Radio Vlera


Monday, November 5, 2012

Poezi satirike nga Irfan Cana

IRFAN CANA




















NËNSHTRIMI I QEVERISË

Qeveria në vend 
udhëhiqet pa krye, 
do t'mbahet n'mend 

për shumë arësye.

Vendi i lërë batall
thelluar në krizë,
mizën e bën buall
buallin e bën mizë.

Me ndërkombëtarë hjeku
në kthetra të grimit,
që nga fillimi e ndjeku
vesi i nënshtrimit.

çkado që i thanë rend
atë kanë aprovuar,
s'kishte fuqi n'mend
për t'kundërshtuar
.




BANKAT TONA




Në këtë kohë shoh
hujet e pavarësisë,
dikush veten ngrohë

dikush zhytet n'krizë!

Hapen kudo bankat
me shpejtësi veriu,
shumohen si këpurdha
që mbijnë nga shiu!

Nisin t'japin kredi
me inetres të lart,
i gjori ai që s'di
fundin e ka t'qartë!

Ato s' i kontrollon
gati se askush,
ligji s'funksionon
korrupsion sa t'du'sh!

Po deshe të hollat
aty t'i deponoshë,
sillen sikur bollat
s'mund t'i kuptosh!

Ofrojnë kamata t'ulta
për disa herë,
thonë:Kushtetuta
aktet i ka nxjerrë!

Ashtu rrjepet populli
fare pa mëshirë,
ngjyra krejt u doli
qeveria bën sehir!

Në t'zezë me vite
bankat po punojnë,
kur koca u mbet n'fytë
rresht bankrotojnë!


Kur në fund befas
veprimtarinë ndërprenë,
shpejt gjejnë ndoj'shkas
kursimtarët n'baltë i lenë!

Humbet i gjithë kursimi
me dhjetra miliona,
kërkend s'e rrok dënimi
për gabime tevona!

Nga shumë mashtrime
shpesh na dhemb kr'eja,
na mungojnë investime
dhe vende pune të reja.


-Punojmë pë të rinjtë!
thonë me plot gojë,
kjo është veç një flirt
që kush s'do ta dojë!



PSE NUK KEMI MEND 





Një natë vonë
rrija zgjuar,
koka mendon
e dëshpëruar!


Kohë të gjatë
mendoja kot:
-ç'është ky fat?
pyesja dot.




Kah mos kjo
mendja shkon,
përgjigje ajo
vrik kërkon!




Pyetjet shkasin
për prapësira,
vëndin e ngulfasin
shumë mjegullira!




S'jemi si të parët
stepemi n' vend,
veprojnë shqiptarët
fare pa mend!










DEKORIMI I REKTORIT




Para ca kohësh dëgjuam n'televizion
Rektori Mujë Rugova dhuratën fiton.

Dhuratë të madhe e përplot me vlerë
që kush gjer tani s'ka fituar asnjëherë.

"Honoris Korupsion" është ajo bre vëlla
për udhëheqje të "urtë" bërë që ka!

Ca mijëra euro morri pagë shpërblim
që tek studentat nxiti shumë trishtim.

Drejtë me thënë nuk ishte veq ai
por edha ca derkucë afër tij.

Lëpijnë e lëpijnë... kush s'i trazon
kështu kjo punë n'Kosovë shkon.


Dhe në kokë vrik mendimi m'u shpalos:
Mirë bënë studentët që e kanë ngjyrosë!

Ata shumë butë me atë janë sjellë
është dashtë sytë me ia nxjerrë.

E le të sheh gjithë bota mbarë
te ne si ndahet shpërblimi universitarë!



KËRKOJNË SHPËRBLIME PËR DËSHTIME


Gjithkund këto ditë qytetarët flasin
n'kërkesa të çuditshme kudo po hasin.


Shumë institucione bënë yrysh me shkrim
nga MAP-i kërkokan për veti shpërblim.

Sepse me pagën që tani e gëzojnë
planet e veta s' mund t'i realizojnë!

Pikësëpari Gjykata Kushtetuese ia nisi
shpejtë një letër me kushte e qëndisi!

Pastaj punëtorët e Universitetit,policisë
u ankuan se po e prekin pragun e varfërisë.

Këshilli Gjyqësor,Oda e veçantë bashkë reaguan
Njësia e Auditimit, e Zyra e Prokurorit n'zë u ankuan!

Pyet njerëzia:ç'janë harlisur këta ustallarë
na leni të qetë,zbutni ato fjalë?!

Thonë pensionistët e varfër dhe të rinjtë:
-Këtyre kërkesave duhet t'u thehen brinjtë!

Nuk janë të kënaqur me paga që i kanë rrum
po ne që s'punojmë,e jetojmë n'bodrum?!

Le të ndërpritet urgjentisht kudo kjo lojë
edhe me atë rrogë,ka kush t'i zëvendsojë!



Kërkujt s'i vret ndërgjegjja për të tjerë
qytetarët e varfër rrapllojnë n' kontejnerë!

Këto gjëra ç'i duhen shtetit demokratik
dikush barkun plot,e dikush kocën n'fyt?!

Institucionet tona bënë shumë dështime
e tani për mos punë ,duan shpërblime!



-Mos e kanë dallashë?thotë Hoxha e një murg
shpërblimi duhej t'ishte-drejt e në burg!


Ky do të ishte apeli ynë me vend
me këto kërkesa,na luajtën mendë!

N'Kosovë s'respektohet ligji e Kushtetuta
çështjet jetësore,qeshen me batuta!


Se gjer kurrë kjo punë do të shkojë
gjithë po e thirrim zotin ,të na shpëtojë!



NEPOTIZMI NË KOSOVË

Ca vite me rradhë nëpër Kosovë
nepotizmi,shumë ka marr hov.

Gazetat vend pune shpallin vërtetë
por ajo te ne, është veç formalitet.

I ujdisin kushtet n' konkurs për mrekulli
personin e gjejnë,veç mungon fotografi.


Mjer për atë që nuk ka kërkend
në punë të hyj,duhet t'presi n'rend.

E nëse provon të ankohesh diku lartë
përgjigje s'fiton,një kohë të gjatë.



Lutjen tënde e fërfëllojnë në shportë
të presish përgjigjen e ke vërtetë kot.

Kur kandidatin n'punë e pranojnë
tye atëherë me letër t'njoftojnë.


Befasohesh,hidhërohesh shumë rëndë
me kësilloj sjelljeje,t'luajnë mëndë!

Kush s'bën përpjekje ta flakë këtë dukuri
anëekënd Kosovës,veç po bën kërdi.


Kurse në anën tjetër,në çdo seminar
thirren n'demokraci,si fjalë të parë.

Vajtojnë skamnorët, trishtimi i ka rrok
n'Kosovë po mbret'ron,varfëri e fortë.


Gjer ku do t'na çoj kjo udhëheqësi
veç zoti i madh,atë mund ta di!




DALLAVERAT NË SHËNDETËSI


Këto ditë n'Kosovë flitet me habi
për dallaveret e bëra në shëndetësi!



Me tona barnat me afat të skaduar
nëpër depot janë gjetë të blinduar!


Se si ka ardhur gjer te kjo dukurii
kërkush i gjallë të tregoj nuk di!

E në anën tjetër pacientëve të shkretë
u thonin përherë;"barëra s'kanë mbetë"!

Pacientë të varfër e shumë të sëmuar
ditë të rënda fortë kanë përjetuar!

ç'është më keq dhe më pikëlluese
udhëheqësit s'marrin,masa ndëshkuese!


Mik pas mikut,e shok pas shokut
gjithë i binin,lumit,patokut!..

Pyet njerëzia n'çdo skutë te sokakit:
-ç'u bë me betim të Hipokratit?!

Ata që me popullin e varfër janë tall
duhet dënuar,aty më s'ka fjalë!

Edhe diplomat që u kanë dhuruar
me plotë të drejtë duhet anuluar!

Ashtu të veprohet në shtetin e drejtë
në të kundërtën,na dalin mendë!


Duke shikuar Këto brezi i ri
për ne do t'flas,zi e më zi
!




MOS THUAJ,O ATDHE


Ti o atdhe mos thuaj t'harrova
sot ca vargje për ty i shkrova!



I shkrova që të të përkujtojë
gjithë rinia përjashta t'shkoj!

Të mbetën pleqët edhe gratë
që gjithë ditën rrinë ratë!

Pinë kafe dhe fallxhojnë
kohën e rinisë e përkujtojnë!

Sharje t'rrepta prajnë përditë
sepse s'dinë kah m'ia ngjitë!


Ka humbur vullneti e patriotizmi
gjithkah është shtrirë parazitizmi!


Kërkush nuk këqyrë si të punojë
por shokun,mikun, si ta mashtroj!



Gjithë bota përralla për ty tjerrë
që po e trason rrugën n'ferr!


Kur të bish në kokër t'shpinës
priti armiqtë do vinë tinës!


Me dëshirë që të të "Shpëtojnë"
hendekun më t'madh ta gropojnë!

Do të të varrosin me plot ceremoni
që të trashëgojnë, tënden pasuri!












































































No comments:

Post a Comment