Radio Vlera


Friday, February 8, 2013

HUMOR NGA ILIR ARIFI


HUAZIMI I VETURËS


Djali po e pyet babain: Babi a mund ta huazoj veturen tende sonte se do te dalim se bashku me te dashuren time Linden.
Babai: Me gjithe qejf biri im por nuk e ka as piken e benzinit.
Djali : Ska gje babi se ne edhe ashtu nuk e kishim ndermend te dalim nga garazha.

Nje cift i dashuruar po kalonin kohen bashke ne nje park.
Vajza: " Kur te martohemi do ti ndajme te gjitha brengat se bashku"
Djali : " Po une nuk kam asnje brenge"
Vajza : " E di tash nuk ke por ti nuk je ende i martuar."

                x           x           x


Nje moter nderi shkon te eprorja e saj dhe duke qare i tregon se ishte shtatzene.
Eprorja filloi ta qetesoj dhe ne fund e pyeti:
- po kush eshte ai faqezi qe ta beri kete?
po ku ta di une e mjera, ti e di se rregullat ketu jane shume te ashpra dhe cdo here duhet fikur driten ne dhome ora 22 00.

               
              x            x            x


Ne nje fshat te karadakut e kishin pase sulmuar pylltarin. Dhe mblidhen tere mashkujt e mahalles se pylltarit per te biseduar lidhur me rastin. Dhe posa filloi te servohet qaji i rusit nisen edhe diskutimet e zjarrta ku secili ishte me i ashper se tjetri se duhet dale e me nxjerre hak dmth duhet dale e me i rreh sulmuesit e pylltarit. Njeri qe ishte me i menqur po i ndegjon, dhe ne fund mori fjalen e po thote: - edhe une jam dakord qe duhet dale e me marre hakun, prandaj propozoj qe te hedhim short dhe atyre qe u bie te dalin dhe ta marrin hakun. Dhe pernjehere ato muhabetet e zjarrta u shuan dhe askush nuk e bani ma za me kete pune.


               x            x           x


Nje njeri pas vdekjes shkon ne boten tjeter dhe kur arrin tek dera e parajses po e sheh nje mur shume te madh ne te cilin ishin te varura shume ore muri. Kureshtar per kete e pyet engjullin qe bente roje tek dera.
-Cka sherbejne keto ore muri ketu?
Engjelli ia ktheu: - Per cdo njeri ne toke kemi nje ore te varur ketu, dhe sa here ata te rrejne akrepat bejne nje levizje.
Mire, e kujt eshte ajo ora qe nuk paska levizur fare?
- Eshte e Nene Terezes sepse gjate tere jetes se vet nuk ka rrejte asnjehere.
Po kjo ketu qe ka levizur vetem dy here?
-Eshte e Abraham Lincolnit qe gjate jetes se tij ka rrejte vetem 2 here.
Po ora e Hashim Thaqit cila eshte a mund te ma tregosh?
-Jo ora e tij nuk gjendet ketu sepse e kam marre une dhe e kam vendosur ne dhomen time dhe po e perdor ne vend te ventilatorit!...

                   x              x            x

Nje gjinekolog veren se pasientja qe kishte ardhur per kontroll ishte shume nervoze. Per t'ia ngrit humorin pak, derisa ishte duke i futur dorezat latex ne dore po i thote:
- E dini si i prodhojne keto doreza? E mbushin nje govate te madhe me latex ne gjendje te lengshme dhe pastaj shkojne punetoret me madhesi te ndryshme te duarve dhe i fusin duart ne govate.
Pacientes nuk i beri shume pershtypje ajo qe tha mjeku, mirepo pas disa minutash filloi te qesh me te madhe.
Mjeku u be kurioz dhe e pyeti per shkakun pse ajo qeshej.
Pacientja ia kthej:- E paramendova se si i prodhojne kondomet!...


                   x               x              x


Dy shoke po luanin se bashku golf. Kur prane fushes se golfit po kalonte nje kortezh funeral njeri prej tyre u ndal hoqi kapelen dhe dhe ne shenje respekti u perkul. Shoku i tij kur e pa i thote:
-Ky eshte gjesti me njerezor qe kam pare ndonjehere. Me te vertet je njeri i madh.
- E po cti besh duhet, ishim se bashku te martuar 35 vjet !...

                             
               x           x           x


Tete shoke studimesh ishin takuar pas nje kohe relativisht te gjate. Pasi darkuan se bashku dhe vazhduan te pine deri ne mesnate erdhi koha qe te shkonin secili ne shtepine e vet. Ata kerkuan llogarine dhe kur kamarieri erdhi filluan shtyrjet( ashtu sic e kemi zakon) se kush do ta paguante. Sapo njeri deshironte te nxirrte kuleten reagonte tjetri duke deshiruar qe vet ta paguante, e keshtu vazhdoi per disa minuta.
Dikur kamarieri u merzit duke pritur dhe po ju thote:
Une mund ta zgjidh kete problem per ju, dhe solli 8 kova te medha me uje per secilin nga nje, me tutje ai ju thote:
- Futeni koken ne kovat me uje pernjehere te gjithe dhe ai i cili do ta ngre koken i pari do ta paguaje faturen.
Dhe ashtu edhe ben i futen kokat ne kovat me uje dhe pas 10 min te gjithe ishin te vdekur.

          
               x             x           x 


Thone se kur nje burre i mban doren nje femre para se te martohen eshte shenje dashurie, e pas marteses eshte per vetembrojtje. 


              

No comments:

Post a Comment