Radio Vlera


2024/10/04

Mehdi HYSENI : Vargje satirike

 


EMRAT - KARAKTERET!

Emrin e ka Besnik
t'i besosh, vështirë
të pretë n' besë e ikë
aspak keq pa u ndier.

Emrin e ka Besë
besë s'mund i zënë
mashtrimin e ka ves 
sy në sy të rrenë. 

Emrin e ka Fitim
jeton veç me hua 
hyn borxh pa pretim
pa pasë kah më i la!

Emrin e ka Fitore
me fitua nuk fiton
leku i rrëshqet dore
me humbje jeton.

Emrin e ka Bashkim
shtinë pyka e përçarje
në mbrëmja e agim
rinohet kur ka ndarje

Emrin e ka Shqiptar
e Shqipërinë e urren
e shanë atë pandarë
sa herë gjen teren.

Emra shqip e më vlerë
të bukur me shumë peshë
po s'u puqën me karakter
më mirë fare mos t'i kesh.

No comments:

Post a Comment