TY O FAFË.

Një dite gruaja i ankohet burrit të vet.
Tafë,ma s'mund të duroj
Ti po flen si qingj e unë tërë natën qutë me djalë se nuk pe zenë gjumi
Pash zotin bani diçka se marova
Eu mori gru po mendona pak po unë nuk di as mi shkru as hoxhë nuk jam.
Po krejt mahalla ta kanë lakmi se je punëtor dhe i menqëm.


A e di çka grue.Lexoja kuranin se i banë hajrë.
Si të fillon femija me qajtë lexoja kuranin me za të nalte dhe ndalet.
Pse ku pe di ti që ndalet.
Oh moj gru të kam thanë që ti nuk dinë kurgja.
Pse
Njiherë krejt jam kanë ne xhami por e mbaj menë se si ja ka nis hoxha me lexu kuranin krejt
burrat i zake gjumi .
E ma skamë shku se une u dashke me punu e jo me fjetë
Prej atëherit e kam pa se për gjumë ju banë hajr te mdhajve e le e ma femijve.
A lumja unë që të kamë ty o Tafë.


PO E LAMË REMI

Thuaja se na është bërë shprehi neve mërgimtarëve që gjatë shkuarjes apo kthimit nga vendlidja
të ndalemi në bregdet.Kësaj radhe takoj një shok që kaher se kisha pa.Pas një bisede ndërfamiljare
ma kujtoj lojën e shahut që e luanim para lufte dhe mu drejtua; hajde ta shofim a je ai Mit'hati që e mbaj mend apo ke ndryshua ?
Sa i përket lojës nuk kamë përparue se nuk kam as kohë dhe as nuk kam me kend me lue o Sami.
Luanim së bashku kur pas nja gjysmë ore dy pushues tjerë nga interesimi për shahun na u afruan:
A ka vend për ne këtu ?
Po si urdhëroni.
U prezentuam dhe pasi perfundoj loja me Samiun njeni prej tyre mu drejtua.
Të luajm së bashku.
Po ore vëlla si urdhëro.
Unë tha jam Viktori dhe ky ësht shoku im Enisi.
Ok .Filluam dhe nuk interesoheshim aq shumë për lojen sepse interesante ishte biseda në shqipe por në dy dialekte.
Nga ju kemi ore juve ?
Nga Kosova i tham ne.
Enis .Kosovar qenkan këta ore .vllëzrit tanë.
Po po shqiptar nga Kosava .
Luanim shah dhe desha ta zgjas bisedën rreth qështjes kosovar apo shqiptar por Samiu vazhdoj ;
Luj ma mir shah e leje at muhabet kryesore jemi vëllezer dhe kemi një gjuhë.
Nga ju patëm nga Kosova ?
Nga Ferizaj.
Po ku gjendet ky qytet.
Mundohem ti tregoj se gjendet diku në mes Prishtinës dhe Shkupit.
Aha.Tash e kuptova se qenka diku afër Kaçanikut....
Eu Eu .Kaçaniku shumë më i njohur ...
Luaja shah dhe mendoja si të ja kthej .
E juve nga ju patem?
Po jemi nga Vlora.
Pastaj Samiu mu drejtua mua.
Mit'hat ku pi bje kjo Vlora bre!
Eshtë në rrethin e Llazaratit o Sami.
Viktori e kuptoj dhe i buzëqeshur tha po e lëme kët loj Remi.me dëshirë që ta vazhdojmë nesër;



No comments:

Post a Comment