Radio Vlera


2015/03/26

TREGIME DHE MESELE NGA ADEM ADEMI

Adem Ademi
THUMBI 

ADEM ADEMI


ANI HASAN, PO QYSH E PATE EMNIN ALLAHILE ?!

Një i njofshëm i imi. para 40 viteshë ,mundohej të dilte në penzion para kohe ( si i sëmurë prej nervave).Mjeku i nervave e kishte mbajtur një kohë bukur të gjatë në pushim mjeksor,por i thot :duhet të qendrojësh edhe në spital të nervave për një kohë .
Pritova shumë,por me që i kisha hyrë asajë rruge,duhej quar deri në fund.
Kur hyna në spital u vendosa, me erdhen po thuaj të gjithë të smurtë, që vërtetë ata ishin të smurë. Shifej një gëzim i madh të ata, që u shtuar edhe një antar i ri.
Nuk kishte më vështirë së i shnoshi me qendruar në mesin e të smurëve !
Njëri po thusaj në çdo gjysmë ore me pyste "Ani Hasan,po qysh e pate emnin allahile"? Une i thojësha Hasan. Ahaaa, mirë shumë Hasan.
Ditën tjetër kur u mësuan me mua,filluanë të me ngacmojnë,duke më hjekur plisin, mi kapnin veshtë ,që besa edhe ndonjë shkelm në fillim të vogël dhe shkonin duke e rritur dhe forcuar, sikur e kuptonin së unë nuk isha i smurë.
Mendova ç'farë të bëjë dhe kur me erdhën për vizitë,e pash së gruaja ime e kishte një gjilpanë të cilën ja morra dhe fillova e i therrësha tinëz nga pak e u thojësha unë kam rrymë.
I diciplinova aq shumë,sa që edhe ekipi mjeksorë,filluan të befasohëshinë sa të degjueshëm i bëra,duke menduar së ilaqetë po kanë efekt !
Ah ! Sikur të kemi edhe tani HASANIN,ndoshta do i diciplinonte edhe politikajtë e tanishëm,por këta janë trashur (mbajur) aq shumë, sa që do duhej një therrcë speciale,sëpse gjilpëra nuk do u mjaftonte !!!


O ZOT MOS MA MERR PER GABIM !

I kishte pasur njani tre djemë : Rrahmanin;Rrahimin edhe Kahrimanin.
Plaku (baba i djemëve) sa herë që u falte e fillonte namazin (lutjën) me :Bismilahi Rrahmani e Rrahim dhe vazhdonte me dovë (lutjet) tjara.
Djali i vogël Kahrimani e kishte vrejtur së emniin e ti; nuk po e përmendte as një herë,andaj kur u rrit e u ba burr i kishte thanë babait:
Ti po lutesh vetëm për këta dy djemtë: Rrahmanin e Rrahimin, kurse për mua kurr nuk po të nijë kah lutesh!
Babai u përpoq të bind së lutjët e namazit duhet të bahen kështu si po i bajë unë,andaj ty nuk është e parapame me të përmend .
Një ditë Kahrimani ,para së të fillonte namazin babai,ishte ulur në një qosh të odës, e kishte marrur sopatën dhe e mbante në prehen.
Babai kur e pa së puna ishte tepër rrezik,e filloi namazin me :Bismilahi Rrahmani,Rrahim e Kahriman dhe ju lut Zotit,o Zot mos ma merr për gabim, së sot jam i detyrum të lutem kështu nga djali i vogël i cili po me ruan me sopatë, dhe me ka detyrue që të lutem edhe për Kahrimanin.



KALI I BASHKALLAKUT !

Një familje kur ndahen e ndajne pasurinë,por një kali e lanë pa e nda, që sipas nevoje me e shftytëzuar të gjithë së bashku.
Për fat të keq së cili që qohej i pari e mirrtë dhe kryentë ndonjë punë ,nga një herë ndoshta edhe të kot farë. Por sa e kryenin punën e lëshonin në fushë le të shkoi kah të dojë.
Kështu zgjati tërë verën,por kur erdhi dimëri,prap e lëshonin për jashtna dhe nuk kujdesëshinë për të ushqyar:
Ngjitë e mos qitë (puno e mos ushqe)aq shumë u dobesua,sa që ngordhi nga uria dhe të ftphtit.
Edhe mua po me duket së Kosova e gjorë është bërë si kali i bashkallakut


IBISH BROJA

Vëllai im Fatmiri është mahitqar (hajgaregji) i madh .
Tregonte një ditë tregu në Skënderaj, një djalosh shiste CD-ja dhe e kishte lëshuar një CD të Ibish Brojës me zë bukur të lartë.
Me që e pelqejë muzikën folklorike,shkova aty pranë të ndëgjoi ndoshta është ndonjë CD e re për të blerë. Aty afër qëndronte këngëtari i mirënjohur Ibish Broja,i cili ishte ndalur dhe e përcillte një këngë të inçizuar në CD të veten.U afrova afër këngëtarit dhe po i thëm bukur me ngërmim: "Ndërroje këtë CD e qite naj tjetër tallava së na keni lodhur me qit Ibish Brojën.
Shitësi i CD-ve ,mendonte së nuk po e njoh Ibishin dhe po përpiqej të me bënte me didje së Ibishi ishte afër meje,por unë ju ngërmohesha shitësit të CD-ve edhe më fortë.E shiqoja Ibish Brojën i ndërronte pamja e fytyrës pa ndërpre dhe mendova së mjaftë e kam nërvozuar, ju afrova e përshëndeta për dore ,duke i thënë "Tungjatë jeta Oooo Baca Ibish". U afrua dhe me kapi përqafe e me tha:" Vallahi bre djal hala qishtu kush nuk ma ka ba .Veq koke i ri,i madh dhe i fuqishem e nuk kuxofta me te nis,qaq qe me ke idhnue".Atëherë edhe unë i thash,po e dijësha së ju këngëtarët jeni të menqur e nuk me katrroheni ,së as unë nuk të kisha ngucur kaq fortë" !


TA KAM SHIT MURRICEN E JO KRALICEN !

Një fshatar i Prekazit e kishte qitur një lopë për të shitur n'treg në Skënderaj.
Lopa dukej e mirë e racës autoktone "Busha" .
Një blersi nga Rezalla i pëlqen lopa dhe e pyet sa qet tamel në ditë lopa o mik?
Paj vallahi të unë po i qet deri 8-9 litra në ditë.
Hujdisen në pazar dhe e merr lopën i Rezallësi.
Pas nja një muaj ditësh, del i Rezallësi prap në treg të Skënderaj dhe duke e lypur shitësin e lopës e gjën.
I thpt: "More burr me patë thanë që lopa i qet në ditje nga 8-9 litra tamel, e të unë nuk po qet ma tepër se 5-6 litra" !
Shitsi i lopës e pyet:"Prej kahit je miko"?,jam prej Rezalle. fillon me qesh nga pak dhe i thot: "Miko unë ta kam shit murricën (lopën që kishte emrin murricë) e jo kralicën (vendin ku kishte kullotur lopa ) ".
Ty miko kunrej ku po e kullotshe murricën n' ato bokrrina,ku veq ufllat e leprit rritën,tepri po te qitka !


GRUAJA E MENQUR

Në një fshat e kishin pasur xhaminë në mes . Afër xhamisë, një grua shumë e bukur e kishte pasur shtëpinë.Sa herë hoxha hypte në minare për të thirrur ezanin e ngucte gruan.Gruaja për veq që kishte qenë e bukur,kishte qenë e menqur dhe e moralshme.Por hoxha pa ndërpre e ngucte ,prandaj grueja filloi të frikohët së po e vrejnë hoxhën duke e ngucur e mendojnë së edhe gruaja ka hile në ato punë.Andaj një dite e bindi burrin,duke i thënë së do ishte mirë të thërrasimë hoxhën për një darkë me që e kemi shtëpinë këtu aëf xhamisë.
Një ditë, burri e njoftoi hoxhën së e pretë për darkë.
Gruaja për veq ushqimeve të tjera,kishte zierë edhe ve dhe i kishte ngjyrosur me ngjyra të ndryshme.Kur u këthya darka,u sollën ushqimët në truesë (sofër), u sollën edhe vetë e ziëra dhe të ngjyrosura me ngjyra të ndryshme.Hoxha kishte qenë edhe i menqur,prandaj e kuptoi së gruaja është e menqur dhe e moralshme.Sëpse për mes veve të ngjyrosura,ka dashtur t'i tregoi hoxhës së gratë janë të njëjta si vete e ziera,por vetem gezhoja mund të jetë ngryshe.
Me këtë ka dashtur t'ia tërhjek vrejtjën hoxhës,hiqu këtyre punëve e këtheju gruas tuaj, së të gjitha gratë jemi të njëjta.
Prej asajë nate,hoxha ishte sillur mirë në minare !!!

1 comment:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
    * magji dashurie
    * magjitë e tërheqjes
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    * Fito çështjen gjyqësore
    * magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
    *thyen obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    * infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    * magji llotarie
    * magjitë e fatit
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420

    ReplyDelete