Radio Vlera


2012/12/16

Poezi satirike nga Irfan Cana

IRFAN CANA




















Poezi satirike




PYES ZOTIN

-Pse o burrë,pyeta 
na krijove n'këtë botë, 
me kaq kontradikta 

dhe menxyra përplotë?!


-Botën e kam krijuar
unë me gjithë dëshirë,
mbarë për t'shkuar
dhe jetuar mirë!


Por për fat njerëzit
mes veti përçahen ,
ligjeve të rendit
nuk u përmbahen!


Lidhjen e kanë humbur
me krijuesin ore,
andaj iu ka tretur
qetësia shpirtërore!


Më të lumtur i bënë
inteligjenca e shpirtit,
se mend iu kanë zënë
pas veseve të flirtit!


Tash më mjaft
të këshilloj or bir,
ndoshta e ke t'qartë
dhe flej qetë, i lirë!




- Mos ngarko kokën
me gjëra të këqia ,
ato s'ndryshojnë botën
ik nga histeria!


- Gjithë dobësira leri
gjithkund mos u fut,
se përndryshe ferri
t'pret!dhe zoti u zhduk.

Humor nga Sabit Abdyli

SABIT ABDYLI






















Humor nga Sabit Abdyli



BOLL PASKE

Një kolege e punës mbahej se ishte e bukur. Një ditë, derisa po bisedonim, duke u pispillosur u ngreh në këmbë dhe më pyeti: 
- Koleg, sa vjet m’i kishe dhanë? 
- Asnjë, i them, boll paske!


                                    x                     x                   x    


QYSH MOTI...


Mush, i thotë e shoqja, kur e ku paske dal në fotografi me këto çika cullakija? Auuuuuu e dashun, e moçme asht kjo fotografi, kur kam qenë student me nji shok timin kem pas dal me disa turiste të hueja. – përgjigjet Mushi, bindshëm. Qysh moti, ndërhyn e shoqja, këmishën me të cilën paske dal në foto a ta bleva sivjet për ditëlindje, hë fol ?!


                                        x                  x                 x


POLICI

Çka po ban? - o pyesin Hetem policin. 
Qe valla po e groposi nji gropë të thellë deri afër qafës se me ka thanë shefi me i ba dy fotografi për letëridentifikim.


                                             x                x                  x


QE BRE KOJSHI

Mushi me një shportë të madhe hyp në maje të qershisë së fqinjit me mbledh qershia. -- Mush, Zoti t’marroftë, i thotë fqinji kur e sheh. Mushi, i zanë ngushtë, përgjigjet: 
- Qe bre kojshi, thash sa kalben, po i mbledh qeto qurshia që paskan ra për toke.


                                               x                 x                 x


JO VALLA MOJ SHOQE

Shkon gruja e bacit Lush me ia çue drekën burrit. Kur ofrohet te fabrika e tullave, e pyet roja:
- cilin po e kërkon?
 Burrin tem Lushin, ja kam prue drekën, asht përmbi krejt punëtorët. 
Jo valla moj shoqe, veç përmbi ty asht Lushi se, këtu në vend të punës asht punëtor si krejt të tjerët.    


                                                  x                x              x


KAM FSHEHUR NJË BRI BUALLI

Mushi i sëmurë në shtrat, por dy djemtë e tij nuk kujdeseshin sa duhej për te. Një ditë i thërret djemtë veç e veç dhe ju thotë. Kam fshehur një bri bualli me dukat. Sa të shkoj për atë botë mund ta gjeni te rrënja e mollës, por për ketë asnjë fjalë askujt sa jam në jetë. Pas kësaj djemtë kujdeseshin më mirë. Ditën kur vdes Mushi, djemtë turr e vrap te molla. E nxjerrin bririn dhe brenda bririt asnjë dukat, por vetëm një letër në të cilën shkruante; Kush u le djemve (trashëgimtarëve) pasuri, ky bri bualli i hyftë në prapanicë.


                                                      x                 x                x


CILAT DUESH

Matma një kilogram mollë, i thotë shitësit, Mushi.
- Cilat i do, e pyet shitësi, këto paksa të kuqe apo këto tjerat të bardha. 
- Cilat duesh, s’ma nin mue çfarë ngjyre kanë, unë i qëroj kur i ha!



                                                          x                   x                x


BOLL E KA...

Letrën që po ia shkruante familjes nga ushtria Mushi në fund të gjithë shokëve me emër u bënte të fala nga njëmijë herë, vetëm Ifuzit dhjetë herë. Mush, pse e ndave ketë Ifuzin prej të tjerëve, e pyet shoku i tij. Boll e ka dhjetë herë Ifuzi se i poshtër e dilenxhi madh është!- përgjigjet ai.

2012/12/15

Humor nga Aziz Hyseni

AZIZ HYSENI




















Humor nga Aziz Hyseni





Një djalosh duke u shetitur në park sheh një plakë hipur mbi një pemë:
- Gjyshe a Red-Bulli t'bani me krahë e fluturove atje lartë, a?
- Red-Bulli jo, por ai Pit-Bulli prapa teje...



                    x               x              x


Katër shoqe që kishin kaluar së bashku pushimet verore, po bisedonin duke u kthyer në shtëpi. E para tha:
- Do t'i tregoj burrit për të gjitha ato që bëra atje.
E dyta mendoi: "Sa e guximshme që është"!
E treta mendoi: "Sa e marrë që është"!
E katërta mendoi: "Si i paska mbajtur në mend të gjithë"!



                     x               x                 x



Në autobusin përplot udhëtarë, njëri që qëndronte ulur ne ulësen e parë me një gazetë në dorë, ngrihet e fillon të bërtas:
- A ka ndonjë mjek këtu?... Një mjek ju lutem..., a kemi ndonjë mjek në autobus...?
Njëri që po qëndronte i ulur në ulësen e fundit u ngrit e u nis drejt atij që thërriste. Mezi depërtoi nëpër udhëtarë e kur iu afrua sheh këte që po e thërriste duke plotësuar fjalëkryqin.
- Urdhëroni, unë jam mjek!
- Ju lutem doktor, sëmundje e fytit me gjashtë germa ?!
.

                                   x                x                   x



Një mësuese i pyeti një ditë nxënësit se cili prej tyre dinte më së miri të imitonte ulërimën e ujkut. Një nxënës iu përgjegj se me mirë nga gjyshi i tij nuk mund t'a imitonte askush. Mësuesja i propozoi që të nesërmen ta merrte gjyshin me vete e ta dëgjonin e gjithë klasa. Të nesërmen mësuesja i tha plakut:
- A po na tregon o xhaxhi se si ulëron ujku?
Gjyshi i cili nuk dëgjonte, e pyeti të nipin se ç' po i thoshte mësuesja, kurse ai ke veshi i tha:
- Po pyetë mësuesja kur e ke bërë herën e fundit me gjyshen?
- Aaaaaaaaaauuuuuuuuuuuuuuuuu...!!!


                                 x                x                 x

- Nga një dosje (e vërtetë) gjyqësore - ...
Avokati: - A e kontrollove frymëmarrjen e tij para se t'a bëje obduksionin?
Mjeku: - Jo.
Avokati: - A e kontrollove pulsin e tij?
Mjeku: - Jo.
Avokati: - A e kontrollove rrahjen e zemrës së tij?
Mjeku: - Jo.
Avokati: - Ku e di atëherë që ai ka qenë i vdekur?
Mjeku: - E di sepse kisha përpara në një kavanozë trurin e tij të ulur në formalinë.
Avokati: - Dhe je i sigurt që nuk ka mundur të jetë i gjallë?
Mjeku: - Nuk jam shumë i sigurt; mbase është dikund akoma gjallë, duke bërë punën e avokatit.


                                         x               x               x

Në orën e gjuhës angleze kishte ardhë një inspektor i lartë i arsimit. Profesoresha pasiqë e prezentoi para nxënësve, inspektori shkoi e u ul në bangën e fundit. Sapo mbaroi me disa shënime në ditar, profesoresha u ngrit dhe shkroi një fjali në dërrasën e zezë.
- Cili nga ju do ma përkthej këtë fjali?
- Unë, u përgjegj një nxënës që ishte i ulur afër inspektorit.
- Urdhëro e dil ke dërrasa e zezë... Përktheje!
- "Çfarë vithe, nuk duhet t'i lëshoj!"
- Merr librat e tua e dil jasht shpejt ! Më falni z. inspektor për këtë incident !
Duke i futur librat në çantë, nxënësi i tha inspektorit:
- Kur nuk e dini anglishten, mos pëshpëritni tjetër herë ashtu kot !


                                          x               x                 x

Në një fshat malor një ujk bënte kërdi dhe fshatarët ranë në hall me te. U mblodhën një ditë që të bisedonin e të gjenin një mënyrë për ta hequr qafe atë. Njëri nga fshatarët tha:
- Unë do të dal në shpat e do t'a vras. Më duhet një pushkë dhe një lëkurë e lopës.
- Përse të duhet lëkura e lopës, e pyetën?
- Që ta vejë në shpinë e ujku do mendoj që jam lopë. Sapo të afrohet me m' ngrënë unë do ta vras.
E prenë fshatarët një lopë e i dhanë lëkurën bashkë me pushkë. Fshatari i guximshëm doli në maje të shpatit. U errësua dhe më nuk shihej asgjë. Dikur fshatarët dëgjuan një krismë pushke, mirëpo askush nuk guxonte të dilte e të shikonte se çka ndodhi. Të nesërmen në mëngjes u nisën të gjithë drejt vendit ku u dëgjua krisma. E gjetën lëkurën e lopës, pak më tutje edhe pushken, kurse fshatari nuk shihej gjëkundi. Dikur nga një kaqubë degjuan te vinin ca ofshama. Kur u afruan, fshatari i molisur filloi të shante me gjysmë zëri:
- Ah, cili prej juve e ka lëshue mbrëmë mëzatin, bre nanën atij...?!!!

Poezi satirike dhe mendime te mençura nga Dibran Idriz Gashi

DIBRAN IDREZ GASHI
















Poezi satirike dhe mendime te mençura 

nga Dibran Idriz Gashi



INSTALIMI I ANTIVLRËS...


(Kush e solli antivlerën?)

Kush e instaloi ate?
Kush po e degradon arsimin tonë?
Mendjen kush po na e ndrynë?,
Vallë ky ishte synimi ynë?

Kush e instaloi ate?

Vuajtem për liri dhe po aq për dituri,
Pushtuesit na e ndaluan ate,
Ne prap e kerkuam n’vazhdimësi.

Kush e instaloi ate?
Të urtit u sakrifikuan për dituri,
Gjithë çpaten e ofruan me mendjemprehtësi,
Kurr s’u ndaluan, e kerkuan në vijimsi.

Kush e instaloi ate?...
Pse na e topiten mendjen?
Barbaret n’shekuj se bënë dot,
Këta e bënë për disa mot.

Kush e instaloi ate?
Ky ishte qëllimi juaj,
Të shplani trurin e gjeneratës suaj,
T’fitoni pushtet e pasuri si n’ujë.

Kush e instaloi ate?...
E vrau vlerën, diturinë,
E ngulfati perspektiven, largpamsinë,
E instaloi injorancën, babësinë.

Ju e instaluat ate?!...
Pushtetarë, ministra, deputet,…
Me heshtje, me hipokrizi e mbuloni,
Të gjitha i dini, vetë i miratoni.

Ju e instaluat ate?!...
Ju që diplomat i fituat pa dituri,
I fituat me pushtet e miqësi,
Shkelni mbi vlerat pa dhimbsuri.

Ju e instaluat ate?!...
I shtypni vlerat pa meshirë,
Tash kur na duhen më shumë se kurr,
Ju u ndertoni pengesa me gur mbi mur.

Heu, ku ta marr forcën?
Turrin juve t’ua ndal,
Ta kthejë vlerën, të shperthei,
Në vendin nga ka dal.

Ju që instaluat antivlerën,
Në arsim e në kulturë,
Ju mendjës ja mbyllet derën,
Gjithçka e bëtë paqavurë.

Zgjohuni shkrimtar, poet e intelektual ,
Zgohuni nga gjumi e mos flini,
Zgjohuni e ndaleni këtë krim final,
Zgjohuni , se pastaj bashkëpjesmarrës do t’jini.

14.09.2012 





MENDIME TE MENQURA


I lumi populli qe s'ka nevojë për heroj!

            x                 x                x

Sa më i ditur të jetë njeriu, aq më i palumtur është?


             x                  x                x

Sa më i kamur të jetë njeriu, aq më pak e shijon dashurinë njerëzore!


               x                 x                x


I varfëri i merr lakmi të pasurit për pasurinë që ka, ndërsa i pasuri i merr lakmi  të varfërit për qetësinë shpirtërore që ka!


                 x                 x                x


Gjallesa e quajtur NJERI, për dallim nga gjallesat tjera(kafshet),ka diferencën Ekstreme të veprimeve MIRË-KEQ.


                  x                 x                 x


Ashtu siç jemi edhe punët i kemi!


                     x                x               x


Po të jesh fukara në kokë(mendje), nuk mund të të ndihmoi askush!


                       x                x               x


Plaku i mençur i drejtohet të nipit:
"Biro, mbaj paranë në xhep e mos e fut në kokë!"



                         x                x                x


Motra ime, Zahide, ndjesë pastë thoshte një fjalë të mençur e të urtë: 
"Takemin pashë e punën magjup!"



                          x                 x                x


ASKUSH NGA NJERËZIT NUK ËSHTË PËRFEKT!



                            x                x                   x


NJË POPULL QË NUK E NDRYSHON VETËVETËN AS ZOTI NUK I NDIHMON!


                              x                 x                  x


Ata që nuk dijnë me kursye, i zbehin mundësitë për jetesë!


                               x                  x                    x


TË PËRDORESH SHARJËN ËSHTË MËNYRA MË E ULËT DHE MË E KEQE E ARGUMENTIMIT.


                                x                   x                   x


MIRËNJOHJA ËSHTË VES FISNIK NJERËZOR!, ndërsa
MOSMIRËNJOHJA ËSHTË VES I SHEMTUAR NJERËZOR!



                                   x                 x                    x


"Ruana zot nga SERVILET!"
Sçarim:Ata i përshtaten çdo pushteti e pushtetari. I kane 1001 fytyra. Ata janë sherbetorë që dalngadal e han edhe zotninë(pushtetarin) e vet, të cilit sa kanë interes ia lëpijnë edhe këmbet, e kur të rrëxohet të paret ia qesin këmbët në fyt për ta ngulfat. Shumë prej tyre, që i kishin sherbyer tradicionalisht pushtetit serb, sot janë akomodue shumë mirë personalisht e familjarisht në pushtet dhe në të gjitha lëmit e rëndësishme. Thot fjala popullore:"Kijua inati dhe jepjua hakun!"




                                   x                  x                  x


"Së pari të kruhet e pastaj të shkruhet!"
E thënë nga një miku im shumë i respektuar, zt.Faik Rexhepi, i cili ka pas dal në fotografi i ulur këmbkryq në sheshin para Grand Hotelit, i rrethuar nga policia serbe duke e goditur(viti 1990 apo 91) gjatë vizitës që pat bërë kongresisti amerikan Robert Dol(mik i yni).




                                       x                  x                 x


Me grish dhe me ngacmon mentaliteti i të qenit EUFORIK i popullit tonë në momente të festimeve a manifestimeve dhe pastaj përgjumja deri në rastin tjetër, si tani pas 100 vjetorit të pavarësisë, në vend që të kemi një vazhdimësi konstante të punës tonë në interes të kombit dhe shtetndërtimit.
Prandaj, mobilizimi i gjithë këtij "Patriotizmi"(ndjenjave patriotike) në Facebook, në rrugë e kudo tje

tër nga bashkëkombasit e mij me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, me ç'rast është bërë një garë e pazakont e secilit individ, se kush të personalizohet si patriot më i madh(mentaliteti ynë egoist) duke postuar skena me foto, shkrime e thënie me karakter të fuqishem patriotik, me sjell në konkludimin që e jep fjala e urtë popullore:
"KU THON SE KA DREDHËZA SHUMË MERR KROJSHEN E VOGËL!"








                                          









2012/12/14

Vargje humoristike nga Rrahim Sadiku

RRAHIM SADIKU





















VARGJE HUMORISTIKE
 NGA RRAHIM SADIKU



PAPAGALLI


Më tha një papagall:
Shko rrugës tënde,
Me mua mos u tall.

Ishte i vogël
Fliste lirisht,
Luante me bisht!

“Unë as të pashë,
Fol më ngadal,
O papagall!”

Po ai:
Mos u tall, mos u tall, mos u tall…
U lodha e eca sa më larg.
Fare nuk u ndal ai papagall!




NË LUMIN NIL...

“Hë, pa guxo e dil”
- i tha gaforrës
një krokodil!

Gaforrja heshti,
dukej krejt urti,
eci prapa me diplomaci.

Nili vazhdoi tutje!
Krokodil e gaforre
as që i vuri re…

Kjo e zemroi krokodilin,
andaj: pllac, me bark
u hodh mbi Nilin…

Barku i dogji
si i prekur me spec, 
gaforrja u hodh tutje,
e trullosur keq.

Mendaj qetësia 
ra mbi Nil!
Duket bënin gjumë 
gaforre e krokodil!
















ARIU I BARDHË NË FINLANDË


Ariu i bardhë Siberian
brodhi polin anembanë!
I lumtur pyeti
nga Grenlanda
“Që nga këtu
sa mbanë Finlanda!?”
“Afër edhe mund të jetë -
i foli dreri bripërpjetë!
Por, nga ajo tokë na ndanë
Shumë i ashpëri oqean!
Oqean dhe shumë u lig,
që gllabëroi një “Titanik,
e ka emrin Atlantik…
Janë mandej ngushtica, dete,
nëse shkon,
s’më ke me vete!”
“Nisem vet o miku trim,
ti nuk di not, lundrim….”
U nis ariu 
nga Grenlanda,
gjatë pushoi
te Islanda
rrezet e gjetën
nëpër santa,
derisa dëgjoi:
”Kjo është Finlanda!”
Pastaj njërit,
i tregoi në besë:
“Këtu kam një mikeshë!”




ROSA DHE ROSAKU


Sapo e pa rosa:
Si u prish koha, 
Ia filloi vajto e vajto:


Jemi ngujuar,
Krejt të robëruar,
U bë akull kudo!

E thirri rosaku:
Eja e lahemi me borë,
Ori mendjehollë!

Ga ga ga rosa,
Ga ga ga rosaku
U dëgjuan në fushë e mal!

Erdhën nga anë e anës!
O sa vallëzuan,
Gëzimi nuk u ndal:

Erdhi palloi,
Ashpër i shikoi:
A keni marrë leje për fastval!

Ga ga ga rosa,
Ga ga ga rosaku
Nuk u kuptuan dot!

Ashtu edhe u ndanë
E më nuk flasin,
Që atë ditë e sot