Radio Vlera


Monday, December 10, 2012

Humor nga Myrvete Mehmeti

MYRVETE MEHMETI


























''Doktori : Zotri! Gruaja juaj ka lindur nje fëmij të zi.

Burri : Ma mori mendja! Ajo gjithmonë ashtu i djeg gjërat.''


                 x               x               x





Një grua po ngiste veturën me dy plaka, në një qytet të panjohur, ndërkohë që plaka e fshatit s'arrinte të fshihte cudinë e sajë duke rrahur gjunjët : - O zot! Kurrë s'më paska vozitur një grua me veturë!
Plaka e qytetit që e njihte vendin mirë propozon t'i bien më shkurt një rrugice të ngushtë. 
- Jo, jo.., thotë shoferja, këtu është rrugë një kahëshe dhe nuk kam të drejt kalimi.
E plaka e parë: O allah! Lëre që po di të ngas veturën, por si po e di ku ka e s'ka të drejt kalimi!



                      

                     x               x              x




Njëri boll rrallë i vizitonte nipat në një fshat të largët, por ishte lodhur nga pyetja e zakonshme e njërës prej grave të tyre: - Baca Sheremet, a janë gratë me barkë?
- Po baco, tana me barka janë!
Pas një viti: Cka ka të re andej, bacë?
- Me të vjetra baco!
-Qysh more me të vjetra? A s'kanë lind gratë a?
- Po të ishte me lind prej ushqimit, pasha bacën, një katund ishim ba prej tyre deri tashti!

                             


                      

                     x                x                x
                       

                       



Po zihen një çift te dera e oborrit dhe nuk po e vrejn kalimtarin prapa tyre!
Mbylle! - bërtet gruaja!
Kur po e shohin fqinjin pas: - Kujt more po i thue ti mbylle!
- Mbylle derën të thash, o burrë!




                      

                        x               x               x



                        


Një nuse kish pasur dhembët e qitur jashtë. Edhe në ndeja, i rrinin gati kunatat (motrat e burrit): Nuse mshele gojën! Sa harronte ajo, ato prapë: ''Nuse mshile gojën. Dikur i shkuan në nerva nuses dhe u bërtet me të madhe Tash unë veç me plas, si me ndejtë pa marrë frymë?!



                       

                        x                x                   x



Takon babadimri një fëmijë të përlotur në rrugë dhe duke dashur ta ngushëllojë, i thotë: - Biri im, shkruaj dëshirën tënde dhe hudhe në thesin tim! 
- Prandaj po qaj unë, babadimër! I kam hedhur të gjitha dëshirat dhe s'më ka mbetur më asnjë!





                         x                  x                   x


Pyet djali babain se c'është politika...
Babai pasi mendohet.. : ''- E marrim shembull familjen tonë. Unë sjell para në shtëpi, pra të emërtojm vetën time Kapitalizëm. Nëna jote menaxhon parat, le ta quajmë Qeveri. Fundja ne të dy kujdesemi për Mirëqenien tënde, d.m.th. ti je Populli. Sherbëtorja jonë është Klasa Puntore dhe vëllai yt i vogël, i cili ende është me pelenë është e Ardhmja!
A e kuptove këte?''

Fillimisht, djaloshi ishte i knaqur me sqarimin. Natën ia prish gjumin vëllai i vogël pasi kishte mbushur pelenën dhe po qante. Afrohet te dhoma e fjetjes së prindërve dhe troket në derë por nëna kishte rënë në gjumë të thellë dhe nuk po zgjohej. Shkon te dhoma e sherbëtores dhe e gjenë babain në shtratin e sajë. Edhe pse troket disa herë ata nuk e prishën besdin, kështu që kthehet në shtratin e vet dhe vazhdon gjumin.

Të nesërmen në mëngjes e pyet babai të birin në e di tashti se c'është politika!
-Po, e di! - përgjigjet i biri: Kapitalizmi e keqpërdor Klasën Puntore, ndërkohë që Qeveria fle. Populli injorohet plotësisht dhe e Ardhmja është krejt m.. !

(Përktheva nga gjermanishtja - autori i panjohur)


No comments:

Post a Comment