Radio Vlera


2013/02/08

HUMOR NGA DEMUSH MEHMETI


SE KA DADA AT NAFAKË


Një vajzë ishte fejuar, vllau i vogel i vajzës, ende pa shku e motra nuse, shkoj tek dhëndrri për ndej, dhëndrri kujto nusen e perqafo e shtrengo mikun e vogël!
Quni vogël, nejti sa nejti tek dhëndrri, u kthye në shpi e po i thot motrës: 
- Kuku dadë, kuku dadë, sa i dashun e i fuqishëm ish dhëndrrim um ka myt krejt tu me përqafu e shtrëngu!
Motara e qorton:
- Shuj shuj se po të ninë baba, se ka dada at nafakë!!!


        x          x            x


MOTI JE RRALLU


Një natë babi i tubon djemt dhe ju thot:
- Ndegjoni djemt e mi, unë tani kam ba mosh, ju lutem, kur të filloj me u rrallu me tregoni!
Djemt shiqohen ndërveti, në fund njëri nga djemt ja kthen:
- Valla bre babë, na ka ardhë keq me të thën se ti moti je rrallu!!!!


           x               x              x


KATUNI TA LUJSHIN NANEN TANE


Dada Halime ishte një bi e jona, ishte këngëtare e defatore i mirë, çdo nues që mirrte fshati e këndonte dada!
Dy familje kishin bër miqësi, me ndrrim vajzash, si ishte tradit atëherë. Kur shkoj nuse vajza e familjes së burrit të dadës, vajzat e familjes së dhëndrrit po e këndojn nusen!
- Oj lula jonë lula grunit a t'ka sha Halimja katunit!
Niti dada Halime, kur e murren të bien e tyre për nuse, dul dada e po e këndon!
- Oj lula jonë lula grunit, kush të ka thën që jam Halimja e katunit, nuk jam e katunit oj lulë kane, katuni ta lujshin nanen tane!!!


             x              x              x


HOXHA PËR UGLAR


Hoxha i Uglarit, shkon me një takim fetar në Gjilan, me vete morri një përcjellës nga fshati. Aty në takim, hoxha i Gjilanit po tregon vajz(ders), ky percjellsi hoxhes po e prek hoxhen e vet e po i thot!
- O hoxh hajt qu edhe ti e kallaxo pak vajz!
Hoxh ja kthen me zë të ulët!
- Shuj more ti, unë, nuk jam hoxh për Gjilan, jam hoxhë për Uglar!!!


               x              x              x


PO KJO ËSHTË - PO


Një i huaj viziton Kosoven përherën e parë!
Më të hyrë në Prishtinë, për tu vertetuar se ka arrit në cak, pytë kalimtarin e rastit:
- A është kjo Prishtina
Kalimtari
- Po
Prap pytë edhe një tjetër kalimtar:
- A është kjo Prishtin?
Kalimtari
- Po kjo
I huji shef policin pyt edhe ate për tu siguru:
- A është kjo Prishtina?
Polici
- Po kjo është
I huaji i befasuar nga fjalët jo të njejta, tek përgjigjëja, po e pyt policin:
- Pse nga tre veta sa pyta sejcili mu përgjigj me fjalë të ndryshme?
- Po. Po kjo. ti Po kjo është!
Polici 
- Ai që të ka than Po, ka shkollën fillore, ai që të ka thën Po kjo, ka shkollën e mesme e unë kam fakultetin!
I huaji
- Ju e keni fakultetin a?
Polici
- Po!


              



No comments:

Post a Comment