![]() |
IMRI MUSLIU |
Humor nga :
Imri MUSLIU
SHKARKIMI PREJ INTERNETIT
-Shka je tu ba o birë n’kompjuter qe katër sahat, pa u lujtë prej venit?
-Jam tu u marrë me ngarkim-shkarkim, o gjysh!
-Qyshë bre ashtu! Hamall a?!
-Shka ashtë ai hamall, o gjysh! Nuk po t’marr vesh!
-Na i kena thanë k’tyne here hamall, atij që ngarkon e shkarkon.
-Na i thojmë donlladim k’saj pune, po shqip i thojnë shkarkim!
-Po, po e mora vesh. Njejt po i ardhka. Hamall që shkarkon prej internetit!
BSHTI I NGJITUN NUK RRI, I YTI NUK HIQET
Zemra e shehrit tem, Ferizajt, bitevi u nryshue . Këtu pari tash nuk livritë kurrënifarë kerri. Pi komunës e tekteri te Xhamija e Madhe asht ba alamet kafehane. Tash, ka nisë me u nxe koha, e tanë mileti po dalin, po hungjen neper shkami e po rreziten si dhentë e mitilafta.
Sot, dola edhe unë. Tuj hecë, pi shoh nja tre pleq , ishin hungjë ne ni shkam dhe kishin nisë ni muhabet të shtirë.Njanin pi tyne e kam bash jaran dhe e pashë me minasip me u nalë e me folë me ta. Masi u folëm, i nguca me pike të kastit.
-Ku e patet muhabetin, mos e nalni,ama, mos piskati sikur mu kanë ne mulli .
- Qyshë mos me piskatë, allahile? A pe sheh far zamaini ka ardhë? Parija e miletit tonë janë que arza, e ja kanë nisë, pa fije ftyre me ju ngjit bishta atyne qi s’kanë , e do -do, po jav kputin bishtat atyne qi kanë. Lamsh hesapi,-më tha njani. Unë u bana kishe nuk p’e di se shka asht tuj thanë.
-Ky, (jarani jem de) kcei thik përpjetë.
-Shka pot kerset ty kjo puna e bishtave?! Kush e ka bishtin, ka me i metë aty, e kush nuk e ka, ani se ja ngjesin, nuk i rri bishti pa e pasë, o mezhnun!
-I rrin, i rriin!
-S’i rrin jo, s’i rin!
Jo bahet, jo s’bahet, plasi sherri,sa qi nisen edhe me u sha.
-Ngom mirë! Du me jav kallxu ni mesele qi mu m’ka ba vaki,- foli ky jarani jem.
Bekë Kashkalla më tha,Haq, duhesh me ardhë me mu,shkojna në Vjehricë te qika, demek te dhanrri ,me bujt nja tri-katër netë.Nejse, nuk ja prisha, shkuem në Vjehricë.Dhanrri nuk ish qillu aty, po, qika e Bekës u gëzu, na shtini në odë pa u vonu e kalli zjarmin dhe menihere naj poqi kafet . Beka, tuj e pi kafë, pe kqyrë qikën dhe po knaqet me zojllekun e saj. Hala pa i pi kafet, hini dhanrri në odë dhe edhe ky na priti mire sa s’bahet. Beka e ka pasë gojën pa kapak. Nisi e po i thotë dhanrrit:
-O Musë, nuk e di qysh t’ra hise qika jeme bre nanën ta ladrofsha! Kjo u kan duft me kanë burrë, me vesh tirq, shokë e xhurdi ,e ti, me i veshë dimijat e m’u ba grue.
-Po vallahine babgjysh,bash qashtu asht.Edhe unë e kam pa qi kjo duhet m’u kanë burrë. Bilum natë për natë, po munohna me ja ngjit ket bishtin tem, po nuk pi rrin bre babagjysh.
A munesh me m’ nimu naj sen ne kete mesele?
-Ah, bir bre, ma lujte nanën.Boll mire m’a bane. Jooo. Bishti i ngjitun nuk rrin ; bishti yt nuk hiqet,
(Hajrush Idrizi)
KAM ARDHË ME MARRË NJI DUPLLO DIPLLAMË!
Kish ardhë nji axhok n’shkollë teknike n’Ferizaj, kish hy te sekretari e bërtitke sa mujke:
-Kam ardhë me e marrë nji dupllo dipllamë!
Sekretari ish kanë tu i thanë se nuk ka diplomë dupllo, po ai nuk marrke vesh kurrqyshë. Dikur i rash n’fije. E luta me dalë jashtë vetëm dy minuta, se nuk dojsha me folë me sekretarin n’prezencnën e tij. Tani i thash:
-Ata ja kanë lypë diplomën dupllikat, po k’tij ju paska përzi e po thotë dupllo!
Keshi nji herë t’madhe, dulë e thirri, edhe ja bani gati duplikatin e diplomës.
-Axhë, e g’zofsh-I tha! Qe dupllo dipllamën! Bile edhe vulën e ka dupllo. Nja poshtë, nja nalt!
Axha duel jashtë i g’zuem që tash me “dupllo dipllamë” ka me e marrë pensionin me rritje!
BEJTË MITROLOZI
Ish kanë njifarë Bejta që kish pasë problem me gazna, edhe ja kishin pas lanë emnin Bejtë Mitrolozi. N’kohën e Aksionit t’Armëve që njihet n’popull si koha e Rankoviqit, e kishin thirrë milicia me e dorëzu mitrolozin. E kishin pas ba për dyshek tu e rrehë, deri sa e kishin marrë vesh punën e tij.
Masanej, Bejta kish pas thanë:
-Po ja u la amanet, mos me lanë emna pa lidhje, se po hankshe dajak pa lidhje!
ÇKA ASHTË INFLACIONI?
Gjyshja e vetë mesën.
-Shka ashtë bre qeky inflacioni?
-Nuk po di qyshë me t’kallxu oj gjyshe, por po e marr nji shembull. Ti vet ke thanë se k’tyne here kur shkojshin burrat n’pazar, kryejshin punë me dy voe, e tash qat punë nuk mujnë me e kry as me dhetë! Qeky ashtë inflacioni.
-Valla n’koftë qashtu, boll keq te koka!
N’VEN T’ILAÇEVE, KISHIN PAS PI DUHAN
Dy pleqë bajshin muhabet:
-A po e sheh o Ibish, krejt paret po na shkojnë tu ble ilaçe? A thu, ku i kanë harxhitë paret pleq’t k’tyne here, kur nuk kanë pi ilaçe?
-Ata n’ven t’ilaçeve kishin pas pi duhan! Qaty i kanë harxhitë paret.
-Ma bre?! Na kishe mos me pi ilaçe e kemi lanë duhanin, po kurgja nuk paskemi ba! Apet ma mirë ata me duhan e pa ilaçe, se na me ilaçe e pa duhan!
SHTIRË E KENA ME E GJETË UDHËN E ZOTIT!
Mbramë në OXYGEN ishte mysafir profesor doktor Rasim Bejtullahu. Te unë qëlloj nji mysafir, edhe për mos me m’pengu me e përcjellë emisionin, i thashë:
Rasim Bejtullahu ashtë njeri i zoti e nuk ban pa e ngu shka po thotë. Krejt e njohin si Ajnshtajni i Kosovës.
Filloi emisioni. Besim Dina i bajke pyetje, e ai shpesh nuk përgjigjej. Dikur m’tha mysafiri jem:
-A për qet njeri m’thojshe se ashtë i meçëm a?
-Po-i thashë! A po e sheh çfarë përgjigje po ep?
-Qy, qy-ma ktheu! Unë po e shoh çfarë përgjigje nuk po ep! N’koftë kanë Ajnshtajni sikur qeky, kurgja nuk te koka kanë as puna e Ajnshtajnit! Djali jem që e kam n’shkollë fillore, me e vetë qeshtu dishka, përgjigjet hala pa e vetë mirë, e ky po thotë: Nuk di unë, se për këto gjana nuk di shkenca! Kqyre ni here! Nuk po di vet, e po thotë, nuk po ditka shkenca e sodit, që nuk le gja pa ditë!
-E more jaran-ia ktheva! Na jena m’su me i ngu politikajt e analistat që flasin e nuk e dinë shka janë tu thanë! Ky flet me argumente shkencore, po kur ta thotë fjalën t’k’qyrë n’sy, e ata kurrë nuk t’qyrin n’sy, se zaherë po kqyrin n’fun t’filxhanit t’kafes e po na flasin me sheja t’fallxhorëve edhe t’gabelicave që shkrinë plum për t’m’syshë! Për qata, shtirë e kena me e gjetë udhën e Zotit!
No comments:
Post a Comment