![]() |
Agim Metbala |
DHJETË AFORIZMA
NGA AGIM METBALA
_____________________________________
- Shumë deputetë, parlamentin e shohin si cirk,
andaj përpiqen të bëhen sa më shumë cirkuzant!
x x x
- Personi që u ikën lokaleve publike dhe ndejeve
kolektive, s'i ka la borxhet!
x x x
- Dita e re, pa kusht se do të agoj, por kujdes se si do
të të takoj!
x x x
- Kur talenti bashkëdyzihet me punën, lindin veprat
e mëdha!
x x x
- Çdo politikë që krijohet me iluzione e në anën
tjetër mbrohet me dhunë, do të shuhet në mënyrë
më tragjhike!
x x x
- Shumë deputetë, parlamentin e shikojnë si sfilatë
mode!
x x x
- Ballkani është sikonopi me shumë nyje, për t'i
zgjidhur këto nyje, duhet të angazhohen politikanët
e durueshëm!
x x x
- Pos njeriut të drejtë, sot në Kosovë, çdo njeri mund
të gjej vehten!
x x x
- Edhe i marri edhe i mençuri, vuajnë nga sëmundja
e njejtë - përbuzja!
x x x
- Ai i cili bënë shumë plane natën, pak apo fare nga
to do t'i realizoj ditës!
No comments:
Post a Comment