Radio Vlera


2013/02/08

HUMOR NGA DEMUSH MEHMETI


SE KA DADA AT NAFAKË


Një vajzë ishte fejuar, vllau i vogel i vajzës, ende pa shku e motra nuse, shkoj tek dhëndrri për ndej, dhëndrri kujto nusen e perqafo e shtrengo mikun e vogël!
Quni vogël, nejti sa nejti tek dhëndrri, u kthye në shpi e po i thot motrës: 
- Kuku dadë, kuku dadë, sa i dashun e i fuqishëm ish dhëndrrim um ka myt krejt tu me përqafu e shtrëngu!
Motara e qorton:
- Shuj shuj se po të ninë baba, se ka dada at nafakë!!!


        x          x            x


MOTI JE RRALLU


Një natë babi i tubon djemt dhe ju thot:
- Ndegjoni djemt e mi, unë tani kam ba mosh, ju lutem, kur të filloj me u rrallu me tregoni!
Djemt shiqohen ndërveti, në fund njëri nga djemt ja kthen:
- Valla bre babë, na ka ardhë keq me të thën se ti moti je rrallu!!!!


           x               x              x


KATUNI TA LUJSHIN NANEN TANE


Dada Halime ishte një bi e jona, ishte këngëtare e defatore i mirë, çdo nues që mirrte fshati e këndonte dada!
Dy familje kishin bër miqësi, me ndrrim vajzash, si ishte tradit atëherë. Kur shkoj nuse vajza e familjes së burrit të dadës, vajzat e familjes së dhëndrrit po e këndojn nusen!
- Oj lula jonë lula grunit a t'ka sha Halimja katunit!
Niti dada Halime, kur e murren të bien e tyre për nuse, dul dada e po e këndon!
- Oj lula jonë lula grunit, kush të ka thën që jam Halimja e katunit, nuk jam e katunit oj lulë kane, katuni ta lujshin nanen tane!!!


             x              x              x


HOXHA PËR UGLAR


Hoxha i Uglarit, shkon me një takim fetar në Gjilan, me vete morri një përcjellës nga fshati. Aty në takim, hoxha i Gjilanit po tregon vajz(ders), ky percjellsi hoxhes po e prek hoxhen e vet e po i thot!
- O hoxh hajt qu edhe ti e kallaxo pak vajz!
Hoxh ja kthen me zë të ulët!
- Shuj more ti, unë, nuk jam hoxh për Gjilan, jam hoxhë për Uglar!!!


               x              x              x


PO KJO ËSHTË - PO


Një i huaj viziton Kosoven përherën e parë!
Më të hyrë në Prishtinë, për tu vertetuar se ka arrit në cak, pytë kalimtarin e rastit:
- A është kjo Prishtina
Kalimtari
- Po
Prap pytë edhe një tjetër kalimtar:
- A është kjo Prishtin?
Kalimtari
- Po kjo
I huji shef policin pyt edhe ate për tu siguru:
- A është kjo Prishtina?
Polici
- Po kjo është
I huaji i befasuar nga fjalët jo të njejta, tek përgjigjëja, po e pyt policin:
- Pse nga tre veta sa pyta sejcili mu përgjigj me fjalë të ndryshme?
- Po. Po kjo. ti Po kjo është!
Polici 
- Ai që të ka than Po, ka shkollën fillore, ai që të ka thën Po kjo, ka shkollën e mesme e unë kam fakultetin!
I huaji
- Ju e keni fakultetin a?
Polici
- Po!


              



HUMOR NGA AZIZ HYSENI





Ishin grindur një ditë dy vetë, njëri nga Gjilani e tjetri nga Ferizaji, në lidhje me atë se cili qytet ishte më i bukur - Gjilani apo Ferizaji. Dikur i thotë gjilanasi:
- Po çfarë qyteti ju, Ferizaji është vetëm një fshat i madh dhe asgjë më shumë. Bile edhe kali im e mban ende në mend kur Ferizaji ka qenë vetëm një llugë!

          x              x           x

- Mami, pse babi ne kohe te fundit po lexon vetem libra fetare?
- Po pergatitet per provimin pranues, o bir!


            x           x          x

Gruaja dërgon burrin në dyqan:
- Blej dy copë gjalpë, nëse ka vezë merri 10 copë!
Kthehet burri me 10 copë gjalpë.
- Grua, kishte vezë!


             x           x         x


- Kojshi, qeni yt mbrëmë m'i ka vjedhë këpucët!
- Jo për besë nuk ka qenë i imi, ai u kthye zbathur në shtëpi!


             x            x           x


Në një tren po udhëtonin një prift me një djalë të ri. Prifti mbante një gazetë në duar e po plotësonte fjalëkryqin, kurse djali po lozte me një telefon celular. Në një moment, prifti i drejtohet djalit:
- Or çun, a mund të më thuash ti se si u thoni ju ndryshe vajzave me atë fjalorin e rrugëve?
Djali ngriti kokën dhe me një shikim të humbur kah dritarja nisi të mendohet...
- Po të ndihmoj pak, - vazhdoi prifti, - fjala ka pesë germa dhe përfundon me germat ..QKA.
- Loqka, iu përgjegj djali pa u hamendur.
- Ah...! Po e prishi pra, se paskam gabue...


            x            x           x


Dy plaka, shoqe të ngushta, vendosën një ditë të shkonin për herë të parë në një restoran kinez. Nuk dinin ç të hanin dhe kërkuan specialitetin e shtëpisë.. Kamarieri pasi që ua shtroi tavolinën ua solli edhe shkopinjtë në vend të pirunjve. Kur i panë shkopinjtë, njëra plakë ndërhyri:
- Ti djal, nuk kemi ardhë me thurrë çorape, vetëm po hamë bukë e do t'shkojmë menjëherë!


              x          x             x   


Në shtëpi burri me gruan. Cingërron telefoni, burri i thotë gruas:
- Përgjigju ti, nëse është për mua, thuaj që nuk jam në shtëpi!
Gruaja përgjigjet:
- Po, në shtëpi është, dhe mbylli telefonin.
- A të thash me i thënë që nuk jam në shtëpi?!
- Nuk ishte thirrja për ty, ishte për mua. 

HUMOR NGA ILIR ARIFI


HUAZIMI I VETURËS


Djali po e pyet babain: Babi a mund ta huazoj veturen tende sonte se do te dalim se bashku me te dashuren time Linden.
Babai: Me gjithe qejf biri im por nuk e ka as piken e benzinit.
Djali : Ska gje babi se ne edhe ashtu nuk e kishim ndermend te dalim nga garazha.

Nje cift i dashuruar po kalonin kohen bashke ne nje park.
Vajza: " Kur te martohemi do ti ndajme te gjitha brengat se bashku"
Djali : " Po une nuk kam asnje brenge"
Vajza : " E di tash nuk ke por ti nuk je ende i martuar."

                x           x           x


Nje moter nderi shkon te eprorja e saj dhe duke qare i tregon se ishte shtatzene.
Eprorja filloi ta qetesoj dhe ne fund e pyeti:
- po kush eshte ai faqezi qe ta beri kete?
po ku ta di une e mjera, ti e di se rregullat ketu jane shume te ashpra dhe cdo here duhet fikur driten ne dhome ora 22 00.

               
              x            x            x


Ne nje fshat te karadakut e kishin pase sulmuar pylltarin. Dhe mblidhen tere mashkujt e mahalles se pylltarit per te biseduar lidhur me rastin. Dhe posa filloi te servohet qaji i rusit nisen edhe diskutimet e zjarrta ku secili ishte me i ashper se tjetri se duhet dale e me nxjerre hak dmth duhet dale e me i rreh sulmuesit e pylltarit. Njeri qe ishte me i menqur po i ndegjon, dhe ne fund mori fjalen e po thote: - edhe une jam dakord qe duhet dale e me marre hakun, prandaj propozoj qe te hedhim short dhe atyre qe u bie te dalin dhe ta marrin hakun. Dhe pernjehere ato muhabetet e zjarrta u shuan dhe askush nuk e bani ma za me kete pune.


               x            x           x


Nje njeri pas vdekjes shkon ne boten tjeter dhe kur arrin tek dera e parajses po e sheh nje mur shume te madh ne te cilin ishin te varura shume ore muri. Kureshtar per kete e pyet engjullin qe bente roje tek dera.
-Cka sherbejne keto ore muri ketu?
Engjelli ia ktheu: - Per cdo njeri ne toke kemi nje ore te varur ketu, dhe sa here ata te rrejne akrepat bejne nje levizje.
Mire, e kujt eshte ajo ora qe nuk paska levizur fare?
- Eshte e Nene Terezes sepse gjate tere jetes se vet nuk ka rrejte asnjehere.
Po kjo ketu qe ka levizur vetem dy here?
-Eshte e Abraham Lincolnit qe gjate jetes se tij ka rrejte vetem 2 here.
Po ora e Hashim Thaqit cila eshte a mund te ma tregosh?
-Jo ora e tij nuk gjendet ketu sepse e kam marre une dhe e kam vendosur ne dhomen time dhe po e perdor ne vend te ventilatorit!...

                   x              x            x

Nje gjinekolog veren se pasientja qe kishte ardhur per kontroll ishte shume nervoze. Per t'ia ngrit humorin pak, derisa ishte duke i futur dorezat latex ne dore po i thote:
- E dini si i prodhojne keto doreza? E mbushin nje govate te madhe me latex ne gjendje te lengshme dhe pastaj shkojne punetoret me madhesi te ndryshme te duarve dhe i fusin duart ne govate.
Pacientes nuk i beri shume pershtypje ajo qe tha mjeku, mirepo pas disa minutash filloi te qesh me te madhe.
Mjeku u be kurioz dhe e pyeti per shkakun pse ajo qeshej.
Pacientja ia kthej:- E paramendova se si i prodhojne kondomet!...


                   x               x              x


Dy shoke po luanin se bashku golf. Kur prane fushes se golfit po kalonte nje kortezh funeral njeri prej tyre u ndal hoqi kapelen dhe dhe ne shenje respekti u perkul. Shoku i tij kur e pa i thote:
-Ky eshte gjesti me njerezor qe kam pare ndonjehere. Me te vertet je njeri i madh.
- E po cti besh duhet, ishim se bashku te martuar 35 vjet !...

                             
               x           x           x


Tete shoke studimesh ishin takuar pas nje kohe relativisht te gjate. Pasi darkuan se bashku dhe vazhduan te pine deri ne mesnate erdhi koha qe te shkonin secili ne shtepine e vet. Ata kerkuan llogarine dhe kur kamarieri erdhi filluan shtyrjet( ashtu sic e kemi zakon) se kush do ta paguante. Sapo njeri deshironte te nxirrte kuleten reagonte tjetri duke deshiruar qe vet ta paguante, e keshtu vazhdoi per disa minuta.
Dikur kamarieri u merzit duke pritur dhe po ju thote:
Une mund ta zgjidh kete problem per ju, dhe solli 8 kova te medha me uje per secilin nga nje, me tutje ai ju thote:
- Futeni koken ne kovat me uje pernjehere te gjithe dhe ai i cili do ta ngre koken i pari do ta paguaje faturen.
Dhe ashtu edhe ben i futen kokat ne kovat me uje dhe pas 10 min te gjithe ishin te vdekur.

          
               x             x           x 


Thone se kur nje burre i mban doren nje femre para se te martohen eshte shenje dashurie, e pas marteses eshte per vetembrojtje. 


              

2013/02/07

HUMOR NGA ISMET TAHIRAJ


DAKORD E LË TE KAFTËN
Bisedojnë dy të dashuruar ,dashnorja i thotë me hidhërim të dashurit
-Kështu siç po bejmë në të zezën më nuk bënë.
Mirë pra , i tha ashnori ,po e lëmi në të kaftën , dakord.

PËR BARAZI GJONORE

Eu çka me gjeti mua bre ,bre. .
Po çka te gjeti o Ali shtogu.
e kam rrahur kudrën e më ka akuzuar për
barazi gjinore ,more.

YRTI ËSHTË I AKACJEVE

E zuri pronari duke prerë dru ne yrtin e tij një të pa njohur iu drejtua-
Po i kujt është yrti ore zotëri
aaa yrti , yrti është i akacjeve.

A OFENZIVA E SHKIJVA A

O çka i kishin ba Ali Shtogut bre po çka bre
o ja kishin thye krejt xhamat dikush me top 
me top a , a ofenziva e shkijve a
jo bablok jo , thmija tu lujt me top , ja ban damin.

UNE JAM VETERINAR I LUFTES

jam veterinar i luftes
çka duhet prej dekementave me ndreq
Po ti a ke luftue me bika a me kan ke luftue ej.


ODA E DAKTORRVE OJ NANË

Çka po thojnë loke oda e daktorrve , a kanë odë daktorrat, a
Oj loke , ashtë formue se pari oda ekonomike ,tani oda e juristve , e tash thirret oda e daktorreve 
Valla boll keq beli 
po pse oj nanë
pas ata kasapa kur nxehen e grijnë shoqi shojin me brisqi ,qe bajnë operacion, tybe.


GËZUAR SHOQËRI-GËZUAR
Gëzuar shoqëri ,gëzuar ,pra
çka po feston o Ali Shtogu
-po festoj dosjet kundërkorrupsionit i kanë brejturë
minjët . bluar i kishin bre ,bluar.
Gëzuar shoqëri pra ,gëzuar.


DERI KU JE SHKUE ALI

Ali Shtogu deri sa po e lexonte revistën letrare FJALË E VALË, e pyeti njeni deri ku je shkue o njeri i letrave.
Kam shkue deri te teqja e Rushit Ramabajes-Marevcit.


BEC TA KAM GJET NUSEN

Bac ta kam gjet nji nuse
po ku ashtu ej
ne internet
po a 
po valla ,kukullë ish
o une po due njeri e jo kukulla bre.


KATËRDHJETË E PËRPJETË

Hynë ne shitre një tuhat dhe pyet
Sa kushtojnë këpucët
Po ç'farë numri e doni zotëri
Katërdhjetë e përpjetë.


A KENI KËPUCË ANTIKALI

ç'farë këpucë keni
kemi lustrore,
psataj më të mirat antilopë
po a keni bre antikali a.


E SA VIQI  N'BARK

Ali shtogu sa e bleve lopën ej 
tetëqind marka , plle
e viqi n'brak sa kushtoj

HUMOR NGA DRITON JASHARI







Mesuesja: Beni me zgjedh foljen - S'kisha
Beni:

Une s'kisha
Ti s'kishe
Ai/ajo s'kishte
Ne s'kishim
Ju s'kishit
Ata/ato s'kishin
Mesuesja ne cilen kohe eshte kjo
Beni: ne kohen e fukarallekut.!!!

          x            x           x

Profesori ne ore te fizikes pyet Benin: Qka thot ligji Paskalit ?
Beni : Mos rri pas kalit, se ta fut 1 shkelm, n’lule t’ballit…


         x          x        x

   
Na ishte njehere nje familje. 
Gruaja i thot burrit: Burre u doq llamba
Burri: Pse elektricist te dukem une ty.
 Nje dit me vone u prish lavamani.
Gruaja: Burre u prish lavamani
Burri: Pse hidraulik te dukem une ty
Pas dy ditesh kur kthehet burri nga puna i gjen te rregulluara.
Pyet gruan kush i rregulloi.
Gruaja: Komshiu dhe si shperblim kerkoi o te beja nje embelsire o te flija me te. 
Burri: Ti bere embelsiren me siguri !? 
Gruaja: Pse pasticjere te dukem une ty?


           x         x        x



Mesuesja: Lopa ka katër, ndërsa unë kam dy. Çfarë janë?
Nxënësi: Këmbë.
Mesuesja: Saktë. Çfarë ke ti në pantallona që unë nuk kam?
Nxënësi: Xhepa.
Mesuesja: Ku i kanë femrat qimet më të përdredhura?
Nxënësi: Femrat në Afrikë, Mesuese.
Mesuesja: Çfarë është njëherë i butë, ndërsa në duart e femrave forcohet?
Nxënësi: Llaku për thonj.
Mesuesja: Çfarë kanë meshkujt dhe femrat në mes të këmbëve?
Nxënësi: Gjunjë, arsimtare.
Mesuesja: Çfarë ka femra e martuar më të gjerë sesa femra e pamartuar?
Nxënësi: Krevatin.
Mesuesja: Cila pjesë e trupit tim është më e lagësht?
Nxënësi: Gjuha juaj, mesuese.
Mesuesja: Cila fjalë fillon me ‘p’, ndërsa nënkupton diçka që mund të jetë e njomë ose e thatë dhe meshkujve u pëlqen shumë që ta shohin.
Nxënësi: Paraja, mesuese.




2013/02/06

MË RASTIN E DITËLINDJËS SË ENVER HALILIT

Enver Halili 
















Pyet një koprracë kondukterin :
-A paguhet bileta shtesë për lule ?
-Kondukteri i habitur përgjigjet jo!
-E koprraci i tërë i lumtur thrret:
-Hynë Trëndafile !!




Qëndrojnë dy bjondina në stacion të autobusave,
-dhe njëra pyet ngasësin e autobusit,
-A mundem me këtë autobusë të udhëtojë deri në Prishtinë ?
-Më vjen keq po nuk mundeni !
-E tjetra thotë:
-E unë !



Vjen njeriu tek fqinji si mysafirë, dhe në hyrje e pyet nikoqirin:
-Fqinjë a të zbathëm ?
-E fqinji ia kthen:
-A jo jo... më mirë gruaja ime 5 minuta me pastru tepihun, se sa unë gjysmë orë të nuhasë erën e këmbëve të tua..!!!



Dy cuna para ndërtesës qëndrojnë:
-Cka pon shikon lartë !
-Ka rënë ora e babait nga dritarja, dhe unë kam zbritur ta priti !
-Mendon se ende nuk ka rënë ?
-Jo, babai më ka thënë se vonohet !!!


Shkon bjondina në fshatë dhe hasë në bariun i cili kullotë delet !
-Sa vite ka kjo dele pyeti bjondina?
-Ka vetë dy vite !
-Po si e dini që ka dy vite ?
-E di nga brinjët !
-Shihë vërtet paska dy brinjë !



Ja zonjushë si keni dëshiruar u kemi vendosur silikotet,
Ja shikoni si ju duken , a ju pëlqejnë ?
Para se gjithash a është madhësia e mirë ?

Po, po, po, po lam edhe një dëshirë nëse mundet.
Thuani zonjushë lirishtë këtu jam të ju ndihmojë !
Do të kisha dëshiruar sy të mëdhenjë ?
Aha mundet, atë e bëjmë menjiher !
-Motër i jap llogarinë zonjushës !!!



PS "Faqja Gazmore" me faqë e blogut "THUMBI" dhe bashkëpunëtorët e saj  i urojnë ditëlindjen mikut Enver duke i dëshiruar qe shendeti lumturia dhe sukseset te percjellin gjithmonë në jetë!