Radio Vlera


2013/01/22

AFORIZMA AUTORIAL NGA AGIM METBALA

Agim Metbala


















DHJETË AFORIZMA 

NGA AGIM METBALA

_____________________________________




- Shumë deputetë, parlamentin e shohin si cirk, 

andaj përpiqen të bëhen sa më shumë cirkuzant!



                                      x                 x              x            


- Personi që u ikën lokaleve publike dhe ndejeve 

kolektive, s'i ka la borxhet!



                                     x                x               x


- Dita e re, pa kusht se do të agoj, por kujdes se si do 

të të takoj!


                                       x                 x              x


‎- Kur talenti bashkëdyzihet me punën, lindin veprat 

e mëdha!


                            x              x                x


‎- Çdo politikë që krijohet me iluzione e në anën 

tjetër mbrohet me dhunë, do të shuhet në mënyrë 

më tragjhike!


                            x               x                x


‎- Shumë deputetë, parlamentin e shikojnë si sfilatë 

mode!


                             x               x                x  


‎- Ballkani është sikonopi me shumë nyje, për t'i 

zgjidhur këto nyje, duhet të angazhohen politikanët 

e durueshëm!


                              x              x                 x   


- Pos njeriut të drejtë, sot në Kosovë, çdo njeri mund 

të gjej vehten!


                               x             x                x


‎- Edhe i marri edhe i mençuri, vuajnë nga sëmundja 

e njejtë - përbuzja!


                                  x             x                x 


- Ai i cili bënë shumë plane natën, pak apo fare nga 

to do t'i realizoj ditës!

2013/01/20

HUMOR NGA SABIT ABDYLI

Sabit Abdyli





















TY TË RRAHIN KRAHËVE

Një koleg i imi punëtor i mirë, por edhe krenar e rrahagjoksë. Një ditë më ankohet se ka dhembje në gjoks dhe nuk ndihej mirë. Sigurisht i them, duke i ra gjoksit tënd për çka do send, tash ke dhembje dhe mund të kesh pasoja. Kolegu tjetër afër tij, administrator, ndërhyri, unë po kam problem me shpatullën e majtë dhe nuk i bie vetit kurrë. Jo ti, nuk i mëshon vetës, ketë e di, por ty të rrahin krahëve të tjerët kur ua kryen punën me të njohshëm.





TI MA PASKE KALUAR

Derisa mbante mësim Nasradin Hoxha dikush prej prindërve ia bie peshqesh një tepsi me bakllavë. Ndërkohë e thërrasin për një punë urgjentisht hoxhën. Nxënësit i porosit Nasradini, kjo bakllavë është e helmuar të mos provoj kush se helmohet. Njëri prej nxënësve merr një copë bakllavë e ha dhe të tjerët duke parë se bakllava nuk është e helmuar i vërsulën të gjithë, duke lënë tepsinë të zbrazët. Ndër kohë i njëjti nxënës në xhepin e palltos (xhybës) së Nasradinit ia merr briskun dhe duke luajtur ia thyen. Me të hyr në klasë Nasradini e vëren tepsinë e zbrazur. “Kush…?!” – pyet Nasradini. “Unë hoxhë efendi, unë, i thotë nxënësi, duke dënesur (qa). E mora me mpreh lapsin dhe pa dashtë e theva briskun, desha të helmohem me bakllavë prej turpit që ta theva briskun, por bakllava nuk me bëri gjë. Sa e panë të tjerët se bakllava nuk është e helmuar i ranë të gjithë dhe e hëngrën.” “Ulu, i thotë Nasradini, ti ma 
paske kaluar.





KËQYRE SE DAKIKUN NUK E LUEN



Në kohën e Jugosllavisë socialiste vjet për vjet për ditëlindjen e kryetarit Tito organizoheshin gara sportive. Në fushën e volejbollit më caktuan ta referoj ndeshjen mes dy fshatrave. Mushi, kryetari i rinisë së komunës, para se të nis ndeshja m’u afrua, duke më thënë: Sa po shoh ti nuk paske sahat, qe merre sahatin tim se ti duhesh me mat kohën. Faleminderit shoku kryetar, por volejbolli luhet me seta, jo me kohë, i them. Ani de, këqyre se dakikun nuk e luen, ma ktheu dhe duke mbajtur kokën lart , shkoi u ul ne karrigen e rezervuar për te në mesin e personaliteteve të tjerë të komunës.




LEJE DJALI NËNËS

Mushi me gruan e djalin në restorant pasi drekojnë e thërrasin kamerieren për të paguar. Paguajnë dhe po dalin. Sa e vërejti kamerierja se e kanë lënë një qebap tunxhi pa e hënger, e thërret djalin, çuni, çuni, merre ketë qebap, haje se te rritet bilbilushi. Me të dëgjuar këto llafe nëna, e lut djalin, leje djali nënës, le ta ha babi!




SHKRUEN SI ME KAMBË


Në gjimnaz nxënësit i notonim sipas periodave. Tre mujori i parë, i dytë etj. Goni sa merrte vesh se pyesja nxënësit nuk hynte në orë. Një ditë e zura dhe po i them: Hajde Goni, vetëm ti ke mbetur pa u notuar. Ngadalë pa ia përmend mungesat se nuk doja ta çorientojë, i parashtrova pyetje nga letërsia . Shoku prapa tij ia hapi fletoren dhe Goni ashtu në këmbë mundohej të lexonte, por shumë ngadalë e me ndërprerje. Fletoren kur e shfletonte e vëreja në xham të dritares. Shkova drejt tij dhe prisja të përgjigjej. Goni i zënë ngushtë me fletoren në dorë, që nuk ishte e tij, u arsyetua se nuk ishte i përgatitur ... Nejse, i them, për periodën tjetër mbetët të shohim dhe ia qes në ditar dy njësha (duhej përfunduar nota). I revoltuar Goni u ngreh në këmbë dhe...
Profesor, pse dy njësha? 
Njërin njësh Goni që nuk dite të përgjigjesh, kurse të dytin që nuk dite të lexosh. 
Ku me lexue profesor, shkrimin e Demes, shkruen si me kambë?!




2013/01/17

DY POEZI SATIRIKE NGA DIBRAN IDRIZ GASHI


Dibran Idriz Gashi














DJALI I INTERNETIT
(Facebook-u)

Ah, more Fejzbuk,
shumë njerëz i lë duduk.
Shumë për mend i lë jetima,
tuj t'dasht ty u bënë viktima.

Fejzbuk, o djal i internetit,
si nuk po i ndahesh miletit?!...
Kur ata janë me ty,
harrojnë vedin me ushqy.

Ti i lodhe shpirtërisht,
mendjën ua bëre dhallë.
Kanë harrue të punojnë,
fizikisht po degradojnë.

Fejzbuk, në ty fundosen,
fëmijë, të rinjë, pleq, burra e gra.
Mjer mileti fukara,
se i zuri taksiarti,
s'po dijnë nga ti me u nda.

U lidhen të shkretit me ty,
shajnë, vrasin, lendojnë e lavdojnë.
Ç't'ju vje në gojë e thojnë,
njëri tjetrin sakatojnë.

Tradhtarit i thojnë patriot,
patriotin e quajnë tradhtar.
Me fjalet e tyre bëjnë pazar e zarar,
të gjithë thirren n'interes kombëtar.

I lum kombi për këta djem dai,
që n'Fejzbuk shesin azgani.
Qojnë mesazhe me 'komente',
e me 'share' bëjnë komplimente.

Njëri tjetrin komplimentojnë,
se në 'chat' shumë bisedojnë.
Punët e botës i rregullojnë,
veç të vetat i harrojnë.

Të gjitha i dijnë,
asgjë nuk harrojnë.
Politikën ditore konsumojnë,
debate t'zjarrta për te zhvillojnë.

Fejzbuk, i biri internetit,
çka i bëre kështu miletit?!...
edhe fëmijës i more mentë,
më mirë ta kishin hanger qentë.

Në Fejzbuk lidhen dashuritë,
shfaqen inatët e mëritë,
simpatitë e antipatitë,
mjer kush me ty ka me u rrit.

O Fejzbuk, i biri internetit,
mjer ne çka i bëmë vedit!...
U lidhem me ty, kemi përfundu,
lehtë qenka te ti me hy,
e shumë vështirë me u largu.

S'po di a je djali i internetit,
apo djal i dreqit!?...
Me zinxhir na ke lidh,
e s'po na le me u zgjidh.

d.i.g-a
17 janar 2013, Drenas






PUNËT N'RROTË ?!



Dikush qesh,
e dikush qanë!...
Rrotë mbi rrotë,
punët u banë!?...

Thonë u deh,
e u ba rrotë.
Nxjerr fjalë nga goja,
e nuk di ç'thotë!...

Ish i zoti,
Rrotaman koti.
Lavdohet, shtrydhet e fryhet,
e i zi i shkon moti.

Se punët mbrapsht i shkojnë,
Rotat mbi stupc i fluturojnë.
Luaje macë kryet e bullit,
kësaj meseleje i thojnë.

Dikush, dikend e quajti,
Rrotaman, burr i zoti,
se Roten dijti ta sjellë,
të tjerëve u erdhi me vjellë.

Rrota historike na shkeli,
vaj halli ç'na gjeti,
ka me e pague mileti,
veç Rrotamadhi u lidh ngjeti.

M'bani Rrotë, e bana Rrotë,
fjalë krekosje e grindaveci.
Të dyve Rrota sipri na hipi,
u skuqem e u bamë si speci.

Rrotë mullini t'baftë Zoti,
ti pabesinë mue me ma luejt.
Rrotës tande i erdhi radha,
e kurr mos t'ardht rendi me bluejt.

Rrota nuk po ta qon,
se namin e kishe ba.
Je i lig prej takati,
edhepse ta don ketë farë zanati.

Të lumtë Rrota ty,
qenke trim e djal dai.
Nuk po ndijshe për pengesa,
s'po t'ndalka asgja qe besa.

Lodhshem po hecka e shkreta,
si qerrja me tri rrotë.
Asht i ka dhe punët e veta,
s'ka takat, e nuk ia del dotë.

Rrotë i banë punët e Kosovës,
politikaj, deputet e qeveritarë.
Mbi Rrota druri e lëvizin,
janë gadi t'ia thejnë kurrizin.

Mileti i kqyrë me sehir,
pozitarët e opozitarët.
Rrotën e s'amës po ia luejnë,
për me u ngi të dy palët.

Na i ruaj o Zot, Rrotat,
se n'to hypin bosat.
Fluturojnë e qafën e thejnë,
tue kujtue se po shkëlqejnë.

Rrota ashtë shumë e keqe,
për njerëzit kokë teneqe.
Rrota ashtë shumë e mirë,
për njerëzit e dlirë.

d.i.g-a

Motivuar nga shkrimi i mësuesit Dardan:Çka është rrota?
17 janar 2013,
Drenas