Radio Vlera


2017/06/15

LIRI LOSHI : KAJKË PËR ISA BEGUN

Liri Loshi
Isa beg ty po t'thirrë nana
Hiç paleta e nishana
Ka ardhë koha për pixhama
Shko te shpija të pasta nana
S'un i çon ma barrtë e rana
S'mahet shpia me cuklana.

Ka ardhë koha more Isë
Meremet me i ba shpisë
Se nuk mahet gjithë me pyka
Në tana anët i ka hi pika
Me nalë Isë rrenë e trika
Me lanë shpinë në djem e qika
Me ia hapë udhën rinisë
Që me i dhanë drejtim partisë.









Ngo more Isë, të pastë nana
Me nejtë nalt shumë po t'kana
Mullarit tan iu ka marrë ana
Fryen ni erë e rrxohet sana
Edhe vetë munesh me u vra
Qysh je kanë nuk bahesh ma!
Dorzo çelësa, vula, nishana
Se te dera po t'pret drama,
Isa beg me hajr e mrama!

2017/06/03

Hamdi KURTI : JARANI I PITES

Hamdi Kurti
Është njëfar jarani i pites
Ta bën mjegull në pikë të ditës
Ta bën ditën njëzet vjet
Hiq pa e pyetë - përgjegje të jep

Të trullosë me dokrra të thata
Me dërdëllisje mban ligjërata
Fjalët e tij nuk zënë kund vend
Për bisedë nuk lëshon kurrë rend

Lavdin gjithë e ruan për veti
E krekoset si gjel deti
S ’ i pëlqen mendje e askuj ’
Çdo bisedë e bën rrëmujë

Që ta bindësh - e ke kot
Harron nesër ç ’ ka thënë sot
Është ky far jarani i pites
Pshtjell e rren në pikë të ditës

Edhe petulla pjek nga krundet
Lëmsh çdo gjë e bën sa mundet
Kur hidhërohet – nxehet prore
I nxjerr fjalët – krejt bashktingëllore

S ’ e ka dert për besë e nder
Shpifës , shtinës- krejt përnjëherë
I ka të thata tru e kokë
Largon shokët – kërkon shokë

Nuk e din , i gjorë fatziu
Se pa shokë nuk vlen njeriu
Nuk ka të meta trupi i tij
Është lëkurëbardhë , por faqezi

E bash ky jarani i pites
Qyqe e natës - hut i ditës
Këcen pa vend , si zorrë në prush
Dhe murriza shet për rrush

E ka qerren me dy biga
Lehë pas njerëzve me karriga
Kur s ’ ke derte , në farë t ’ i vnon
Në paç pak , dhjetëfish t ’ i shton

Bashkë me të n ’ e bëfsh një ditë
Te psikiatri shko në vizitë
Për prapësi e për dredhi
Çdo dreq këtij ia ka lakmi

E kush sherrin e ka lojë
Thaja Zot gjuhën në gojë
Kush ,, i keq ’’ i thotë të mirit
Thaja Zot bebëzat e syrit

Punës së keqe kush i thotë mirë
Nxija Zot jetë dhe fytyrë
Punës së mirë kush i thotë keq
Hupe Zot e merre dreq