Radio Vlera


Thursday, May 30, 2013

DROMCA HUMORISTIKE - SABIT ISTOGU

SABIT ISTOGU


NE KRAHET E DILINGJIUT

Njeher nje popull kishte rene ne telashe me e zgjedh kryetarin.Dikush andej e dikush kendej.Disa eshte me I mire ai e disa jo ky tjetri,e disa jo ai tjetri.
Dikur,tu e pa mos sinqeritetin e popullit,paria e atij vendi propozojn qe ta marrin nje plumb te bardhe, ta nxjerrin nga kafazi,dhe kujt ti bie pllumbi ne krah,ai me u ba kryetar.
Plummbi fluturo e fluturo,e ne fund I ra ne krah dilingjiut me te madh.
Nuk u pajtuan me zgjidhjen e pllumbit,dhe vendosen qe edhe heren e dyte ta leshojn se kujtjt po I bie ne krah.Pllumbi fluturo e fluturo,dhe serish I ra ne krah dilingjis me te madh.
E lshuan edhe heren e trete,dhe serish pllumbi I ra ne krah te njejtit njeri/dilingjise.
U detyruan me e ba dilingjine kryetar pasi ashtu ishte marrveshtja.
Te menqurit u tubuan dhe po e analizojn pse ndodhi kjo,dhe si perfundim nxoren se populli ishte ba lajk per dilingji ne krye,dhe derisa ti lajn mekatet,aty nuk mund te vijn njerezit e menqur.






SHTINI PARTIZANT SE NA U KAJT NANA


Teatri I qytetit “Drenica” ne Skenderaj,po e shfate nje mbremje dramin e Josip Reles “Ik,Jak,ik”.Shfaqjen ate mbremje kishin ardhe ta percillnin edhe disa te komitetit.
Ne ate shfaqje luanin ,Bilall Koci,shaqir Bejta e Agim Gashi me duket ne rolin e ushtarve gjermane,kurse une e disa te tjere ne rolet e partizanve e te populates civile.
Ishte nje Skene kur ushtaret gjermanet ashper torturonin popullaten civile,e cila zgjati bajagi shum,kur papritmas prapa skenes vjen drejtori I kultures e na thot.
Ngutuni e shtini partizanet ne skene,e le ti ndjekin gjermanet ,se na u kajn nana.Aata te Komitetit jan ketu duke e shikuar shfaqjen,e mos po na qojn ne burg me I lan ma gjat.




AS QE E KAM NJOFT NDONJEHER


Njefar Uka I Kotorrit kishte qene teper I fuqishem,dhe kah shkonte lavdrohej per te bemat e ti.Kur kishte shum njerez lavdrohej dhe thoshte se me duart e tije e kishte kap per mjekrre dhe ia kishte thyer koken per lisi njefar qetniku qe kishte qene ne ze ,me noken “Gollubi”,kurse te gjithe e din se ai po genjente.
Nje dite me nje vendas te vetin,derisa po ktheheshin nga Skenderaji, ne fshat nga larg shohin dy automjete te policies ,dhe po e pyet bashke udhetarin e vet/
A thu cka paskan ardhe policia.Kend po e kerkojkan a din.
Aiiiiiiii more Uke.Kam harru me t’kalxu se jane ardhe me e kerkua ate si e ka vra at qetnikun/Gollubin.
Mos more.
Po valla kishin marr vesh krejt si e ke mbyt ti dhe kan ardhe.
Mos more.Shko more burr e thuaju si as njoft e as nuk e kam pa kurre,se le ma e mbyt si hiq se hiq.





DY VETIT E QENIT


Shum gjera qe na i thoshte babi ne ode,ndjese paste,kur ishim vem me te,me kujtohen edhe sot. Pos qe me kujtohen,shum gjera me kan dalur ashtu si me thoshte,qka me ben te kuptoj se ai i kishte perjetuar keto qe me heret,pasi i ka dijtur me aq hollesi.
Qeni i ka dy veti,na thoshte.Eshte I mire se ruan oborrin,paralajmeron se dikush kercnon te vjedhe e te tjera,qe vlersohen siveti te mira.
Pore e ka edhe anen tjeter te keqe,sepse nje sterf(coftine) te tane, mundohet ta haje vetem vete,pa e lene kend te i ofrohet e ta shuaj urine,edhe pse e di se nuk mund ta haje te teren vete.Dhe kjo ia humb vetit e mira qe i ka. 




MERAKLIA I KAFESE DHE PORDHA E KALIT


Dy tre veta nga nje kutund,iu hipin kualve me shku ne miqesi.Kur dalin ne koder te Palacit,njeni se merakli i madh i Kafese nisi e po ben.
Oh,oh,oh,oh.Ku me knaqi era e kafes krejt bre.
Ku po ia nen eren ej,-e pyti njeri.
Po pjek dikush kafe ne Abri( shtate apo tete kilometra larg nga aty),e m’knaqi era e mire.
Kur shkuen pak metej,kish pas pordhe kali,e meraklia i kafese nisi e po ben:
Hue,hue,hue,hue,hajmedet bre.
Po çka ke,i thote njeri nga bashkudhetaret.
Eu bre.E sosi kfen,e dogji krejt he medet,e e po i vjen era shkrum. 





No comments:

Post a Comment