![]() |
Agim DRENICA |
Agim DRENICA
S'KA HESAP*!!!
(Dialog mes dy vëllezërve gjatë verës -n'pushim,
njeri jeton n'atëdhe tjetri në mergim.)
DULI : Si jeni , vëlla?
HULI : Veq sa s'kemi vdekur hala!
DULI : Punët si i keni me idare?
HULI : Të gjitha i kemi , veq s'kena parë!
DULI : Pse s'e ke punuar arën?
HULI : S'ka hesap se paguan as plhun e farën!
DULI : Pse s'po e mbanë një lopë t'jep tambel e viq?
HULI : Aiii, me mbajtë lopë s'ka hesap hiq!
DULI : Po me hy n'punë , hiq s'po ta rrokë?
HULI : S'ka hesap me punu për 200 euro rrogë.
DULI : Më falë që të lodha më këto dokërra!
HULI : Ami vëlla të paktën nja 500 kokrra*!
DULI : S'po di a me t'i dhanë t'ima a 500 kapë...
Po s'po t'i jap hiq , se as unë s'kam hesap!!!
Hesap* = llogari
Kokrra*=euro
No comments:
Post a Comment