Radio Vlera


2013/01/20

HUMOR NGA SABIT ABDYLI

Sabit Abdyli





















TY TË RRAHIN KRAHËVE

Një koleg i imi punëtor i mirë, por edhe krenar e rrahagjoksë. Një ditë më ankohet se ka dhembje në gjoks dhe nuk ndihej mirë. Sigurisht i them, duke i ra gjoksit tënd për çka do send, tash ke dhembje dhe mund të kesh pasoja. Kolegu tjetër afër tij, administrator, ndërhyri, unë po kam problem me shpatullën e majtë dhe nuk i bie vetit kurrë. Jo ti, nuk i mëshon vetës, ketë e di, por ty të rrahin krahëve të tjerët kur ua kryen punën me të njohshëm.





TI MA PASKE KALUAR

Derisa mbante mësim Nasradin Hoxha dikush prej prindërve ia bie peshqesh një tepsi me bakllavë. Ndërkohë e thërrasin për një punë urgjentisht hoxhën. Nxënësit i porosit Nasradini, kjo bakllavë është e helmuar të mos provoj kush se helmohet. Njëri prej nxënësve merr një copë bakllavë e ha dhe të tjerët duke parë se bakllava nuk është e helmuar i vërsulën të gjithë, duke lënë tepsinë të zbrazët. Ndër kohë i njëjti nxënës në xhepin e palltos (xhybës) së Nasradinit ia merr briskun dhe duke luajtur ia thyen. Me të hyr në klasë Nasradini e vëren tepsinë e zbrazur. “Kush…?!” – pyet Nasradini. “Unë hoxhë efendi, unë, i thotë nxënësi, duke dënesur (qa). E mora me mpreh lapsin dhe pa dashtë e theva briskun, desha të helmohem me bakllavë prej turpit që ta theva briskun, por bakllava nuk me bëri gjë. Sa e panë të tjerët se bakllava nuk është e helmuar i ranë të gjithë dhe e hëngrën.” “Ulu, i thotë Nasradini, ti ma 
paske kaluar.





KËQYRE SE DAKIKUN NUK E LUEN



Në kohën e Jugosllavisë socialiste vjet për vjet për ditëlindjen e kryetarit Tito organizoheshin gara sportive. Në fushën e volejbollit më caktuan ta referoj ndeshjen mes dy fshatrave. Mushi, kryetari i rinisë së komunës, para se të nis ndeshja m’u afrua, duke më thënë: Sa po shoh ti nuk paske sahat, qe merre sahatin tim se ti duhesh me mat kohën. Faleminderit shoku kryetar, por volejbolli luhet me seta, jo me kohë, i them. Ani de, këqyre se dakikun nuk e luen, ma ktheu dhe duke mbajtur kokën lart , shkoi u ul ne karrigen e rezervuar për te në mesin e personaliteteve të tjerë të komunës.




LEJE DJALI NËNËS

Mushi me gruan e djalin në restorant pasi drekojnë e thërrasin kamerieren për të paguar. Paguajnë dhe po dalin. Sa e vërejti kamerierja se e kanë lënë një qebap tunxhi pa e hënger, e thërret djalin, çuni, çuni, merre ketë qebap, haje se te rritet bilbilushi. Me të dëgjuar këto llafe nëna, e lut djalin, leje djali nënës, le ta ha babi!




SHKRUEN SI ME KAMBË


Në gjimnaz nxënësit i notonim sipas periodave. Tre mujori i parë, i dytë etj. Goni sa merrte vesh se pyesja nxënësit nuk hynte në orë. Një ditë e zura dhe po i them: Hajde Goni, vetëm ti ke mbetur pa u notuar. Ngadalë pa ia përmend mungesat se nuk doja ta çorientojë, i parashtrova pyetje nga letërsia . Shoku prapa tij ia hapi fletoren dhe Goni ashtu në këmbë mundohej të lexonte, por shumë ngadalë e me ndërprerje. Fletoren kur e shfletonte e vëreja në xham të dritares. Shkova drejt tij dhe prisja të përgjigjej. Goni i zënë ngushtë me fletoren në dorë, që nuk ishte e tij, u arsyetua se nuk ishte i përgatitur ... Nejse, i them, për periodën tjetër mbetët të shohim dhe ia qes në ditar dy njësha (duhej përfunduar nota). I revoltuar Goni u ngreh në këmbë dhe...
Profesor, pse dy njësha? 
Njërin njësh Goni që nuk dite të përgjigjesh, kurse të dytin që nuk dite të lexosh. 
Ku me lexue profesor, shkrimin e Demes, shkruen si me kambë?!




No comments:

Post a Comment