Radio Vlera


2012/12/15

Humor nga Aziz Hyseni

AZIZ HYSENI




















Humor nga Aziz Hyseni





Një djalosh duke u shetitur në park sheh një plakë hipur mbi një pemë:
- Gjyshe a Red-Bulli t'bani me krahë e fluturove atje lartë, a?
- Red-Bulli jo, por ai Pit-Bulli prapa teje...



                    x               x              x


Katër shoqe që kishin kaluar së bashku pushimet verore, po bisedonin duke u kthyer në shtëpi. E para tha:
- Do t'i tregoj burrit për të gjitha ato që bëra atje.
E dyta mendoi: "Sa e guximshme që është"!
E treta mendoi: "Sa e marrë që është"!
E katërta mendoi: "Si i paska mbajtur në mend të gjithë"!



                     x               x                 x



Në autobusin përplot udhëtarë, njëri që qëndronte ulur ne ulësen e parë me një gazetë në dorë, ngrihet e fillon të bërtas:
- A ka ndonjë mjek këtu?... Një mjek ju lutem..., a kemi ndonjë mjek në autobus...?
Njëri që po qëndronte i ulur në ulësen e fundit u ngrit e u nis drejt atij që thërriste. Mezi depërtoi nëpër udhëtarë e kur iu afrua sheh këte që po e thërriste duke plotësuar fjalëkryqin.
- Urdhëroni, unë jam mjek!
- Ju lutem doktor, sëmundje e fytit me gjashtë germa ?!
.

                                   x                x                   x



Një mësuese i pyeti një ditë nxënësit se cili prej tyre dinte më së miri të imitonte ulërimën e ujkut. Një nxënës iu përgjegj se me mirë nga gjyshi i tij nuk mund t'a imitonte askush. Mësuesja i propozoi që të nesërmen ta merrte gjyshin me vete e ta dëgjonin e gjithë klasa. Të nesërmen mësuesja i tha plakut:
- A po na tregon o xhaxhi se si ulëron ujku?
Gjyshi i cili nuk dëgjonte, e pyeti të nipin se ç' po i thoshte mësuesja, kurse ai ke veshi i tha:
- Po pyetë mësuesja kur e ke bërë herën e fundit me gjyshen?
- Aaaaaaaaaauuuuuuuuuuuuuuuuu...!!!


                                 x                x                 x

- Nga një dosje (e vërtetë) gjyqësore - ...
Avokati: - A e kontrollove frymëmarrjen e tij para se t'a bëje obduksionin?
Mjeku: - Jo.
Avokati: - A e kontrollove pulsin e tij?
Mjeku: - Jo.
Avokati: - A e kontrollove rrahjen e zemrës së tij?
Mjeku: - Jo.
Avokati: - Ku e di atëherë që ai ka qenë i vdekur?
Mjeku: - E di sepse kisha përpara në një kavanozë trurin e tij të ulur në formalinë.
Avokati: - Dhe je i sigurt që nuk ka mundur të jetë i gjallë?
Mjeku: - Nuk jam shumë i sigurt; mbase është dikund akoma gjallë, duke bërë punën e avokatit.


                                         x               x               x

Në orën e gjuhës angleze kishte ardhë një inspektor i lartë i arsimit. Profesoresha pasiqë e prezentoi para nxënësve, inspektori shkoi e u ul në bangën e fundit. Sapo mbaroi me disa shënime në ditar, profesoresha u ngrit dhe shkroi një fjali në dërrasën e zezë.
- Cili nga ju do ma përkthej këtë fjali?
- Unë, u përgjegj një nxënës që ishte i ulur afër inspektorit.
- Urdhëro e dil ke dërrasa e zezë... Përktheje!
- "Çfarë vithe, nuk duhet t'i lëshoj!"
- Merr librat e tua e dil jasht shpejt ! Më falni z. inspektor për këtë incident !
Duke i futur librat në çantë, nxënësi i tha inspektorit:
- Kur nuk e dini anglishten, mos pëshpëritni tjetër herë ashtu kot !


                                          x               x                 x

Në një fshat malor një ujk bënte kërdi dhe fshatarët ranë në hall me te. U mblodhën një ditë që të bisedonin e të gjenin një mënyrë për ta hequr qafe atë. Njëri nga fshatarët tha:
- Unë do të dal në shpat e do t'a vras. Më duhet një pushkë dhe një lëkurë e lopës.
- Përse të duhet lëkura e lopës, e pyetën?
- Që ta vejë në shpinë e ujku do mendoj që jam lopë. Sapo të afrohet me m' ngrënë unë do ta vras.
E prenë fshatarët një lopë e i dhanë lëkurën bashkë me pushkë. Fshatari i guximshëm doli në maje të shpatit. U errësua dhe më nuk shihej asgjë. Dikur fshatarët dëgjuan një krismë pushke, mirëpo askush nuk guxonte të dilte e të shikonte se çka ndodhi. Të nesërmen në mëngjes u nisën të gjithë drejt vendit ku u dëgjua krisma. E gjetën lëkurën e lopës, pak më tutje edhe pushken, kurse fshatari nuk shihej gjëkundi. Dikur nga një kaqubë degjuan te vinin ca ofshama. Kur u afruan, fshatari i molisur filloi të shante me gjysmë zëri:
- Ah, cili prej juve e ka lëshue mbrëmë mëzatin, bre nanën atij...?!!!

No comments:

Post a Comment