|  | 
| Myrvete MEHMETI THUMBI | 
Lajmet bëjnë të ditur se në qytetit M., policët nuk arritën ti zinin hajnat e ikur në drejtim të pa njohur. Fata që po i ndiqte lajmet me vëmendje po i drejtohet të shoqit: - Aman, çfarë hajnash budallenj, s'ditkan as kah po ikin!
x x x
- Nanë, Sadushi i Qerimit kah po shkoj po m’këqyr!
- Edhe ti po e këqyr!
- Jo për Zotin, po ai nuk po mi ndanë sytë hiç!
- Po ti bija jeme si po e sheh atë që po t’i hapë sytë e po të këqyr?
FATI I FSHEHËT
- Më në fund, pata pak fat edhe unë!
- Hë a shehë, fati i dashuris është i fshehët!
- Eh, fati i dashuris daltë ''milion'', e jo një dyqind lekëshe, haha!
- Siiii...?!
- Gëvisha dhe fitova, mori..!
x x x
Doktor po më dhëmbin mëndët! -ankohet pacienti duke fërkuar ballin anash.
- Për dhembjen ka ilaç, e sa për mëndët, zoti qarën ta baft!
A TY TË THASHË A...
Në një ndeje të zakonshme grashë, Dadushja po i ankohet Zares se prap i'u skuqen veshët. Hajt edhe ti me këta vesh na lodhe, si satelit tu kanë bë, qeshi ajo. E Dadushja më shumë për shaka flet më zë paksa më të lart: - Uhh, ti që po flet keq për mue qenët të hangshin!
-Kqyr mirë grujo kush po flet dhe mos shaj pa lidhje, reagoi njëra prej shoqeve!
E Dadushja, cuditur: - Wow, a ty të thashë a...?
KALI QË JE KANË
Kjo kanga ''Të ka lali xhan, të ka lali kali'', ma kujton Latifin. Latifi pas disa vjetësh ndarjeje e takon Dadushen dhe e i thotë:
- Qysh moj shpirt, s'po të kujtohet sa fort më ke dashtë kur ishim bashkë!?.
-Po si s'më kujtohet o Lutfi, heeeeeeeeeee, po kali që je kanë!
ÇKA PO PRET
- Çka po pret çiko, se gjete edhe ti nji ...?
- Qe bre, po pres të gjej dikë që kur ta takoj gjunjët t'më dridhen!
- Qe besa ti qenke për Selimin e Tasinit, se kur bërtet ai nëpër shtëpi, kambët kanë me të lëshue prej frikës se me u dridh e trishtue po se po!

 
No comments:
Post a Comment