![]() |
Osman Jakupi THUMBI |
MASHTRUES I SPECIALIZUAR
Njeri shkoi te nje mik i mikut t'i kerkoi ca para me arsyetim se i ka mbete kerri ne rruge pa benzin, por e zonja e shtepise duke ia njohur vesin e tij mashtrues nuk iu dhane parate. Mashtruesi ketu nuk pati sukses. Vazhdoi rrugen duke kaluar fshatra tjera. Keshtu duke kaluar lshtepi pas shtepije i ra ne sy nje karrige para dyerve te oborrit si shenje e tradites kur vdes dikush per t'i pritur njerezit per ngushllime.
Mashtruesi pa nje pa dy u fut brenda dhe u prit sipas tradites. Pasi i ngushelloi te afermit e te vdekurit u tha se degjova se ka vdek dhe nuk munda pa ardhe , por kam ardh edhe me ia bere hallall 500 e. qe mi ka pas marre sa ishte gjalle.
Te afermit e te vdekurit pasi e falenderuan per nje "gjest te mire te tije" ia dhane ato para me arsyetim se borgje te te vdekurit nuk i lem prapa. Keshtu mashtruesi pa nje lek ne xhep, u nis per ne shtepi me 500 euro.
Grate tona kuk po kane gjylpana me arnu...
Pasi u ripushtua Kosova ne vitin 1945 nga Jugosllavija komuniste argatet e atij sistemi dolen neper fshatra te shpalosin para popullit programin zhvillimore. Kur shkuan ne fshatin Kozhice, njeri prej tyre filloi te tregoi para fshatareve te lodhur nga puna e ditrs se kemi me prodhua kaq e kaq traktora e kaq kombajna per perparimin e bujqesise. Plaku i fshatit, pasi e degjoi mire e mire e pyeti: -O shoku i partise, a bene me e lene mangu (minus) ne traktor e ne vend te tij me marua (prodhua) gjylpana sepse grate tona nuk po kane me cka me na harrnue veshjen tone. Shoku i partise e permbylli biseden, se te gjitha do ti keni.
x x x
Njeri shpesh fjalosej me gruan e tije, shpesh shkonte puna deri aty sa gruas i kercnohej edhe me masa fizike. Kur gruaja e verente se munde te ndeshkohej ajo ia kujtonte se vellezerit e mi do tme mbrojne. Ai nevrikosej nga ajo fjale dhe ia kethente:-Atyre t'uve edhe minjet ua faroi.
Kjo fjale e burrit vajti ne gjinine e gruas. Nje dite nje nuse e shtepise verjti se shtepija u mbushe ne minje dhe tha: -Po qysh nuk na erdh dhendrri e me naj faru keta minje qe na u ka mbushe shtepija.
x x x
Bajraktari dhe nusja
Nusja kishte ardhe nga nje bajrak ku nuk praktikohej kontakti i nuses me bajraktarin, keshtu kur po e drejtojne kah bajraktari ne nje dhome te vecant, percjellesen po e pye nusja:
- Ku po me dergoni?
-Me te pa bajraktari dhe me te vleresua; a me te ndal, a me te kethyene shtepi kah ke ardhe, iu pergjigj percjellesja, -keshtu eshte tradite te ne.
Nusja u sekelldise nga kjo sjellje tyre keshtu duke hyre ne dere kur ajo u hap dhe bajraktarin e pa e shtrengoi barkun me force dhe leshoi nje sirene prapa sa ta degjoi bajraktari dhe permenjehere tha ; -Po-po!
-Cka fole, po- po, e pyeti bajraktari.
-Me pyeti, a eshte ky bajraktari e une i thash, -po po, ky eshte.Nga ai moment, me asnje nuse nuk kerkoi bajraktari te takohet me to. Keshtu nusja trimereshe ia beri fene baski bajraktarit dhe shpetuan nust tjera.
No comments:
Post a Comment