![]() |
Sabit ABDYLI THUMBI |
ME USHTARË E OFICERË E NJOFSHIN
Në fund të viteve të 70-ta po udhëtoja vetë me veturën time nga Prishtina për në Ferizaj (Kabash). Te udhëkryqi që ndahet për Lipjan e mora një burrë diku mbi 60 vjet. Hyri në veturë dhe nuk fliste fare. Pas një copë rruge, i them, axhë fol diçka, të mora mem ba shoqëni se nuk të mora për pare. O valli bash qaty kesh tu mendue. Po burri që qenke, bre! Prej nga je?- vazhdoi ai. Prej Kabashit. Valla me emën jeni ju kabashi. Në ushtri e kem pas nji prej Kabashit, ja kam harrue emnin se krej i thoshim, Kabash. Me ushtarë e oficerë e njofshin se veç ai në krejt batalionin tonë pinte (mbështjellte cigaren) cigare me letër të holla. – vazhdoi axha me lavde pa u ndalë hiç deri sa zbriti në Llugaxhi.
BOLL MIRË ISHIN
Kthehet vajza së pari pas martesës në gjini. Hë, i thonë prindërit, si i kishin renet? Valla boll mirë ishin, nji ka e kishin dhe po dashin me ble edhe tre tjerë me i ba dy pen (parë) qe! – përgjigjet ajo.
KUR MËRZITEM
Dajë Qaz, i thotë Mushi dajës vetë, kur të mërzitesh për mue çom fjalë, unë vij, po edhe unë kur të mërzitem për ty, unë prapë vij.
URIME
Urime, urime, i thash, zonja Gjylivere, ju kish lind një mbesë dhe ishe ba gjyshe. Jo valla, burri po më thotë, GJYSTE – kundërshtoi Gjyliverja.
SHOKË
Shokë, shteti ynë socialist, në krye me shokun Tito, si asnjë shtet tjetër në botë dita ditës po përparon, por për shkak krizës ekonomike të shteteve kapitaliste, që kanë nevojë për përvojën e punëtorëve tanë, kem pranuar që ju përkohësisht të shkoni në shtetet e përmendura. Po them përkohësisht, se me përparimet e ekonomisë së shtetit tonë shumë shpejt: gjermanët, austriakët, anglezët etj. kanë për të ardhur për të kërkuar punë te ne. Rroftë shoku Tito!
Fjalime të mbajtura në vitet 1966/1968 para punëtorëve që shkonin si punëtorë krahu në shtetet e Evropës .
NË TJERRTORE
Në tjerrtoren e qytetit shkon Mushi me porositë një xhemper për veti dhe pyet për çmimin. Varet, i thotë punëtorja. Qysh varet, ndërhyn Mushi? Trego me çfarë leshi e do xhemperin: Me tonin apo tëndin, ta them çmimin? Me tëndin, se unë nuk kam lesh as për dorashka e le ma për xhemper! - përgjigjet Mushi.
MGM Resorts World Casino Resort Announces Return of $10M
ReplyDeleteMGM Resorts World Casino 동해 출장마사지 Resort Announces Return of $10M Casino Hotel 당진 출장샵 The resort will 양주 출장안마 reopen 제주도 출장안마 Monday, June 22, 2021, pending a state 성남 출장마사지 of the art