Radio Vlera


2012/12/16

Humor nga Sabit Abdyli

SABIT ABDYLI






















Humor nga Sabit Abdyli



BOLL PASKE

Një kolege e punës mbahej se ishte e bukur. Një ditë, derisa po bisedonim, duke u pispillosur u ngreh në këmbë dhe më pyeti: 
- Koleg, sa vjet m’i kishe dhanë? 
- Asnjë, i them, boll paske!


                                    x                     x                   x    


QYSH MOTI...


Mush, i thotë e shoqja, kur e ku paske dal në fotografi me këto çika cullakija? Auuuuuu e dashun, e moçme asht kjo fotografi, kur kam qenë student me nji shok timin kem pas dal me disa turiste të hueja. – përgjigjet Mushi, bindshëm. Qysh moti, ndërhyn e shoqja, këmishën me të cilën paske dal në foto a ta bleva sivjet për ditëlindje, hë fol ?!


                                        x                  x                 x


POLICI

Çka po ban? - o pyesin Hetem policin. 
Qe valla po e groposi nji gropë të thellë deri afër qafës se me ka thanë shefi me i ba dy fotografi për letëridentifikim.


                                             x                x                  x


QE BRE KOJSHI

Mushi me një shportë të madhe hyp në maje të qershisë së fqinjit me mbledh qershia. -- Mush, Zoti t’marroftë, i thotë fqinji kur e sheh. Mushi, i zanë ngushtë, përgjigjet: 
- Qe bre kojshi, thash sa kalben, po i mbledh qeto qurshia që paskan ra për toke.


                                               x                 x                 x


JO VALLA MOJ SHOQE

Shkon gruja e bacit Lush me ia çue drekën burrit. Kur ofrohet te fabrika e tullave, e pyet roja:
- cilin po e kërkon?
 Burrin tem Lushin, ja kam prue drekën, asht përmbi krejt punëtorët. 
Jo valla moj shoqe, veç përmbi ty asht Lushi se, këtu në vend të punës asht punëtor si krejt të tjerët.    


                                                  x                x              x


KAM FSHEHUR NJË BRI BUALLI

Mushi i sëmurë në shtrat, por dy djemtë e tij nuk kujdeseshin sa duhej për te. Një ditë i thërret djemtë veç e veç dhe ju thotë. Kam fshehur një bri bualli me dukat. Sa të shkoj për atë botë mund ta gjeni te rrënja e mollës, por për ketë asnjë fjalë askujt sa jam në jetë. Pas kësaj djemtë kujdeseshin më mirë. Ditën kur vdes Mushi, djemtë turr e vrap te molla. E nxjerrin bririn dhe brenda bririt asnjë dukat, por vetëm një letër në të cilën shkruante; Kush u le djemve (trashëgimtarëve) pasuri, ky bri bualli i hyftë në prapanicë.


                                                      x                 x                x


CILAT DUESH

Matma një kilogram mollë, i thotë shitësit, Mushi.
- Cilat i do, e pyet shitësi, këto paksa të kuqe apo këto tjerat të bardha. 
- Cilat duesh, s’ma nin mue çfarë ngjyre kanë, unë i qëroj kur i ha!



                                                          x                   x                x


BOLL E KA...

Letrën që po ia shkruante familjes nga ushtria Mushi në fund të gjithë shokëve me emër u bënte të fala nga njëmijë herë, vetëm Ifuzit dhjetë herë. Mush, pse e ndave ketë Ifuzin prej të tjerëve, e pyet shoku i tij. Boll e ka dhjetë herë Ifuzi se i poshtër e dilenxhi madh është!- përgjigjet ai.

No comments:

Post a Comment