Radio Vlera


Sunday, October 14, 2012

Vargje satirike nga Ramadan Xhinovci








RAMADAN XHINOVCI














GOMARI NË FOTOGRAFI


E kishin qitë Gomarin,
një ditë në fotografi,
n‘shpinë kishte Samarin,
që i rrinte për bukuri.

Me veshet e tijë të gjatë,
të ngrehur thikë përpjet,
gjoksin kish qitë përpara,
e bishtin ngritё Antenë.

Aty krejt afer tijë,
kishte dalë edhe i zoti,
qeshja i kishte humb n’fetyrë,
ishte mrrolë krejt i shkreti.

Shumë fitim i kishte sjellë,
-ky Gomar dikur,
gjithëmon e kishte dëgjuar,
-pa ja prishur kurr.

Koha e re ndryshoi gjithëçka,
për Gomarin ma punë s’kish,
u mundua njëhere t’a shes,
po s’ja bleu askush.

I pa vlerë kish mbetë Gomari,
pronari ishte merzitë,
disa here në treg e qiti,
po i kishte mbetë pa shitë.

N’hall të madhe kish ra i zoti,
q’të bëjë me Gomar!,
ishte menduar edhe t’a fali,
po askush s’ja muarr.

Sa shpejt na ndryshoi koha,
ditë ma t’mira për Gomar,
duke shetitë një ditë n’qytet,
ju kishte ofru një honorar.

Për Model e kishin zgjedhë,
për çdo ditë me dalë n’gazetë,
dal nga dal kur ai të mësohet,
edhe një karrikë në Parlament.

Sa shumë shpejt heci Gomari,
n’vend të një hapi, tre i ka qitë
nuk pritoi n’shkollë të shkonte,
edhe pse t’kryeme s’kish asnjë ditë

Një kurs nate e kishin qu,
në politikë ngadal me e shti,
t’shfletoi librin e kishin mësu,
duke i qitë nëpër fletë tagji.

Shumë i menqur ish ba Gomari,
dal nga dal ai përparoi shumë,
nga dy klasë për nje natë merrte,
muarr diplomen edhe për Master.

Kish ra n’dilemë i gjori Gomar,
nga çka t’ja nisi, e ku të filloi,
të ligjëroi dikund në Fakultete,
a me politikë mejhëre t’filloi.

Shumë i menqur na kish qellu,
besimin e dhënë e arsyetoi,
një kabinet n’Fakultet muarr,
besa n’Qeveri e Parlament.

E për n’parti mos të flasim,
menjiher n’kryesi u delegu,
mbante mbledhje e fjalime,
materialet edhe pa i lexu.

I doli emni n’të gjithë nahinë,
me shumë respekt flitej për te,
s’kish gazetë ku ai t’mos ishte,
në dy-tre vende fotografia e tijë.

Zani nalt na i shkoi Gomarit,
te i zoti i tijѐ kishin mbërri,
u ndal burri, su besoi fjalëve,
mirë e njihte ai Gomarin e tijë.

Asnjë lajmi ai nuk i besoi,
vetëm për model ate kish qu,
veq në fotografi kur ai e pa,
Syve t’vet s’mundi me u besu.

Pse e lëshova une nga dora,
atë Samar kurr mos me ja hjek,
me e mësue çka është vegjëlia,
s’do harroje kurr, kush ka qenë.


Tetor, 2012, Heigenbrücken
Ramadan Xhinovci












No comments:

Post a Comment