Radio Vlera


Monday, April 18, 2016

Tregime satirike nga Hajrush Idrizi

Hajrush Idrizi

KOHA E DILINXHINJVE

-Po, pi nizetes sene e teri hinën parizanët, isha koxhobash (kryeplak) i katunit Kashkallë.Nejse, erdhën partizanët,mue nuk m’i vetën dajtë, m’ë qitën pa kapuq.Tash nisa me u merzitë,bile u bana vesveseli . Ma marrke menja se nuk ka bir nane qi munet me ardhë në venin tem . Thojsha vetmeveti “nashta Duli munet me ba naj sen,ama nuk ka idare,se kmeti duhet me pasë grazhdin e fortë a, si njeri asht shumë i drejtë,Limi ka idare,ama, asht pis njeri. Nuk ban –hiq s’ban”.
Kur, qe, ni natë u thirren katuni ne ni tubim,ku u dashke me u zgedhe kryetari i katunit. Mue nuk më thirrën. Prita e prita tekteri u derdh tubimi. Masi u shkepen mileti, e nala Jahën.
-He , Jahë,shka bate?
-E zgedhem kryetarin,- ma priti Jaha
-Hajde, per hajr,ka?
-Xilin,Xilin e banem kryetar.
- Jo ishalla, jo!,-i piskata.
-Po ishalla po,-um bertiti .
-Haj medet për Kashkallën shka e paska gjetë! Po qysh more jav piu sorra ment e e zgedhtë bash Xilin! A e din ti se shka kam pas hjek me ta? Dilingjiu ma i madh u kan e edhe asht.E din more se shka ka pas hjekë kovaçi me kët pis. Jaaa, gja nuk paskeni ba. Jazëk ju koftë!
-Aiiii, baci Xhah, sen nuk po dishe:
Sot asht koha e dilinxhive, e rakixhive, e kumarexhive , e hajnave…, Sot ata e kanë marrë hyqmin dhe kan me na grah kah e kan piken e qejfit. Ti, mshile gojen se sahora të shkalin hu gardhi.



ME KOSË TA PREU KTHIZËN 
- Tash, ngoje tezen mirë!
Ishte vakti i qurshijave, se, na, pasha tezën, nuk i kemi ditë datat e as mujtë. Qeshtu, me qurshija, me t’korrme, me Shmitër e Shingjergj. I qova gjanë në mengez dhe nisa pe ha do bukë kur, dikush foli se Sala koka shumë e smutë. Unë nuk prita as ni dakik. Me bukën në dorë u nisa drejtë e te Dada. Mrrina shumë shpejtë se nuk ishte qaq larg, pe din ma edhe ti. Hina te dada. Si m’pa, e pashë, u gzue dhe menihere më tha ” hajt bre vlla, mrrimi do qurshija e legmi buztë se flaka po don me m’dalë.
Menihere hypa n’qurshi, i theva nja dy kalavesha dhe hina mrena e ja shtrydhësha qurshijat në buzë. Flaka i dilte. Qazimi u sillke nëpër oborr. Kanihere u afrojke e kqyrke dhe u largojke. Dada naj bani me dije se e kanë kapë dhimtë e lindjes. Baba yt kish shku e i kish thirrë dy plaka, abën Hatë dhe abën Rabë. Besa, ato erdhën menihere. U fola me to qysh asht adeti. Aba Hatë e muer vesh se po fillon lindja, m’u drejtu: ”Hajt djali jem dil perjashta, se kto janë punë granimi. Si të lenë thmija të thirrmi, e dina qi e ki motër “. Unë deshta me fol dishka po ajo nuk m’i veti dajtë, ma ngjiti për krahu ” hec, dil jasht!”, më qiti. Shkova ner hije të qurshisë e nisa me ju lut Zotit për dadën me e kurtalisë me t’mira, me ia falë ni djalë e të jet me ymer se dy të parët, Fahmiu e Zenuni nuk i rrnuen as ka ni vjet. Nuk e di se sa nejta atje kalli vet se baba yt nuk nejke me mu se ai i ka dite hesapet e mija. Nejse! Dikur e njeva ni poterë, ”për hajr, për hajr! Djalë, djalë!” Bile e nijta edhe zanin tan tu kajtë. Pak pa shku te dera, aba Rabë doli me ”përhajr o birë!, Zoti naj fali ni djalë”. Unë pa e vet kërkan hina mrena, e pashë dadën shumë të gezueme po, të pashë edhe ty në duert e nunës Hatë. Të lau në ni legen, të qiti në kokërr shpine në ni qarshaf t’pelhurt, nxori pi shervete ni kosë t’a kapi kthizën dhe me Bismilah, fëëësht t’a preu kthizën me kosë (!), nxori edhe ni pej te kuq e edhe këtu, me Bismilah ta lidhi kthizen. Ti nuk e nalshe vajin bash hiq. 
-Po qysh mos me kajt oj teze! Më dhimke kthiza. Me kosë ma, -i thash pak si me shaka, por, m’u bë sikur më dogji kërthiza. Po, po, bash më therri.
-Ani de, s’u ba nami. Qe shyqyr, shnosh e mirë je, -ma ktheu, ama nuk munda ta hetoja qeshte apo qante.
-E, qysh kesh tu t’kallxue, shumë shpejtë u dha haberi. Erdh edhe Qazimi, plot u mush shpija. Unë hale nejsha te gratë. Aba Rabë më tha ”hajt djalë te burrat!”. Unë i thash ” jo se kam edhe pak punë: Djalit du me ja lan emnin. Ma merr menja se dada nuk ma prishë, a dadë?”-, e pveta. Ajo nuk mujti me folë po me krye m’a bani me shej se pajtohet: 
Ngoni ju gra, ngo edhe ti dadë, ngoni edhe ju burra anenaj, këtij djali qi naj fali Zoti sot, unë po ja ngjes emnin tem,emnin Hajrush, qi une e majta gati se nizet vjetë për hatrin e babës e të nanës teri ne këtë dakik. Nipi i jem e bajtë emnin me shnetë e u baftë iqin vjetë, kurse unë pi ktina dakiki po ju kallxoj tetanëve se unë nuk jam djalë por jam qikë.Qikë jaaaam! Pi kti dakiki du me veshë dimi e pshtjellak, du me vnu shami, ani pse jam pa flokë.Plisin, tirqit, shokën e xhurdinë po ja la nipit tem. I bajtë me shnet! Këtë punë e bana me izën e babes qi i kish pas thanë dadës: “Djalë kemi thanë, djalë ka me metë, teri në kysmet”. Pra, pi qituhit po i kallxoj babës se qëtu koka kanë kysmeti. 
Boll maaaa! 
Plakat meten tuj ba, Allah, Allah, Subhanallah!




BISHTI I NGJITUN NUK RRI, I YTI NUK HIQET

Zemra e shehrit tem, Ferizajt, bitevi u nryshue . Këtu pari tash nuk livritë kurrënifarë kerri. Pi komunës e tekteri te Xhamija e Madhe asht ba alamet kafehane. Tash, ka nisë me u nxe koha, e tanë mileti po dalin, po hungjen neper shkami e po rreziten si dhentë e mitilafta.
Sot, dola edhe unë. Tuj hecë, pi shoh nja tre pleq , ishin hungjë ne ni shkam dhe kishin nisë ni muhabet të shtirë.Njanin pi tyne e kam bash jaran dhe e pashë me minasip me u nalë e me folë me ta. Masi u folëm, i nguca me pike të kastit.
-Ku e patet muhabetin, mos e nalni,ama, mos piskati sikur mu kanë ne mulli .
- Qyshë mos me piskatë, allahile? A pe sheh far zamaini ka ardhë? Parija e miletit tonë janë que arza, e ja kanë nisë, pa fije ftyre me ju ngjit bishta atyne qi s’kanë , e do -do, po jav kputin bishtat atyne qi kanë. Lamsh hesapi,-më tha njani. Unë u bana kishe nuk p’e di se shka asht tuj thanë.
-Ky, (jarani jem de) kcei thik përpjetë.
-Shka pot kerset ty kjo puna e bishtave?! Kush e ka bishtin, ka me i metë aty, e kush nuk e ka, ani se ja ngjesin, nuk i rri bishti pa e pasë, o mezhnun!
-I rrin, i rriin!
-S’i rrin jo, s’i rin!
Jo bahet, jo s’bahet, plasi sherri,sa qi nisen edhe me u sha.
-Ngom mirë! Du me jav kallxu ni mesele qi mu m’ka ba vaki,- foli ky jarani jem.
Bekë Kashkalla më tha,Haq, duhesh me ardhë me mu,shkojna në Vjehricë te qika, demek te dhanrri ,me bujt nja tri-katër netë.Nejse, nuk ja prisha, shkuem në Vjehricë.Dhanrri nuk ish qillu aty, po, qika e Bekës u gëzu, na shtini në odë pa u vonu e kalli zjarmin dhe menihere naj poqi kafet . Beka, tuj e pi kafë, pe kqyrë qikën dhe po knaqet me zollllekun e saj. Hala pa i pi kafet, hini dhanrri në odë dhe edhe ky na priti mire sa s’bahet. Beka e ka pasë gojën pa kapak. Nisi e po i thotë dhanrrit:
-O Musë, nuk e di qysh t’ra hise qika jeme bre nanën ta ladrofsha! Kjo u kan duft me kanë burrë, me vesh tirq, shokë e xhurdi ,e ti, me i veshë dimijat e m’u ba grue.
-Po vallahine babgjysh,bash qashtu asht.Edhe unë e kam pa qi kjo duhet m’u kanë burrë. Bilum natë për natë, po munohna me ja ngjit ket bishtin tem, po nuk pi rrin bre babagjysh.
A munesh me m’ nimu naj sen ne kete mesele?
-Ah, bir bre, ma lujte nanën.Boll mire m’a bane. Jooo. Bishti i ngjitun nuk rrin ; bishti yt nuk hiqet,




QESI MUSAFIRË ARDHËSHIN PËR NATË

Baba i ni jaranit tem i ka shumë marak musafirët.Ni natë,ni far pishpiriki, shkon kajstile me bujtë. Plaku i doli përpara dhe me “mirë se të prunu Zoti” e shtini në odë. Pa u vonue, ja pjeku ni kafe dhe ja krisen muhabetit.
-Kah te patem or djalë dhe i kujna je?-e pveti odaxhiu.
-Pi Vjehrice,jam i biri i Rrahës.
- Po Rraha, i kujna u kanë?
- Rraha u kanë i Monit.
- E dini pse t’ veta për babgjyshin.
-Jo valla, nuk e di.
-Para do ditëve, na pat ardhë ni musafir, qeshtu sikur ti. Kur e veta per emnin e babgjyshit, me tha, ”nuk e di valla, jam kan i vogël kur ka pas dekë”. E tu idhnova ore lum miku, veq qi nuk i thash qu, e baje bishtin.
-Kurgja nuk paske ba ore axhok. Atina u kanë duftë me ja qitë opangat e me i thane, ”qyre deren e oborrit, hup e sytë mos t’i pafsha kurrë!”. Ai njeri qi nuk i din bile pasemdhetë shokë (paraardhës) të vet, haram asht me ja dhanë bukën.
Plaku ja nguli sytë e pe kqyrë me habi.
-Qe axhok, unë po t’i kallxoj me renë ne familjen teme , kush i kujna u kanë.Të thash, 1. Unë jam i Rrahës, 2. Rraha, i Monit, 3. Moni i Qemës, 4. Qema i Nurës, 5. Nura i Dikit, 6. Diki i Males, 7. Mala i Selamiut, 8. Selamiu i
Tafilit, 9. Tafili i Tatarit, 10. Tatari i Pajës, 11. Paja i Muratit, 12. Murati i Malit, 13. Mali i Shpatit.
-Kadale djalo, tash po m’ doket ja dhae shpatit,- nuk pati qare pa gufue plaku.
- Jo axhok, jo nuk po ja japi shpatit, por tashti kam mrri ne kohen para ardhjes se Turkut te na. Atehere, emnat jav kanë pas ngjitë shyp, ty po t'doket se po t' rrej. Jo jo. Ngo hala!: 14. Shpati i Gurit, 15, Guri i Kuqit, 16. Kuqi i Bardhit,… a po don hala?
-Jo, boll!. Të lumtë biro! Qesi musafirë ardhëshin për natë.E, po t ‘ tham edhe ni sen: Mun nanën ja ladrofsha atina qi nuk e neron musafiri

No comments:

Post a Comment