Radio Vlera


Thursday, February 21, 2013

Fakete Rexha DROMCA HUMORISTIKE

THUMBI
Fakete Rexha


Fakete REXHA


SHOKET E SHKOLLES


Ishin takuar nje shoqe dhe nje shok i shkolles, pas afro dyzete vjetesh. Shoku ishte lig, ishte rrezbit e prish krejte, ai fare djali qe kishte qene kur ka qene i ri. Shoqja hiq se kishte ndie. Shoku po i thote; valla bre po ta kam lakmi. Paske mbet ajo e dikurshmja me ate fytyre te bukur, me po ate gazin e rreshqitshem ne buze, po ata sy qe t'shpojne.... Cka po kujton ti? - pergjigjet shoqja, s'jam e marre une me u prish. Bile, bile, n'tepe t'krese e kam vu nje zembrek si sahati, e per çdo dite e ngrehi lekuren tenalte. Shoku e shiqon me vemendje, dhe i pergjigjet; Bre, bre, une u pyeta vetmeveti, e thashe, çka eshte kjo cope e leshit qe te paska hyp n'grope t'fytit? Si patku i kalit rranje t'qafes.


                                x                            x                           x


Kishte qene nje vajze pak si shapshalle, teveqele, e e marre sa t'dush. Iu kishte vonu kysmeti se s'e dojke kush per gru. I thojne plakat e mehalles, shko e sillu rreth koburit te filan shehit e thuj: kobur i madh, kobur i mire, banem t'hijshme, banem t'mire! Edhe shkoi kjofare teveqelja, qysh e kishin porosit plakat tri te marte. Sillej rreth koburit nga tri here e thoshte formulen qe ia kishin mesu. Kur nje dite i ra n'vesh Shabanit, te zotit te tyrbes qe vajza po vinte me u lut per me i dale kysmeti. Edhe ky fare Shabani, e qon derrasen e kuburit dhe hyne mbrenda. Vie vajza dhe po lutet: kobur i madh, kobur i mire, banem t'hijshme, banem t'mire. Kur, Shabani prej mbrenda koburit, e ndryshon zanin pak e i thote: Nuk t'baj t'hijshme, as s't'boj t'mire, pa rrase Shabani n'bire.


                               x                          x                        x


Po hyne nje student ne provim, dhe profesori e paska pas adet vete me ia dhene pyetjet studentit. Ia jep pyetjen dhe studenti i thote:
- Aiiiiiii, shok profesor a s'gjete ndonje pyetje me te veshtire a? Po kete edhe femijet e shkolles fillore e dijne!
 Profesori inatoset dhe t'ia jep nje shume me te veshtire. Studenti i thote prape:
- Aiiiiiiiiiiii, prof a po talleni me mua? Me jepni diçka me te veshtire sepse ne kete menyre ju po me zhvleresoni! Bum e profesori i thote:
- ja nje pyetje mbi demografine e Kines. Mi emeroni secilin prej banoreve te Pekinit. Studenti thote, jo nuk i di. E pra, ngrihuni , thote profesori, dhe dilni jashte e mos m'eja edhe nje vjet ne provim, asnjeren prej pyetjeve se keni dijte!. Qysh mar, i thote studenti, qysh asnjeren prej pyetjeve? E dy t'parat a i dijta? Me dy pyetje kalon.


                        x                          x                        x


Kishte qene nje burr e nje grua kohe te gjate te martuar e pa femije. Burrit iu kishte tek veq tu pi birra prej merzise derisa bahej qorrqytyk i dehur. Lyp gruas nje birr e gruaja tu e nem: oh ta zeft frymen, oh, e mbrama te qofte more zot, oh ishalla te mbetet ne fyt, oh mos ta pruft zoti me pi tjeter...etj. Deshi zoti mbeti gruaja me barre, dhe mjeku i thote se i ke treneq. Lindi gruaja, erdhi ne shtepi, ia u ngjiten emrin dhe pas disa ditesh, po vie kumbara me ba per hajr. E pyeti burrin, po si ua ke lane emrin djemeve? Shaban, pergjigjet burri. Kumbara qeshet dhe i vie mire se ia kishte vu emrin e tij djalit. Mire, pyet kumbara, njerit Shaban, e dy tjereve? Shaban, pergjigjet burri. Qysh more tre djemeve emrin Shaban? Aiiiiiiiiiii, pergjigjet burri, jam lodh me gruan. Sahere ia kerkojsha nje birre, mezi ma binte, tan tuj m'shajt, e tan tuj m'neme, tu baft e tu rrotulloft.... Keshtuqe i rash n'fije. Kur te me rriten djemte iu them: Shaban, bjerja babs nji birre! Ne vend se nji mi sjellin tri pernjehere e kenaqna tuj pi.


                       x                       x                      x


Nje nuse e re po e pret burrin çdo nate, bjere ne gjume tu qajt, qohu prej gjumit tu qajt. Nje dite po i ankohet vjehrres: oj Nane, nese ai vazhdon keshtu me mosardhje, s'me mbetet tjeter, veq ti mbledhe çaklat e mia e te shkoi te baba im. "Uh, nuse, nuse. Hajt me nonen, se burri eshte per shtate gra. Vjene ai, vjene. Bene qejf e kthehet". Heren tjeter, nusja prape po i ankohet, e vjehrra prape te njejten pergjigje: Hajt, nones se burri eshte per shtate gra! Nusja prej inatit i thote vjehrres: "Po, valla Nane, nese burri eshte per shtate gra, gruaja eshte per shtate katunde". Ku me e pa burrin prej te nesermes mbrema çdo nate n'shtepi, u zvogelu, u be i urte, i mbare qe ç'ke me te! Prej frikes mos gruaja po i .......me krejt katundin.





ZHIRAFA DHE MAJMUNI


Ishin mbledhe kafshet e egra dhe kishin vendosur te bejne nje prove. Nje here ne vjet secila kafshe me fjet me gruan e tjetrit. Te nesermen paria e pyllit te vendos a te vazhdoj kjo praktike apo te nderprehet. Keshtuqe, zgjodhen secila ke deshen per me fjete ate nate. Perveq zhirafes qe paria s'po i gjente partner. Edhe vendosen me e shti me fjete me majmunin. Te nesermen kur u zgjuan nga gjumi , te gjithe partneret fluturonin nga gezimi. Veq majmuni erdhi i deshperuar. E pyeti paria:
- He, majmun, çka mendon a duhet te vazhdoj kjo praktike apo jo? 
- Jo, une protestoj kategorikisht. Te gjithe jane kenaq neper toke, veq mu ma keni bere per inat. Jam keput gjithe naten e lume, puth nalte e q... poshte, puth nalte e q...posht.





ZOTI DHE DREQI


Njerzit e kishin lodhe Zotin me kerkesat, lutjet e deshirat e tyre prej me te ndryshmeve. Dhe, nje dite i mbledhe Zoti njerezimin ne nje lendine te madhe dhe bene te mundshmen per te mund secilin me e shnderruar ne ate qe deshironte. Dreqi, ishte mbledhe kruspull ne nje kaçube dhe po qante. Kur Zoti kreu pune me te gjithe e thirri dreqin:
- C'ke qe po qane?
- Po qaj se njerezit te gjithe i krijove si qenie fatlume, vetem mua me bere fatkeq! Perveq fatkeq edhe te shemtuar. Une, as s'kam peshe, as masa, as pamje fizike, as rritem, as plakem, as martohem as te kem familje. Me eshte merzitur jeta. Po dua te me shenderrosh ne diçka tjeter, e jo te me lesh keshtu dreq siq jam.
- Mire. Ne çka ke deshire te te shnderroj?
- Ne mulli te kafes!
- Si ashtu, ne mulli te kafes?
- Ose, mulli i kafes ose me le keshtu siq jam.
- Mire, por a me tregon çka tu ka tek, pse mulli i kafes?
- Kur t'me marrin graten'dore, me vejne ne balle te .... me bluar kafen. Tu perparu, tu perparu rreshqas deri te gropa poshte, kenaqem vete dhe kenaqen grate.





.... KREJT GRATE E KATUNDIT


Kishte qene nje burre fort i pashem, i mençem, zotni dhe me te gjitha te mirat. I njohur si dere ne shtate katunde. I vdes gruaja e re dhe e le me shume femije. Ky meqe e kishte dashte shume gruan vendos e s'martohet. Fillojne femija e po rriten, e ky çdo dite po shkon nen hije te nje molle ne livadhin e tij. Burrat e katundit nisin e ia qelin punen e marteses duke ia ofruar secili vajzen e vete. Ky refuzon e u thote se, me pas qene ime shoqe gjalle e une i vdekur ajo s'do t'ishte martuar. Katundi kur e pane se ky ishte kategorik vendosin me ia qit faqen e zeze dhe me e leçit, prej inatit. S'vonoi dhe i dul zeri se ky i ka q.... krejt grate e katundit.Ia mbyllen deren. Kurkush s'po i vie as me e pa, as po i fole kur po e shohin te molla. Djemte u rriten. Burri u plake dhe u semu per vdekje. I thirri djemte ne dhome dhe u tha: djemte e mi, une po du me vdeke. Po ua la amanet ate dekik qe t'me leshon shpirti, me m'qu e me m'vjerre ne molle. Qysh babe po do me na bo kahre? A pak na kane leçit katundi per rrena veq po do edhe ti me na qit kete marre?. I thane djemte. Une, amanet po iu la, e ju s'keni qare pa bere siq ju them. E, tash me shku e me mi thirre krejt burrat e katundit se du me ua marre hallallekun. U tha plaku djemeve. S'vonoi dhe erdhen burrat dhe po presin me hy te plaku, nje nga nje. Secili qe po hynte plaku i thoshte ne vesh: Shiqo bre burre, ma bane hallall se tana grate e katundit i kam q... veç tanden jo. Hyjshin burrat mazun te plaku e dilnin tu qesh, prej gezimit qe "veç gruan e tij nuk e ka q....". Shkuan burrat te gjithe gezueshem te shtepija. Plaku dha shpirt. E morren djemte dhe e vjerren ne molle, e u kthyen me e çele deren. Oh, s'di gja veq kur t'ia ka mesy policia katundit. E t'iu hyne krejte burrave ti bene me i shti ne lekure te dashit. Pas nje kohe u qu nje plak e tha: eh, i kemi hyp n'qafe t'shkretit e ju kemi çpife, ai vdiq me ndere, e ne u rrehem e u ba potere.


No comments:

Post a Comment