Radio Vlera


2012/12/14

Vargje humoristike nga Rrahim Sadiku

RRAHIM SADIKU





















VARGJE HUMORISTIKE
 NGA RRAHIM SADIKU



PAPAGALLI


Më tha një papagall:
Shko rrugës tënde,
Me mua mos u tall.

Ishte i vogël
Fliste lirisht,
Luante me bisht!

“Unë as të pashë,
Fol më ngadal,
O papagall!”

Po ai:
Mos u tall, mos u tall, mos u tall…
U lodha e eca sa më larg.
Fare nuk u ndal ai papagall!




NË LUMIN NIL...

“Hë, pa guxo e dil”
- i tha gaforrës
një krokodil!

Gaforrja heshti,
dukej krejt urti,
eci prapa me diplomaci.

Nili vazhdoi tutje!
Krokodil e gaforre
as që i vuri re…

Kjo e zemroi krokodilin,
andaj: pllac, me bark
u hodh mbi Nilin…

Barku i dogji
si i prekur me spec, 
gaforrja u hodh tutje,
e trullosur keq.

Mendaj qetësia 
ra mbi Nil!
Duket bënin gjumë 
gaforre e krokodil!
















ARIU I BARDHË NË FINLANDË


Ariu i bardhë Siberian
brodhi polin anembanë!
I lumtur pyeti
nga Grenlanda
“Që nga këtu
sa mbanë Finlanda!?”
“Afër edhe mund të jetë -
i foli dreri bripërpjetë!
Por, nga ajo tokë na ndanë
Shumë i ashpëri oqean!
Oqean dhe shumë u lig,
që gllabëroi një “Titanik,
e ka emrin Atlantik…
Janë mandej ngushtica, dete,
nëse shkon,
s’më ke me vete!”
“Nisem vet o miku trim,
ti nuk di not, lundrim….”
U nis ariu 
nga Grenlanda,
gjatë pushoi
te Islanda
rrezet e gjetën
nëpër santa,
derisa dëgjoi:
”Kjo është Finlanda!”
Pastaj njërit,
i tregoi në besë:
“Këtu kam një mikeshë!”




ROSA DHE ROSAKU


Sapo e pa rosa:
Si u prish koha, 
Ia filloi vajto e vajto:


Jemi ngujuar,
Krejt të robëruar,
U bë akull kudo!

E thirri rosaku:
Eja e lahemi me borë,
Ori mendjehollë!

Ga ga ga rosa,
Ga ga ga rosaku
U dëgjuan në fushë e mal!

Erdhën nga anë e anës!
O sa vallëzuan,
Gëzimi nuk u ndal:

Erdhi palloi,
Ashpër i shikoi:
A keni marrë leje për fastval!

Ga ga ga rosa,
Ga ga ga rosaku
Nuk u kuptuan dot!

Ashtu edhe u ndanë
E më nuk flasin,
Që atë ditë e sot

No comments:

Post a Comment