![]() |
Dibran Idriz Gashi |
DJALI I INTERNETIT
(Facebook-u)
Ah, more Fejzbuk,
shumë njerëz i lë duduk.
Shumë për mend i lë jetima,
tuj t'dasht ty u bënë viktima.
Fejzbuk, o djal i internetit,
si nuk po i ndahesh miletit?!...
Kur ata janë me ty,
harrojnë vedin me ushqy.
Ti i lodhe shpirtërisht,
mendjën ua bëre dhallë.
Kanë harrue të punojnë,
fizikisht po degradojnë.
Fejzbuk, në ty fundosen,
fëmijë, të rinjë, pleq, burra e gra.
Mjer mileti fukara,
se i zuri taksiarti,
s'po dijnë nga ti me u nda.
U lidhen të shkretit me ty,
shajnë, vrasin, lendojnë e lavdojnë.
Ç't'ju vje në gojë e thojnë,
njëri tjetrin sakatojnë.
Tradhtarit i thojnë patriot,
patriotin e quajnë tradhtar.
Me fjalet e tyre bëjnë pazar e zarar,
të gjithë thirren n'interes kombëtar.
I lum kombi për këta djem dai,
që n'Fejzbuk shesin azgani.
Qojnë mesazhe me 'komente',
e me 'share' bëjnë komplimente.
Njëri tjetrin komplimentojnë,
se në 'chat' shumë bisedojnë.
Punët e botës i rregullojnë,
veç të vetat i harrojnë.
Të gjitha i dijnë,
asgjë nuk harrojnë.
Politikën ditore konsumojnë,
debate t'zjarrta për te zhvillojnë.
Fejzbuk, i biri internetit,
çka i bëre kështu miletit?!...
edhe fëmijës i more mentë,
më mirë ta kishin hanger qentë.
Në Fejzbuk lidhen dashuritë,
shfaqen inatët e mëritë,
simpatitë e antipatitë,
mjer kush me ty ka me u rrit.
O Fejzbuk, i biri internetit,
mjer ne çka i bëmë vedit!...
U lidhem me ty, kemi përfundu,
lehtë qenka te ti me hy,
e shumë vështirë me u largu.
S'po di a je djali i internetit,
apo djal i dreqit!?...
Me zinxhir na ke lidh,
e s'po na le me u zgjidh.
d.i.g-a
17 janar 2013, Drenas
PUNËT N'RROTË ?!
Dikush qesh,
e dikush qanë!...
Rrotë mbi rrotë,
punët u banë!?...
Thonë u deh,
e u ba rrotë.
Nxjerr fjalë nga goja,
e nuk di ç'thotë!...
Ish i zoti,
Rrotaman koti.
Lavdohet, shtrydhet e fryhet,
e i zi i shkon moti.
Se punët mbrapsht i shkojnë,
Rotat mbi stupc i fluturojnë.
Luaje macë kryet e bullit,
kësaj meseleje i thojnë.
Dikush, dikend e quajti,
Rrotaman, burr i zoti,
se Roten dijti ta sjellë,
të tjerëve u erdhi me vjellë.
Rrota historike na shkeli,
vaj halli ç'na gjeti,
ka me e pague mileti,
veç Rrotamadhi u lidh ngjeti.
M'bani Rrotë, e bana Rrotë,
fjalë krekosje e grindaveci.
Të dyve Rrota sipri na hipi,
u skuqem e u bamë si speci.
Rrotë mullini t'baftë Zoti,
ti pabesinë mue me ma luejt.
Rrotës tande i erdhi radha,
e kurr mos t'ardht rendi me bluejt.
Rrota nuk po ta qon,
se namin e kishe ba.
Je i lig prej takati,
edhepse ta don ketë farë zanati.
Të lumtë Rrota ty,
qenke trim e djal dai.
Nuk po ndijshe për pengesa,
s'po t'ndalka asgja qe besa.
Lodhshem po hecka e shkreta,
si qerrja me tri rrotë.
Asht i ka dhe punët e veta,
s'ka takat, e nuk ia del dotë.
Rrotë i banë punët e Kosovës,
politikaj, deputet e qeveritarë.
Mbi Rrota druri e lëvizin,
janë gadi t'ia thejnë kurrizin.
Mileti i kqyrë me sehir,
pozitarët e opozitarët.
Rrotën e s'amës po ia luejnë,
për me u ngi të dy palët.
Na i ruaj o Zot, Rrotat,
se n'to hypin bosat.
Fluturojnë e qafën e thejnë,
tue kujtue se po shkëlqejnë.
Rrota ashtë shumë e keqe,
për njerëzit kokë teneqe.
Rrota ashtë shumë e mirë,
për njerëzit e dlirë.
d.i.g-a
Motivuar nga shkrimi i mësuesit Dardan:Çka është rrota?
17 janar 2013,
Drenas
No comments:
Post a Comment