 |
Osman Jakupi THUMBI |
Osman Jakupi
MASHTRUES I SPECIALIZUAR
Njeri shkoi te nje mik i mikut t'i kerkoi ca para me arsyetim se i ka mbete kerri ne rruge pa benzin, por e zonja e shtepise duke ia njohur vesin e tij mashtrues nuk iu dhane parate. Mashtruesi ketu nuk pati sukses. Vazhdoi rrugen duke kaluar fshatra tjera. Keshtu duke kaluar lshtepi pas shtepije i ra ne sy nje karrige para dyerve te oborrit si shenje e tradites kur vdes dikush per t'i pritur njerezit per ngushllime.
Mashtruesi pa nje pa dy u fut brenda dhe u prit sipas tradites. Pasi i ngushelloi te afermit e te vdekurit u tha se degjova se ka vdek dhe nuk munda pa ardhe , por kam ardh edhe me ia bere hallall 500 e. qe mi ka pas marre sa ishte gjalle.
Te afermit e te vdekurit pasi e falenderuan per nje "gjest te mire te tije" ia dhane ato para me arsyetim se borgje te te vdekurit nuk i lem prapa. Keshtu mashtruesi pa nje lek ne xhep, u nis per ne shtepi me 500 euro.
Grate tona kuk po kane gjylpana me arnu...
Pasi u ripushtua Kosova ne vitin 1945 nga Jugosllavija komuniste argatet e atij sistemi dolen neper fshatra te shpalosin para popullit programin zhvillimore. Kur shkuan ne fshatin Kozhice, njeri prej tyre filloi te tregoi para fshatareve te lodhur nga puna e ditrs se kemi me prodhua kaq e kaq traktora e kaq kombajna per perparimin e bujqesise. Plaku i fshatit, pasi e degjoi mire e mire e pyeti: -O shoku i partise, a bene me e lene mangu (minus) ne traktor e ne vend te tij me marua (prodhua) gjylpana sepse grate tona nuk po kane me cka me na harrnue veshjen tone. Shoku i partise e permbylli biseden, se te gjitha do ti keni.
x x x
Njeri shpesh fjalosej me gruan e tije, shpesh shkonte puna deri aty sa gruas i kercnohej edhe me masa fizike. Kur gruaja e verente se munde te ndeshkohej ajo ia kujtonte se vellezerit e mi do tme mbrojne. Ai nevrikosej nga ajo fjale dhe ia kethente:-Atyre t'uve edhe minjet ua faroi.
Kjo fjale e burrit vajti ne gjinine e gruas. Nje dite nje nuse e shtepise verjti se shtepija u mbushe ne minje dhe tha: -Po qysh nuk na erdh dhendrri e me naj faru keta minje qe na u ka mbushe shtepija.
x x x
Bajraktari dhe nusja
Dikur moti ne kohe te perandorise turke disa fshatra ishin nen sundimin e bajraktarit. Bajraktari per tu dukur sa me autoritativ perveq obligimeve tjera vuri edhe nje, qe cdo nuse qe vinte ne bajrakun e tij para se te takohej me dhendrrin duhej t'a takonin me bajraktarin ne shenje respekti.
Nusja kishte ardhe nga nje bajrak ku nuk praktikohej kontakti i nuses me bajraktarin, keshtu kur po e drejtojne kah bajraktari ne nje dhome te vecant, percjellesen po e pye nusja:
- Ku po me dergoni?
-Me te pa bajraktari dhe me te vleresua; a me te ndal, a me te kethyene shtepi kah ke ardhe, iu pergjigj percjellesja, -keshtu eshte tradite te ne.
Nusja u sekelldise nga kjo sjellje tyre keshtu duke hyre ne dere kur ajo u hap dhe bajraktarin e pa e shtrengoi barkun me force dhe leshoi nje sirene prapa sa ta degjoi bajraktari dhe permenjehere tha ; -Po-po!
-Cka fole, po- po, e pyeti bajraktari.
-Me pyeti, a eshte ky bajraktari e une i thash, -po po, ky eshte.Nga ai moment, me asnje nuse nuk kerkoi bajraktari te takohet me to. Keshtu nusja trimereshe ia beri fene baski bajraktarit dhe shpetuan nust tjera.
 |
Sabit ABDYLI THUMBI |
ME USHTARË E OFICERË E NJOFSHIN
Në fund të viteve të 70-ta po udhëtoja vetë me veturën time nga Prishtina për në Ferizaj (Kabash). Te udhëkryqi që ndahet për Lipjan e mora një burrë diku mbi 60 vjet. Hyri në veturë dhe nuk fliste fare. Pas një copë rruge, i them, axhë fol diçka, të mora mem ba shoqëni se nuk të mora për pare. O valli bash qaty kesh tu mendue. Po burri që qenke, bre! Prej nga je?- vazhdoi ai. Prej Kabashit. Valla me emën jeni ju kabashi. Në ushtri e kem pas nji prej Kabashit, ja kam harrue emnin se krej i thoshim, Kabash. Me ushtarë e oficerë e njofshin se veç ai në krejt batalionin tonë pinte (mbështjellte cigaren) cigare me letër të holla. – vazhdoi axha me lavde pa u ndalë hiç deri sa zbriti në Llugaxhi.
BOLL MIRË ISHIN
Kthehet vajza së pari pas martesës në gjini. Hë, i thonë prindërit, si i kishin renet? Valla boll mirë ishin, nji ka e kishin dhe po dashin me ble edhe tre tjerë me i ba dy pen (parë) qe! – përgjigjet ajo.
KUR MËRZITEM
Dajë Qaz, i thotë Mushi dajës vetë, kur të mërzitesh për mue çom fjalë, unë vij, po edhe unë kur të mërzitem për ty, unë prapë vij.
URIME
Urime, urime, i thash, zonja Gjylivere, ju kish lind një mbesë dhe ishe ba gjyshe. Jo valla, burri po më thotë, GJYSTE – kundërshtoi Gjyliverja.
SHOKË
Shokë, shteti ynë socialist, në krye me shokun Tito, si asnjë shtet tjetër në botë dita ditës po përparon, por për shkak krizës ekonomike të shteteve kapitaliste, që kanë nevojë për përvojën e punëtorëve tanë, kem pranuar që ju përkohësisht të shkoni në shtetet e përmendura. Po them përkohësisht, se me përparimet e ekonomisë së shtetit tonë shumë shpejt: gjermanët, austriakët, anglezët etj. kanë për të ardhur për të kërkuar punë te ne. Rroftë shoku Tito!
Fjalime të mbajtura në vitet 1966/1968 para punëtorëve që shkonin si punëtorë krahu në shtetet e Evropës .
NË TJERRTORE
Në tjerrtoren e qytetit shkon Mushi me porositë një xhemper për veti dhe pyet për çmimin. Varet, i thotë punëtorja. Qysh varet, ndërhyn Mushi? Trego me çfarë leshi e do xhemperin: Me tonin apo tëndin, ta them çmimin? Me tëndin, se unë nuk kam lesh as për dorashka e le ma për xhemper! - përgjigjet Mushi.
 |
Myrvete MEHMETI THUMBI |
Lajmet bëjnë të ditur se në qytetit M., policët nuk arritën ti zinin hajnat e ikur në drejtim të pa njohur. Fata që po i ndiqte lajmet me vëmendje po i drejtohet të shoqit: - Aman, çfarë hajnash budallenj, s'ditkan as kah po ikin!
x x x
- Nanë, Sadushi i Qerimit kah po shkoj po m’këqyr!
- Edhe ti po e këqyr!
- Jo për Zotin, po ai nuk po mi ndanë sytë hiç!
- Po ti bija jeme si po e sheh atë që po t’i hapë sytë e po të këqyr?
FATI I FSHEHËT
- Më në fund, pata pak fat edhe unë!
- Hë a shehë, fati i dashuris është i fshehët!
- Eh, fati i dashuris daltë ''milion'', e jo një dyqind lekëshe, haha!
- Siiii...?!
- Gëvisha dhe fitova, mori..!
x x x
Doktor po më dhëmbin mëndët! -ankohet pacienti duke fërkuar ballin anash.
- Për dhembjen ka ilaç, e sa për mëndët, zoti qarën ta baft!
A TY TË THASHË A...
Në një ndeje të zakonshme grashë, Dadushja po i ankohet Zares se prap i'u skuqen veshët. Hajt edhe ti me këta vesh na lodhe, si satelit tu kanë bë, qeshi ajo. E Dadushja më shumë për shaka flet më zë paksa më të lart: - Uhh, ti që po flet keq për mue qenët të hangshin!
-Kqyr mirë grujo kush po flet dhe mos shaj pa lidhje, reagoi njëra prej shoqeve!
E Dadushja, cuditur: - Wow, a ty të thashë a...?
KALI QË JE KANË
Kjo kanga ''Të ka lali xhan, të ka lali kali'', ma kujton Latifin. Latifi pas disa vjetësh ndarjeje e takon Dadushen dhe e i thotë:
- Qysh moj shpirt, s'po të kujtohet sa fort më ke dashtë kur ishim bashkë!?.
-Po si s'më kujtohet o Lutfi, heeeeeeeeeee, po kali që je kanë!
ÇKA PO PRET
- Çka po pret çiko, se gjete edhe ti nji ...?
- Qe bre, po pres të gjej dikë që kur ta takoj gjunjët t'më dridhen!
- Qe besa ti qenke për Selimin e Tasinit, se kur bërtet ai nëpër shtëpi, kambët kanë me të lëshue prej frikës se me u dridh e trishtue po se po!
 |
Ismet Tahiraj THUMBI |
Ismet TAHIRAJ
Ç’ FARË VEZËSH I MORE ZOTËRI
I drejtohet shitësi një myshteriut më këto fjalë:
Zotëri ç’ farë vezësh i more.
Myshteriu i tha: i mora pak te kuqe e pak te bardha
Si nuk beson i thyejmë.
NANË A VJEDHË TI
Iu drejtua i biri i biri nanës se vet më këto fjalë
Nanë a vjedhë ti ,ndonjëherë.
Ejstukfurullah bri.
Po pse pra na e vjedhe kryelanën tinëz neve ia dhe babës.
AXHË BAJU NGA KËTU
Dy të rinjë ishin pozicionuar ndër strehë
Të Byrosë për inkuadrim dhe falnin çka mos me do femra ne telefon.
Njeri prej tyre i drejtua axhës qe ishte roje e objektit më këto fjalë.
Axhë baju prej këtu ma.
Axha tha : valla isha shkue po s’guxoj se s’kam deri nëse autobus e me duhet të rri këtu
Nën strehë.
FOL KU BIE BOSTONI
E ngriti arsimtari i gjeografisë një nxënës e pyeti :
Na thuaj Fisnik ku bie Bostoni.
Nxënësi pa një pa dy ja shkrepi:Arsimtar Bostoni me besoni plotësisht se bie shumë
Afër Artanës.
Ç’ KA KA BEKA
Brahim çka ka Beka qe po nganë aq me hez.
O i ka mizat e kalit ,kurgja tjetër.
BOLL JU KAM JUVE TEREQ
Njenit ju kishin ba 4 djemtë për martesë e nuk u martoje as njeni ,as tjetri.
Njani prej djemve tha: Babë a ndërtojmë një stallë për tereq.
Jo i tha baba jo. Tereq për tereq boll ju kam juve nuk po me duhën ma shumë.