![]() |
Adem ADEMI |
Një kusheri nuk ka qenë punëtor i mirë, e ka pasur një arë afër malit të cilën e kishte mbjellur me grurë e nuk e kishte thurur mirë.
Kishin hyrë dhitë e një fqiu e ja kishin ngranë kallinjët e grurit.
Kur fillon me e fshi grurin, shtrega kishte shkuara në gjystë e ende nuk ishte mbushar as një thes me grur !
Kusherini bëhet merak së po e rrjedh grurin maqina fëshiesë dhe po e qonë në kashtë, apo në byk, dhe fillon me bertitur:
- Ooo ku met drithi bre ?!
Një Rrahimi i kishte pa dhitë shpesh në arën e tij, i thot:
- Drithin e kanë hangër dhitë e Dibranit, ditë për ditë janë hy në arë. Nuk je në humbje veq ti o kojshi, në humbje asht edhe maqinëxhia që po fshinë kashtë e nuk ka me marrur kokërr të ujemit.
EU POBRATIM BRE !
Njëherë një familje kishte qenë në hasmëri me një familje tjetër dhe iu kishte ndërprerë besa.
Një mashkull i familjës që ishte në hasmeri me familjën tjetër duhej të shkonte të një mik dhe e thërret pobratimin me e përcjellur në menore dëri të miku.
Vie pobratimi dhe nisën bashkë, tue shkuar rrugës e pyet pobratimin:
- Allahile bre pobratim me ba e me na dal hasmi çka banë?
Pobratimi i thotë : - ja nisi e kajë !
Eu pobratim bre ! - unë të thirra për burr të fortë e me qinrue, së për me kajtë e vajtue, i kam dy motra e një nanë, kanë me kajnë ato, që gurë e dru kanë me i shti n'gjynah
TI JE NIP I XANËVE TË POLACIT
Një herë në një dimer të ashpër e me shumë borë, kishte dalur axha Hasan në oborr dhe e kishte pa rejën evetë tue u përpjekur me i nxjerrur drutë në tubën e druve në oborr që i kishte nxënë bora dhe nuk mujke me i nxjerrur.
Vetë plaku ishte shumë i moshuar dhe e dinte së nuk mundet me i ndihëmue, andaj hyn në odë dhe i thot djalit:
- Dil bre bir e nimoi grusë tane, së ish tue u munue me i nxjerrë drutë me ndezë zjarmin e shtëpisë me gatue e nuk po mujke.
Djali , për tu mahitur me babain i thot:
- Babë, e ti a i ke nimue nanës tëmë najherë me nxjerrë e me shkurtue dru ?
Jo bre bir, së unë jam nip i mehoviqe të Prekazit ju kam ga dajëve, ata nuk bajnë punë të grave !
Ti je nip i xanëve të Polacit. Xantë edhe me i pa dikush kah i bajnë punët e grave nuk ja u sheh për të madhe.
Qu shko e nimoj grusë, nxirri drutë e shkurtojë.
EDHE SOT MOS PAQ KU ME E SHTI
( Për orët e vona)
Nëvitet tetëdhjeta i mësoja vajzatë e rritura nëpër BL të Skënderajit në ushtrime ushtarake dhe në ditën e funfit i dërgonim për të gjuajtur në shejë me pushkë me municion të zjarrtë.
Isha duke i mësuar vajzatë e BL të Klinës së Epërme dhe për të shkuar deri të popligoni i gjuajtjës në Zmiq (lokalitet në mes Skënderajit dhe Mitrovicës) i dërgonim me autobus.
Vërtetë autobusi ishte i mbushur për plotë me vajza dhe disa ishin ulur edhe në haubën e autobusit (lloj i vjetër i autobusave) dhe tue udhëtuar, shoferi i autobusit po u thotë vajzave që ishin të ulura mbi haubë:
-Shtynu bre vajza ma nej se nuk pa kam ku me shti qitë farë (mendoi për ndërruesin e shpejtësive).
Unë e kisha afër një vajzë e cila ishte e lirë në bisedë dhe i thash ngadale për të mos me ndëgjuar shoferi, thuaj:
-Edhe sot mos paq ku me e shti, kurrë në netën tanë nuk ke me e shti ! - ajo ju drejtue ashtu si e mësova.
Kur e kuptuen vajzatë tjera, filluanë me qeshur, gjithashtu edhe shoferi u skuq, me qe nuk e kishte thënë me qellim dhe ishte tepër serioz .
ME VINTE INATI ME HETUE SË E KAM NDËRPRE GREVËN E URISË
Kishin shkue në mal me marrur dru djemtë e axhës Asllan. Ngarkojnë shumë dru dhe tue ardhur rrugës u thehet qerrja.
Kur e kupton axha së e kanë thye qerrën hidhërohet shumë sa që, nuk kishte ngranë darkë edhe pse e lutin shumë.
Dikur natën e merr urija dhe shkon ngadale në shtëpi me kërkue të gjejë diçka për të ngranë.
Nuk e ndez as dritën, dhe nëpër terr tue kërkue rrëxon diçka e bëhët zhurë dhe e ndëgjon djali i tij Limani. Zbret me të shpejtë për të shique kush ka hy në shtëpi pas mesit të natës, kur e shef së është ai, i thot: - çka po banë o babë kështu nëpër terr ?!
Po lypi diçka në mujsha për të gjetur, së jam pak uni e nuk po me merr as gjumi .
Me ndëzur dritën thash po me shifni e me vinte inati me hetue së e kam ndërpre grevën e urisë.
KE KUJDESË E MOS E TEPRO
---- a n e k d o t ë ----
Pak vite pas Luftës së Kosovës, shkova të një i afërm i imi dhe duke biseduar me pyeti për djalin e tij me të cilin jetonim në të njejtin qytet në Gjermani, së për afërsisht sa i ka të ardhuratë mujore, unë i tregova.
Me tha: - e paska rrogën e madhe, është dashtur mem dërguar më tepër pare !
E pyeta sa po të dërgon? - me tha nga 500 marka për çdo muajë.
I thash: - mjaftë po të dërgojëka !
Qysh more boll 500 marka, rrogën e paska 3.000 marka ?!
Unë ia tregova shpenzimët duke filluar nga qiraja rreth 1.500 marka, këto 500 marka që t'i dërgon ty për çdo muaj dhe të tjera shpenzime, por nuk bindej dhe kërkonte që unë të ndikoja për të ia rritur dërgesën mujore së paku në 700 marka !
Atëherë ia tregova anekdotën:
Një i varfër kishte kërkuar gjithëmonë prej të tjerëve.
I varfuri një ditë e kishte takuar një njeri të mençur dhe e pyet:
- pse jam kaq i pa fat dhe me shkoi jeta tue lyp ?!
I mençuri e kishte dërguar të disa qeshme të cilatë nga i njejti burim rridhnin ujë ndryshe: disa më tepër e disa më pak, kurse njëra rridhte fare pak ujë, dhe i thotë:
- ky është fati yt, nuk ke fat më tepër.
I varfëri mendoi dhe pas një kohe këthehet të qeshmëja, e merr një shkop druri e shtin në vrimën e gypit të qeshmës për të hapur rrjedhën e ujit më tepër. Shkopi i thyhet në gyp, mbyllet gypi i rrjedhës së ujit të qeshmës fare !
Pastaj unë i thash: - ke kujdesë e mos e tepro, së po e mbyll edhe këtë rrjedhë të ujit sado që po të duket pak. Më mirë le të rrjedh kështu, së po e mbyll krejtë si ai lypesi.
I afërmi edhe pse ishte bukur lakmiçae kuptoi dhe me falendëroi për këshillën e dhënë përmes kësaj anekdote dhe u pajtua me 500 markatë që i vinin rrregullisht për çdo muaj deri sa ishte në jetë
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha me ish-të dashurin tim, isha aq i traumatizuar pa trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të fuqishëm, doktor Ediomo. , pasi i tregova për situatën time ai bëri gjithçka që ishte e mundur për të parë të dashurin tim të kthehej tek unë. Në fakt, pasi bëri magji, ish i dashuri im u kthye tek unë në më pak se 48 orë. Ish i dashuri im është kthyer duke u lutur dhe duke më premtuar se nuk do të më lërë më. 3 muaj më vonë u fejuam dhe u martuam dhe jemi të lumtur bashkë. Nëse keni edhe ju të njëjtën situatë ose situata të tjera sfiduese. Kontaktoni Dr Ediome. Ai është shumë i fuqishëm në marrëdhëniet e tij;
ReplyDelete* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
* Fito çështjen gjyqësore
* magji për t'i bërë debitorët të paguajnë menjëherë
*thyen obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
* infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magjitë e fatit
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shumë zotëri që ma ktheve përsëri ish të dashurin tim email-in tuaj: drediomo77@gmail.com ose telefononi/whatsapp: +2349132180420