![]() |
Thoma DUKA THUMBI |
Një i ri pyet të fejuarën e tij:
-E dashura ime, jam burri i parë që të puth?
-Xhon përpara se të vazhdojmë, i thotë e reja Amerikane, do të doja të të bëja disa pyetje:
-E di që babai im është milioner dhe unë jam e vetmja trashgimtare?E di që janë të miat tre milion dollarë?
-Po.
-Atëherë në emër të zotit, mos fol budallallëqe.Ç'farë do të ndërronte nëqoftëse kisha puthur dhe njëmijë të tjerë përpara teje.
* * *
-Sot shokë të mi do t’ju them diçka të re.Mora që thoni një dru dhe e lyejta me ngjyrë mermeri dhe e hodha në një enë me ujë dhe për çudi shkoi në fund.
Ajo nuk është gjë, thotë tjetri.Unë bëra një pikturë me dëborë, pastaj vura termometrin dhe ai zbriti minus 10 gradë.
-A, thotë i treti...Unë pikturoja një shokun tim, ishte kaq i gjallë sa detyrohesha t’i ruaja mjekrën çdo javë!
* * *
Dy burra qëndronin në një bar.Nuk kalon shumë kohë dhe nisin bisedën.Pastaj qeras njëri- tjetrin dhe bëhen shok.
-Unë pres gruan time, thotë njëri.
-Edhe unë të njëjtën gjë, gruan time pres, përgjigjet tjetri.Përsëri qerasin njëri- tjetrin.Zonjat vonohen dhe të dy zotërinjtë pinë përsëri që të kalojë ora.Pak të trubullosur shikojnë pas pak dy gra të hyjnë në bar, njëra pas tjetrës.
-Shiko ç'farë koçidience, thotë njëri.Njëra, ajo që vinë e para, është gruaja ime dhe ajo që po vinë prapa është dashnorja ime.
-Vërtet konçidiencë e çuditshme, përgjigjet tjetri.Me mua ndodh krejt e kundërta!
* * *
Dy të vdekur paraqiten të njëjtën ditë tek shën Petrua që të hynë në Parajsë.
-Me ç'farë të drejte kërkon të hysh brenda? pyet të parin Shën Petrua.
-Patëri im, isha i martuar tridhjetë vjet me të njëjtën grua.
-Patjetër të kalosh.Je një martir.
-Dhe t’i?pyet të dytin.
-Unë Shën Petro, brenda në njëzet vjet, u martova gjashtë herë!
-Jashtë këndej.Bërtiti i zemëruar Shën Petrua.Këtu pranojmë martirët, por jo dhe maskarenjtë!
* * *
Një herë, në kohen e luftes se Vlorës më 1920, një bej i thotë një fshatari:
-Tani mbaroi lufta. Shko në fshat të flesh rehat, se këto punët e tjera i rregullojmë ne. Na edhe këtë qylaf të bardhë.
-Fshatari mori qylafin dhe u kthye në fshat.Kur ariti në shtëpi, e shoqja e pyeti:
-E mo lumëmadh, e fitove luftën?
-Ç'luftë zezë fituam, moj derdimene!Ja këtë qylaf fitova, se luftën e fitoi beu.
* * *
Një i moshuar nga jugu i Shqipërisë shkon te një miku i tij në veri.I lodhur nga udhëtimi ulet shkujdesur në karike dhe nuk e vë re që i ishin zbërthyer pantallonat.Disa herë ja bën me shenjë një vajzë po ai asnje levizje. Ajo bëj me xheste , ai nuk reagonte. Vajza më në fund i afrohet dhe i thotë :- Xhaxha ke haruar pantallonat zbërthyer.
Dhe i moshuari përgjigjet: e kemi zakon ne nga jugu e mbajmë derën hapur sa është meiti brenda!
No comments:
Post a Comment