![]() |
THUMBI Thoma Duka |
THOMA DUKA
DJALI KËRKO NUSE...
Kreh baluket ditë e natë
kokën e shkretë se le rehat
perdor vajra ,xhelra e llaqe
ju bë koka porsi faqe
Tre pasqyra na i theve
me parfum tërë lagjen leve
kater palë kepuce i grise
mendjen vajzes dot nuk ja prishe
Per ty paska qënë një fat i keq
se vajza të qelloi e ftohte akull
ah i mjeri ç'ke per të heq
do pendohesh që je mashkull
Dije një ditë do dashurohesh
prandaj mos e merr me ngut
por ta dish shume do pendohesh
se nusja në shishe do të futë!!!
Një skocez me flokë të gjatë hynë në një berberanë:
- Sa bënë prerja e flokëve?
- Nëntë pens.
- Dhe ruajtja.
- Tre.
Atëherë më rruaj kokën.
Në një bar një zotëri, ka pirë disa gota dhe ka ardhur në qejf. Papritur kërkon nga barmani një letër dhe bënë llogari, e vazhdon këtë punë për shumë orë. Pastaj thotë:
- Dëgjoni miqtë e mi!Gruaja ime bënë dietë që të dobësohet. Sot në drekë më thoshte që në katër javë humbi 6 kile. E gjitha peshon 84 kile. Dhe çdo muaj do të dobësohet gjashtë kile... Ah, miqtë e mi... në 14 muaj e kam hequr qafe!
x x x
Xhoni u kthye nga shkolla në shtëpi duke qarë.
- Pse qan? - e pyeti mamaja e tij.- Më qëlloi mësuesi.- Dhe pse të qëlloi?- Sepse u përgjigja në një pyetje, që asnjë nxënës tjetër nuk iu përgjigj.- Dhe ç'farë pyetje ishte ajo?“Kush theu xhamin e shkollës”.
x x x
Një ditë shkon një grua tek prifti dhe i thotë:
- O prift, kam tradhëtuar burrin një herë dhe dua të laj mëkatin.
- Po mirë i thote prifti . Ja dil në oborr dhe bjeri rreth e qark një herë krejt oborrit. Dhe e bëri. Ikën kjo, vjen një tjetër që e kishte tradhëtuar të shoqin tre herë.
- Mos u mërzit i thotë prifti - shko e bëj tre xhiro rrotull oborrit se i lan mëkatet.
Mbas dy ditesh shkon një grua tek prifti dhe i thotë:
- Prift kam tradhëtuar burrin, si i bëhet që të laj mëkatet?
I thotë prifti:
- Dëgjo moj bijë, sa herë ta kesh tradhtuar burrin aq herë do i sillesh rrotull oborrit të kishës.
- Mirë i thotë gruaja ,por kisha nje pyetje...
- C'farë? - e pyet prifti.
- A keni makinë që t'i bie rrotull oborrit?
x x x
Një zotëri shkon me qenin e tij tek veterineri.
- Dua, - i shpjegon zotëria, - të prisni menjëherë bishtin e qenit tim.
- Me gjithë dëshirë, - përgjigjet veterineri, - por shikoj që bishti i shkon shumë dhe më vjen keq ta...
- Ta prisni menjëherë, të lutem. Vjehrra ime vinë nesër dhe nuk dua që të shfaqë simpati për vjehrrën.
x x x
Mësuesi u thotë nxënësve të bëjnë një hartim me temë “me 250 fjalë, të përshkruajnë një shëtitje me makinë”. Dhe Tomi shkruan:
“Xhaxhai im bleu një makinë dhe më ftoi të bënim një shëtitje në rrugën që kalon afër detit. Xhaxhai nuk e dinte mirë makinën dhe makina ra në një kanal. Deri këtu 29 fjalë. Të tjerat 221 janë ato që më tha xhaxhai kur u detyruam të kthehemi me këmbë në shtëpi, por që nuk lejohen që t'i shkruaj”.
No comments:
Post a Comment