Radio Vlera


Friday, February 8, 2013

HUMOR NGA AZIZ HYSENI





Ishin grindur një ditë dy vetë, njëri nga Gjilani e tjetri nga Ferizaji, në lidhje me atë se cili qytet ishte më i bukur - Gjilani apo Ferizaji. Dikur i thotë gjilanasi:
- Po çfarë qyteti ju, Ferizaji është vetëm një fshat i madh dhe asgjë më shumë. Bile edhe kali im e mban ende në mend kur Ferizaji ka qenë vetëm një llugë!

          x              x           x

- Mami, pse babi ne kohe te fundit po lexon vetem libra fetare?
- Po pergatitet per provimin pranues, o bir!


            x           x          x

Gruaja dërgon burrin në dyqan:
- Blej dy copë gjalpë, nëse ka vezë merri 10 copë!
Kthehet burri me 10 copë gjalpë.
- Grua, kishte vezë!


             x           x         x


- Kojshi, qeni yt mbrëmë m'i ka vjedhë këpucët!
- Jo për besë nuk ka qenë i imi, ai u kthye zbathur në shtëpi!


             x            x           x


Në një tren po udhëtonin një prift me një djalë të ri. Prifti mbante një gazetë në duar e po plotësonte fjalëkryqin, kurse djali po lozte me një telefon celular. Në një moment, prifti i drejtohet djalit:
- Or çun, a mund të më thuash ti se si u thoni ju ndryshe vajzave me atë fjalorin e rrugëve?
Djali ngriti kokën dhe me një shikim të humbur kah dritarja nisi të mendohet...
- Po të ndihmoj pak, - vazhdoi prifti, - fjala ka pesë germa dhe përfundon me germat ..QKA.
- Loqka, iu përgjegj djali pa u hamendur.
- Ah...! Po e prishi pra, se paskam gabue...


            x            x           x


Dy plaka, shoqe të ngushta, vendosën një ditë të shkonin për herë të parë në një restoran kinez. Nuk dinin ç të hanin dhe kërkuan specialitetin e shtëpisë.. Kamarieri pasi që ua shtroi tavolinën ua solli edhe shkopinjtë në vend të pirunjve. Kur i panë shkopinjtë, njëra plakë ndërhyri:
- Ti djal, nuk kemi ardhë me thurrë çorape, vetëm po hamë bukë e do t'shkojmë menjëherë!


              x          x             x   


Në shtëpi burri me gruan. Cingërron telefoni, burri i thotë gruas:
- Përgjigju ti, nëse është për mua, thuaj që nuk jam në shtëpi!
Gruaja përgjigjet:
- Po, në shtëpi është, dhe mbylli telefonin.
- A të thash me i thënë që nuk jam në shtëpi?!
- Nuk ishte thirrja për ty, ishte për mua. 

No comments:

Post a Comment